Kreshnik Çollaku: Jam deputet i PD, nuk e lë partinë edhe pse kundërshtoj Berishën

20 Qershor 2024, 14:31Politika TEMA
Kreshnik Çollaku: Jam deputet i PD, nuk e lë partinë edhe pse

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku thotë  se ka qenë dhe mbetet deputeti i PD, pavarësisht vendimit të Apelit që vulën ia dha Sali Berishës.

Ky vendim verdikt i gjykatës, sipas Çollakut nuk e bën atë që të ndryshojë parti edhe pse kundërshton kryetarin Sali Berisha dhe non gratën e tij e sheh si një pengesë për suksesin e PD.  


“Kam qenë, jam dhe do mbetem deputet i PD. Vazhdoj të mbetem krah SHBA, vazhdoj të mbështes reformën në drejtësi, vazhdoj të mbështes SPAK, vazhdoj të mendoj që non grata e Berishës është pengesë për suksesin e PD, vazhdoj që PD duhet të bashkohet, por mbetem deputet i PD.

Kjo nuk më bën të mos ndihem deputet i PD, të mos kërkoj një PD më të madhe se kryetari, të mos kërkoj një PD ku jo vetëm të ndryshimit, por edhe të kundërtat mund të bashkekzistojnë.

Kjo në asnjë rast s’më bën të largohem nga PD për të krijuar subjekte të tjera apo për t’iu kundërvënë PD se unë kundërshtoj kryetarin e PD. Një opozitë e fortë është kur PD është një parti e bashkuar”, tha Çollaku për Report Tv.

Çollaku thotë se vijon t’i qëndrojë bindjeve të tij, mbështetje pa kursim për SPAK dhe aleancë me SHBA. Çollaku vendos vijat e kuqe, duke bërë të qartë se s’ka plan të lërë siglën dhe partinë e PD, për një parti të re. 

“I qëndroj bindjeve dhe parimeve të mia për këto ca kam thënë në këto 3 vite për raportet me SHBA dhe reformën në drejtësi. Mund të bëhem pjesë dhe jam i gatshëm të bëhem pjesë në çdo grup kundërshtues brenda PD, siglën dhe flamurin e PD nuk e lë për të krijuar parti të re edhe pse kam kundërshtitë e mia me kryetarin.

Edhe ata që janë kundër Berishës kanë të drejtë të jenë në PD pavarësisht kundërshtimeve me kryetarin apo këdo kryetar që mund të jetë nesër”, tha Çollaku për Report Tv.


Deputeti demokrat pranon se situata është e vështirë dhe marrëdhëniet me kreun e grupit, Gazment Bardhi janë ende të ngrira.

"S’kam pasur kontakt me kreun e grupit. Ekziston një marrëdhënie e ngrirë me drejtuesin e grupit, fakti që qëndrojmë në PD s’do të thotë që problematikat janë shuar", shtoi ai. 


Çollaku ka edhe një mesazh për Lulzim Bashën, të cilin e ka mbështetur pa ekuivok në përballjen mbi 2 vjeçare kundër Berishës non grata.

“Valenca politike e Bashës është më e madhe po të qëndrojë brenda PD, se një parti tjetër. Ka qenë kryetar, ministër. Do e këshilloja si mik drejt këtij qëndrimi. E kam bërë të qartë skam vullnetin të rreshtohem në asnjë subjekt tjetër që nuk është PD”, tha Balla.

4 Komente

  1. S
    Sllobodanka

    Po kundershtove Berishen, vitin tjeter je jashte listave te PD

    Përgjigjjuni
    1. l
      latifi

      Po collaku je dhe do mbetesh nje zorraxhi.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spak

        A i njihni Collaket! Muharemi ishte antifashist studio ne Itali! U vra ne Pojske, Pogradec! ishin bejlere para Clirimit dhe Enveri i vleresoi,por ishin gjysem midis injorances qe trasheguam dhe Muharemit qe u shkollua! Keta shkojne nga me i forti! Por a eshte Berisha sot i tille!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spak

          A i njihni Collaket! Muharemi ishte antifashist studio ne Itali! U vra ne Pojske, Pogradec! ishin bejlere para Clirimit dhe Enveri i vleresoi,por ishin gjysem midis injorances qe trasheguam dhe Muharemit qe u shkollua! Keta shkojne nga me i forti! Por a eshte Berisha sot i tille!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje