“Lufta s’ka mbaruar akoma”, Bejko tregon bisedën me Bashën: Pse u zgjodh një qasje 'soft' në komunikimin publik

18 Qershor 2024, 09:48Politika TEMA
“Lufta s’ka mbaruar akoma”, Bejko tregon bisedën me

Për Roland Bejkon, Gjykata e Apelit në vendimin që mori për t’i dhënë vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës nuk është bazuar në fakte, por në perceptime.

“Gjykatësi nuk gjykon me perceptim, por gjykon mbi faktet. Ne bëmë shumë punë më atë vulën bë zgjedhjet e 2023”, tha ai.

Gjatë diskutimit në studion e “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Bejko u pyet se pse Lulzim Basha zgjodhi një profil më të ulët, në vend të përballjes me krahun e Sali Berishës, për këtë ai dhe këtë mendim, ndërsa zbuloi një bisedë që ka zhvilluar së fundmi me Lulzim Bashën.

“Unë kam qenë në linjën e politikës së përditshme, të vërtetë në fakte dhe vizionare. Basha zgjodhi një rrugë soft. Kam patur një debat që e kam bërë sot me Bashën.

Ideja është këtu, këtë e kam diskutuar dhe në kryesi, kam kërkuar daljen e Bashës në media, organizmin e debateve në media etj”, tha ai.

Ai theksoi se heshtja e Bashës, ka qenë një qasje e këshilluar nga strategjistët e komunikimit për të afruar elektoratin, i cili ishte mërzitur me sherrin brenda Partisë Demokratike.

“Strategjistët e komunikimit këshilluan se rruga më e mirë  për të ofruar atë elektorat, që është anti-Berishës, por i mërzitur dhe i thyer nga sherri në PD, do duhej një qasje më soft, me qëllim që dilej nga konflikti.

\Unë kam qenë të strategjitë që ta bllokonim kundërshtarin në dalje. Këto janë beteja, nuk është lufta, lufta s’ka mbaruar akoma, lufta do dhe një vit”, tha ai.

5 Komente

  1. a
    astrit

    Basha do te jete i pa pranushem per shtresa te gjera te popullsise ne qofte se bie ne nivelin e Berishes ne komunikim. Basha eshte produkt i kryeqytetit, nuk ka arsye te duket provincial.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      O Bejko, hiqe fjalën luftë nga fjalori, mos përdorni terminologji revolucionare, gjeni ose krijoni përcaktor të tjerë për diskursin politik. Basha është njeri i Berishës, o Bejko vëllai, nuk ka pikën e lidhjes me vlerat e tua si antikomunist konsekuent dhe shërbëtor i demokracisë. Hiqeni nga drejtimi para zgjedhjeve se për mision ka t'ju shuaj fare si mbrojtës të së djathtës tradicionale. Nuk e ndjen sa urrejtje ka brënda PD për ty dhe Alibeaj? Ka 34 vjet që vetëm të djathtët dhe ish të përndjekurit politik në PD as I kanë dashur dhe as i duan. Do shuheni fare me Bashën në krye të PD, është vemja më besnike e Berishës, bënë lojën e tij. Sidoqoftë, ju e dini.....

      Përgjigjjuni
    2. @
      @

      O kan moral keta njerez. Strategjistet sa kam qesh. Po kush jan keta strategjiste qe meren me nje gjumash, genjeshtar, vemje, karagjoz, hajdut, me nje maskara qe dhuroi det, i paafte, etj etj. Bejko mblidhni mendjen mos fluturoni me presh. Zgjidhni figur tjeter dhe lerini luftrat.

      Përgjigjjuni
      1. j
        ju shofte mender soji i juaj

        Por ik ne pension mor tartabiq,qe i je qepur institucioneve te ketij vendi,qe nga dogana etj,qe pa ja thithur gjakun deri ne fund nuk keni per te ngordhur.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Soni

          Sa qesharake...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje