“I dyshuar për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsion”, Reuters: Britania rrëzoi apelin e Berishës për heqjen e ‘non-grata’

17 Qershor 2024, 13:33Politika TEMA
“I dyshuar për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsion”,

Reuters shkruan se udhëheqësi i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, ka humbur gjyqin në Londër, ku apeloi vendimin për shpalljen non-grata nga ana e Britanisë së Madhe.

Berisha u shpall non-grata nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilat ai i mohon, shkruan Reuters.

Ai apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në muajin mars, duke argumentuar se iu ndalua hyrja në Mbretërinë e Bashkuar në bazë të pohimeve të rreme dhe të paprovuara.

Reuters thekson se SIAC hodhi poshtë padinë e Berishës në një vendim të marrë këtë të hënë (17 qershor).

Vendimi i Britanisë për të shpallur non grata Sali Berishën erdhi një vit pasi ai u sanksionua edhe nga Shtetet e Bashkuara nën dyshimet për korrupsion dhe abuzim me pushtetin ekzekutiv.

“Berisha, 79 vjeç, përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e tokës shtetërore, të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë”, theksohet më tej në shkrimin e Reuters.

2 Komente

  1. P
    Pensionisti smigranr

    Sali qen Ram mut Sheqere baxhelle Bisha nuk eshte e vertete qe eshte i lidhur me krimin e organizuar , ai eshte vete krimi vetem qorrat e Spakut nuk e shohin ose i marrin pasuri nga ato te vjedhurat e asnje pune . Duhet Amerika te nise hetim per prokuroret qe nuk bejne punen .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kujtim

      E keni gabim.. "Nuk ishte gjyq,ishte paragjyq,pas të cilit do shkohet në Gjykatë. Dhe duke qenë se qeveria britanike deklaroi se i kanë humbur provat, gjyqi pritet të fitohet nga avokatët e Berishës "! Kryevepra e Çim Pekës...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje