Britania la në fuqi non gratën, Basha: Berisha mban peng opozitën për ankthet e veta personale, të bëj një hap pas

19 Qershor 2024, 09:46Politika TEMA
Britania la në fuqi non gratën, Basha: Berisha mban peng opozitën

Lulzim Basha komentoi akuzat e bëra nga Sali Berisha në drejtim të tij, pas lënies në fuqi të non gratës nga Britania e Madhe.

Basha tha i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv se as SHBA dhe as Mbretëria e Bashkuar nuk mund të influencohen, duke shtuar se Berisha riciklon ndaj tij akuzat e Ramës. 

"Është një stisje një herë këto spaleta mi jepte Rama tani mi jep Berisha, as SHBA dhe as MB nuk mund të influencohen. Në raste kur influencohen marrin masa siç ishte rasti i Mc Gonigal.

Tani Berisha e kthen në një fakt të konfirmuar dhe vazhdon ta mbajë peng një pjesë të opozitës me ankthet e veta personale. Nuk është zgjidhja për të ndihmuar vendin është aset për të mbajt Edi Ramën, e vetmja rrugë që ka është të hedhë një hap pas.

Duhet tu ofrohet shqiptarëve një alternativë e plotë dhe jo non grata, nuk ka forcë që të na ndalojë për alternativën tonë",- tha Basha.

 

1 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Partia demokratike është një parti e qelbur.Në vënd që ta marin Berishën për leckash dhe ta nxjerin jashtë dalin për ditë dhe na thonë:ka merita ky e shëmbi komunizmin.Populli nuk është injorant dhe megjithse e don varur në litar dalin disa dhe thonë:jemi këtu për të shpëtuar partinë.Pra po nuk e nxorën me shkelma këtë bastard bashkë me hadutët e tjerë nuk do ketë parti demokratike..Kur thonë ka merita ky njeri me nder na vjen për të djerë...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje