Vendimi i Apelit për të kaluar vulën e Partisë Demokratike në duart e Sali Berishës, i cili krahas peshës së non gratës, ndodhet në arrest shtëpie prej 6 muajsh për korrupsion, ka futur në dilemë grupin që mbështet Lulzim Bashën: nëse duhet t’i bashkohen PD-së apo të përkrahin projektin e ri të demokratëve euro-atlantikë të ish-kryetarit, imazhin e të cilit tashmë e gjen edhe në zyrat me qira të tij, me një slogan të ri, “Shqipëria meriton më shumë”.
Në një intervistë për emisionin "Sot Live ne Shqiperi" ne Repor Tv ish sekretari i marrëdhënieve me publikun e PD-së, Edvin Kulluri hedh tezën e vijimit të partisë por me drejtim kolegjial, jo më të Bashës.
"Ka tre rrugë që kanë mbetur.
Të pezullojmë aktivitetin politik.
Të bashkohesh me foltoren.
E treta të krijohet një parti serioze e djathtë me këtë strukturë që ishte që ka marrë 104 mijë vota e ka potencial të rritet me 200 mijë vota.
Rruga më e drejtë është kjo e fundit. Bashkim me Sali Berishën, nuk ka pasur e nuk do të ketë. Të lësh politikën nuk është opsion. Politika nuk është çështje personale, dhe as dëshirash të individit . Kush kërkon të merret me politikë duhet të vijojë duke reflektuar nga ajo që është bërë mirë dhe atë që është bërë keq.
Mirë është bërë lufta për zbatimin e dy vendimeve të gjykatës Kushtetuese, listat e hapura dhe vota e emigrantëve.
E rëndësishme është që kjo parti të ketë një drejtim kolegjial. Ajo që ndodhi me gjyqin ka një përgjegjësi hirearkike dhe Basha ka përgjegjësinë më të madhe.
Duhet të bëhet patjetër një parti e qartë e djathtë, bazuar në progamin që u prezantua në qershor por duhet një drejtim kolegjial i partisë me një grup prej 3 – 5 vetash të luajnë rolin e kryetarit me kolegjialitet.
Nuk duhet të ketë një kryetar në këto kushte. Duhet një përgjegjësi më kolektive se individuale.
Po të shohim cështjen e PD-së Berisha-Basha – Basha-Berisha nuk ka çuar askund në vitet e fundit. Nuk u tregua vendosmëri të duhur për të bërë betejën politike që Sali Berisha kishte bërë me ne. Ne nuk e bëmë me të.
Ky është mendimi im. Basha mund të mos jetë dakord por më rezulton se një pjesë e madhe e degëve dhe anëtarët e kryesisë ndajnë të njëjtin qëndrim si unë pasi kemi diskutuar privatisht. Drejtimi në këtë mënyrë është më racionale. Duhet një përfaqësim më kolegjial e secili të shikojë rolin e tij. Dhe mbi të gjitha të reflektosh nga historia që të mos bëjmë gabime që kemi bërë më parë", tha Kulluri.
Kulluri fton dhe partitë e vogla të bashkohen. Ka dhe një mesazh sa i takon largimit të deputetëve, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano.
"Uroj që Sali Berisha të ndjejë mëshirë e ti vërë në lista të sigurta fituese. Kam dyshim se nuk do të ndodhë. Është kalkulim i gabuar. Agjenda duhet të ecë përpara, me ose pa dy deputetë", shtoi Kulluri.
Edhe mua me duket I bazuar dhe real mendimi i zotit Kulluri. Perpara dhe u pricey e mbara, per te miren e vendit!
Turp kush e fton ne studot e T> kete kelliren Kulluri, llap duke placitur cimcakiz ne goje, eshte bere si kafshet riperteritese, ate cfare hane diten e rixjerrin edhe nje here ne goje duke ripertypur. Ka qene Sekretar ne Ministrine e Mbrojtjes ne kohen e koleres Sali ku ka bere kerdine ne privatizimet e Reparteve Ushtarake, duhet te jete OBJEKT i SPAK, eshte hajdut i pandeshkuar.
Udheheqje kolektive eksperimentoje Jugosllavija e Titos, mbas vdekjes se Titos u shperbe vete Jugosllavia.
Shkoni ne zgjedhiet e 2025 me Bashen ne krye me nje koalicion si e beri Saliu me Ilirin te shikoni ku jeni me votat dhe pastai aplikoni per nje vule te re me nje sgel tjeter dhe organizoni zgjedhien e kryetarit te ri tamam me vote Demokratike dhe ne 2029 jeni ne pushtet po se bete kete do te thote qe Bashukun e komandon Sala Akoma dhe keshtu Rama vdese ne pushtet si Enveri dhe e meriton se ska opozit.