Berisha moral Britanisë: Ata nuk dënuan asnjë për skemat gjigante piramidale, ne i burgosëm njëri pas tjetrit

18 Qershor 2024, 09:30Politika TEMA
Berisha moral Britanisë: Ata nuk dënuan asnjë për skemat

Sali Berisha nuk e ka pritur mirë refuzimin për heqjen e “non-gratës” nga Britania e Madhe.

Gjatë mitingut të mbajtur ditën e djeshme nga dritarja e shtëpisë së tij, ku ndodhet nën arrest për korrupsion dhe shpërdorim detyre, çështja e “non-gratës” në Britani ishte tema kryesore e fjalimit të tij.

Berisha nuk ngurroi të akuzojë për një “korrupsion transnacional” mes krerëve të lartë të qeverisë shqiptare, ambasadorëve të huaj dhe personazheve të tjerë, që sipas tij kanë bashkëpunua për ta shpallur të padëshiruar.

Ai shkoi edhe më tej duke thënë se qeveria e tij nuk investoi asnjë qindarkë në skemat piramidale, ndërsa qeveria britanike jo vetëm që investoi miliona, por nuk u përball kurrkush me ligjin.

“Por e vërteta është, me gjithë dhimbjen që kam pasur dhe kam për atë krizë, shpreh një mirënjohje të veçantë ndaj parlamentit britanik, i cili në raportin e tij të vitit 2009 për piramidat më gjigante që shpërthyen në City-n e Londrës, shkruan: ky raport titullohet ‘Vjedhja më e madhe në histori’, dhe shkruan, bankierët, tregtarët, financierët e City-t ndërtuan skemën piramidale më të madhe të kohërave, por sot gangsterët e Tiranës që ndërtuan firmat piramidale, i kanë lakmi këta zotërinj që u sollën njëlloj si ata, sepse gangsterët e Tiranës u burgosën njëri pas tjetrit dhe se ligji atë kërkonte.

Sepse kompanitë e tyre u falimentuan njëra pas tjetrës dhe se ligji atë kërkonte. Dhe se qeveria e Tiranës nuk vendosi një qindarkë në skemat, ndërkohë që në Britaninë e Madhe asnjë njeri nuk u përball me ligjin dhe qeveria injektoi sasi kolosale parash në piramidën më të madhe në histori.

Pra, në qoftë se në Britani për këtë nuk lëvizi kush në vendin e punës, sot korrupsioni transnacional përdor qëndrimet ligjore të Sali Berishës si provë për të ndëshkuar, për të përjashtuar atë”, tha ndër të tjera Berisha.

3 Komente

  1. M
    Murgu

    Përfundimisht një malok i rrjedhur nga trutë.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Firmat piramidale ne shqiperi ne 1997 qe u hapen me firmen e Sali Berishes,ishte njolla me e zeze dhe tragjedia me e madhe kundra popullit shqipetar. Firmat piramidale te Sali Berishes mashtruan qytetar e fshatar sa shiten toka e shtepi dhe u katandisen ne varferi ekstreme. Sali Berisha me shpuren e tij shteterore,pasi i pa qe u mbushen bankat nga fakiret, shpalli falimentimin e firmave. Pra Saliu ua mori parat popullit e futura neper banka,hapi depot e armeve ne çdo repart ushtarak te vendit,u dha nga nje arme dhe tha: "parat ua mora,tani merni armet dhe vrisni njeri tjerin". Dhe keshtu ndodhi. Ca vdiqen nga marazi ca duke u vrare me njeri tjetrin. Kjo eshte nje histori e zeze qe ka bere Sali Berisha ku u vran 4000 vete te pafajshem,vetem nga mashtrimi i Sali Berishes i cili i tha popullit ne televizor " Parate tuaja jane te sigurta,firmat jane dallanndyshet e para". Kurre mos e pafte nje dite te bardhe Sali Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malok muti

        Pse svete ndonjë ta hedhë nga dritarja malokun e mutit që na tregon firmat piramidale rracë qirë kurvë tradhtar të gjitha i ke o mos të zëntë viti.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje