Rama nxjerr videon e tifozëve kuqezi në rrugët e Hamburgut: Promovimi më i mirë për Shqipërinë turistike

19 Qershor 2024, 14:16Politika TEMA
Rama nxjerr videon e tifozëve kuqezi në rrugët e Hamburgut:

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga Hamburgu ku duket se rrugët janë mbushur nga tifozët kuq e zi.

Rama shkruan se shqiptarët luajnë rolin e lojtarit të 12-të, dhe jo vetëm në stadium por edhe në rrugët e Hamburgut.

Ai ka shtuar se një gjë e tillë promovon dhe Shqipërinë turistike.


“Hamburgu kuqezi


Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike”, shkruan Rama.

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    sa te komandoje mand Duka per hesap te basteve qe ve me shpuren e vet kot lodheni

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje