Spartak Ngjela: Berisha ikën nga politika, lidershipi i ri në PD do jetë…

20 Qershor 2024, 12:07Politika TEMA
Spartak Ngjela: Berisha ikën nga politika, lidershipi i ri në PD do

Spartak Ngjela ka bërë një parashikim në “Top Talk” nëse Sali Berisha dënohet nga SPAK dhe se çfarë do ndodhë me PD-në.

Sipas tij me largimin e Berishës do zgjidhet një lidership i ri i cili do jetë i zgjuar dhe kështu do rregullohen marrëdhëniet me SHBA.

Berishën në krye të PD-së tani e sheh si një vendim gjykate që konsolidon opozitën pr 2025 në zgjedhjet e ardhshme? E sheh si mundësi të mirë bashkimi të opozitës?

Spartak Ngjela: Jo e dëmton, ka mundësi të jetë skemë. Harroni ju që Berisha është i dënuar, është në burg aktualisht, në arrest shtëpie. Flasim për avancimin e Saliut, ekzistencën e tij në politikë. A do dënohet nga SPAK-u? Po u dënua nga SPAK-u nuk është as deputet.

Në momentet kur Sali do dalë jashtë politikës me një vendim gjyqësor të formës së prerë, do bëhet bashkimi i PD-së dhe do zgjidhet lideri i ri. Lidershipi i ri nuk do jetë nga ato non gratat, por do jetë i zgjuar. Atëherë do rregullojë PD-ja marrëdhëniet me SHBA dhe do të fillojë të marrë veten në Shqipëri.

1 Komente

  1. B
    Bureto

    Avokati thotë se Saliu del nga politika nëse dënohet me vendim të formës së prerë. Po kur do jetë ajo kohë kur dihet se vendimi i formës së prerë ka dhe shkallët e veta të ankimimit. Sa do zgjasin ato? Për sa kohë ende dosja nuk ka shkuar në gjykim, atëhere ky proces mund të zgjasë, dhe me gjasë në prill-maj 2025 Sa-lehu zgjidhet përsëri deputet, pra mbetet në politikë. Kështu, kur dihet se çfarë pasurie zotëron, që së bashku me qorrat që i shkojnë pas, janë thembra e tij e Akilit, sa i përket dosjes "Partizani" ende në hetim, ai nuk do të rreshtë së kërkuari gjykatë pas gjykate, në të gjitha nivelet, pafajësinë deri në Strasburg. Ajo thënia e tij e dikurshme: "Jam Sali Berisha un' or budallenj!", është në sinkron me thënien, tash të provuar, e të ndjerit Namik Hoti, qysh para 30 vjetëve që e perifrazuar, është : "Maloku zbret nga kali vetëm me plumb!". Kështu avokat, përpos ndonjë urdhëri nga i madhi Zot, Sa-lehun në politikë e ke!.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje