Berisha mbetet ‘non grata’ në Angli, Meçe: Akuzë e drejtpërdrejtë, ka lidhje me grupe të organizuara kriminale

17 Qershor 2024, 13:43Politika TEMA
Berisha mbetet ‘non grata’ në Angli, Meçe: Akuzë e

Ish kryeministri Sali Berisha, humbi të hënën apelin e tij kundër ndalimit të hyrjes në Britani. Berisha do të vijojë të jetë kështu ‘non grata’ në Britaninë e Madhe, për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, vendim i marrë ndaj tij në vitin 2022.

Lidhur me këtë ka folur në “Tirana Live”, analisti Arben Meçe, i cili ka deklaruar se vendimi ishte bllokues përsa i përket marrëdhënieve të Britanisë me Berishën.

Ai e ka konsideruar si një akuzë të drejtpërdrejtë, që Berisha ka lidhje me grupe të organizuara kriminale.


“Sali Berisha përbën një element që rrezikon sigurinë e Britanisë. Këto programet si CIA apo FBI janë më të qendrueshmet në Angli.

Ka një muaj e gjysmë që ky gjyq zhvillohet dhe të gjithë mediat afër Berishës nuk kanë folur lidhur me këtë çështje, përveç një reagimi të Berishës ndaj ambasadorit të Anglisë.

Anglezët e kanë thënë qartë se Berisha është një person i lidhur me grupet e organizuara kriminale. Akuza është e drejtpërdrejtë, nuk flitet në parim. Ka një ndryshim serioz mes shtetit anglez dhe shtetit amerikan.

Kur vjen puna në shtet, në pjesën ekzekutive, qendrueshmëria është e padiskutueshme. Ne e kemi parë Berishën për dy vjet dhe i gjithë qendrimi i faktorit amerikan ka qene i dukshëm”, tha ndër të tjera analisti.

1 Komente

  1. D
    Dhkembi

    Drejt e ka zoti Mece, vecse do shtoj a se te njejtin distancin demokratet duhet te mbajne edhe ndaj Bashes, i cili mbetet dora e qelbur me te cilen Berisha kreu krimet. Shqiptari nuk harron lehte dhe do i ruhet grackave mafioze te Lulit. Une i uroj nga zemra mbaresi kesaj force politike e cila ka shume per te bere qe te fitoje ve Simon e shqiptareve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje