Vula ‘mollë sherri’ për demokratët/ "Berisha është kriminel", Haklaj ‘përplaset’ me Merkoçin: Je dështak

20 Qershor 2024, 09:06Politika TEMA
Vula ‘mollë sherri’ për demokratët/ "Berisha

Anëtari i grupimit të Lulzim Bashës, Azgan Haklaj dhe avokati, Fatmir Merkoçi patën një përplasje të ashpër verbale në “Studio Live”, gjatë diskutimit për situatën në të cilën ndodhet e djathta sot ne Shqipëri.

Pjesë nga debati:

Merkoçi: Berisha është kriminel e mora vesh.

Haklaj: Berisha, Meta, Rama.

Merkoçi: Kurse Luli rri në Hollandë, i del gjumi, vjen këtu, bëhet kryetar, ikën prap në Holandë. Vazhdo zotëri se nuk merr vesh nga politika, nuk i njeh lëvizjet politike.

Haklaj: Ke dalë me një votë, unë nga burgu kam fituar.

Merkoçi: T’i ka dhënë Sali Berisha.

Haklaj: M’i ka dhënë Malësia e Gjakovës. T’i s’ke platformë, platforma jote një votë.

Merkoçi: Të bëri Sali Berisha, nga burgu të bëri deputet, ekzemplar je.

Haklaj: Pse Berisha më goditi pra?

Merkoçi: Gjeje ti, atëherë ishte i mirë Berisha, sot jo. Nuk je politikan, nuk bëhesh kurrë.

Haklaj: Je dështak, unë u bëra një herë, ti asnjëherë.

Haklaj: Ku është kauza e Sali Berishës? Vendosi kandidat Fredi Belerin që dhunoi simbolet kombëtare.

Merkoçi: Ti nuk e ke kritikuar kurrë, sot po e kritikon se të ka ikur karrigia.

Haklaj: Ti je mercenar i rëndomtë, paguhesh me gullash (qebap).

1 Komente

  1. t
    the psycho painter

    gjenite e meros i thone qebap gullashit ......a si sju ha mortja

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje