Home Office reagon pas vendimit për Sali Berishën ‘non grata’ në Britani: U panë të gjitha provat

17 Qershor 2024, 15:30Politika TEMA
Home Office reagon pas vendimit për Sali Berishën ‘non

Pas vendimit te Komisionit Special të Apeleve të Emigracionit në Londër, ka reaguar ministra e brendshme britanike, e cila e ka shpallur Sali Berishën non grata.


Qëndrimi që qeveria britanike përcolli përmes Home Office, tregon se rekomandimi CSN 2023 është arritur si produkt i një vlerësimi gjithëpërfshirës të provave në dispozicion.

Anglia mbetet një partnere afatgjatë e Shqipërisë, përfshirë prokurorin Special, policinë e shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në identifikimin e përgjegjësisë dhe ndërmarrjes së veprimeve kundër krimit dhe korrupsionit, theksohet në vendim.

Aty kujtohen gjithashtu se hapat e ekzekutivit përfshijnë ndihmën për forcimin e strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK, veçanërisht për reduktimin e perceptimit të publikut lidhur me pandëshkueshmërinë dhe përmendet ofrimi i asistencës strategjike për policinë e shtetit shqiptar, bashkëpunimi me partnerët shqiptarë për forcimin e sistemit gjyqësor; mbështetja e medias së pavarur dhe shoqërisë civile për forcimin e transparencës brenda sistemit gjyqësor, si dhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët Shqipëri-Angli nëntorin e vitit 2023, që forcoi themelet e deklaratës dypalëshe të dhjetorit 2022.

Sekretari i brendshëm e ka fuqinë të përjashtojë një shtetas jo-britanik nëse prania e tij nuk konsiderohet e favorshme për të mirën publike. Përjashtimi rezervohet normalisht për raste që përfshijnë sigurinë kombëtare, krimin ndërkombëtar (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit apo genocidin, korrupsionin dhe sjelljen e papranueshme.

Aplikuesi ka të drejtën ligjore të kërkojë leje për të apeluar vendimin e gjykatës, theksohet më tej, teksa në fund evidentohet fakti që puna e përbashkët është duke prodhuar suksese domethënëse, me më shumë operacione të përbashkëta dhe hetime të planifikuara këtë verë.

 

4 Komente

  1. T
    Triumfi

    E shikoni si behen punet e mira ??? U be gjyqi , doli dhe vendimi , doli dhe perfundimi i gjyqit mbas apelit ...ketu Dum Dumani akoma verifikon , e verifikon do ti kaloj mandati ne verifikime ...perfundimi ??????? prit o gomar te mbije bar ....shtet vari lesht , ata kane vjedhur te gjithe bashk ketu e 30 e ca vite e ne kerkojme te denojne njeri tjetrin ....kot nuk thone koraku nuk ja nxjer syte kurre korakut ...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shjembi

      Vetem drejtesise sone i kane plas syte dhe s’po gjen dot Asnje prove

      Përgjigjjuni
      1. O
        O palle katundi

        O Salii o idiot e ke pasur spiunin brenda ta futi Damir Fazlliç sa krahu o gomar Tapajan. Gjithe spiunet e Gazidedes ti kane nxjer te palarat o palle katundi o kominist , puthi bythen Edi Rames po te ishte tjeter kryeminister ti do ishte te birruca duke shurrosur breket frikacak

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vala

          Ky surrat mut qe u ka shpall lufte evropes e Amerikes, me keq se Laveri, duhet te gjykohet nga gjykata nderkombetare.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje