"E donte me gjykatë, me gjykatë ia dhanë", Erion Braçe reagon pas lënies në fuqi të ‘non grata’ britanike të Berishës

17 Qershor 2024, 14:46Politika TEMA
"E donte me gjykatë, me gjykatë ia dhanë", Erion

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pasi Sali Berisha e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.


Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan me nota ironie se ‘e nisi mbretëresha dhe e përfundoi mbreti’ dhe ashtu siç e deshi, vendimi non grata sipas tij u vulos me vendim gjykate.

Braçe shprehet se drejtësia britanike ka shqyrtuar faktet për korrupsion, gjë sipas tij nuk guxohet nga drejtësia shqiptare.

“E nisi mbretëresha e përfundoi mbreti. Salih Berisha non grata në Mbretërinë e Bashkuar. E donte me gjykatë, me gjykatë ja dhanë.

Por përtej kësaj gjykata ka bërë dy gjëra. E para ka shqyrtuar fakte për korrupsionin, ndërhyrjen në drejtësi etj, gjë që këtu tek ne nuk kanë guxim ti shohin.

E dyta-as ja ka marr kush parasysh imunitetin si ish President e ish Kryeministër! Pas kësaj nuk besoj qe te kenë rrjedhur deri aty sa te akuzojnë Edi Ramën se është pas gjykatës; Pas Mbretëreshës e pas Mbretit mundet! Pas gjykatës, vështirë shumë.”-shkruan Braçe në reagimin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

2 Komente

  1. D
    Degelisi

    Sala nuk I ka humbur shpresat per te hequr njollen si person I pa deshiruesjem ne Britani Ai duhet te ankohet ne Gjykaten e Larte te Vicidolit, si e vetmja mundesin ligjore per hequr njollen nga biografia

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Vetem gjykata jone ska ndermend te zgjohet e ti rrefeje vendin ketij vampiri

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje