Ilir Meta vijon të marrë shembull “djalin e Stalinit”, por ka një problem (ose do të sakrifikojë Tit Vasilin)

1 Maj 2024, 18:49Politika TEMA
Ilir Meta vijon të marrë shembull “djalin e Stalinit”, por


“Duhet të luftojmë mediokritetin në parti dhe familjaritetin. Kështu ka vepruar edhe Stalini. Kur djali i tij Vasili u kap rob nga gjermanët donin ta këmbenin me një gjeneral nazist….” Këto janë fjalët e kreut të PL-së të thëna disa herë ditët e fundit ndërsa ka nisur një si ofensivë publike, me nerv e me qëndrime të ashpra.

“Meqë keni hallin e Monikës, nuk dinte Stalini t’i shpëtonte jetën djalit të tij që e morën peng gjermanët? Rregullat e luftës tha nuk ndryshojnë as për Stalinin, mbylleni gojën i tha se nuk ju dhimbset djali im më shumë se ju.

Unë Vasilin mund ta shpëtoja tha, por mund të humbja luftën dhe s’kisha fytyrë t’i flisja pastaj qindra nënave. Nepotizmi u kthye në problemin më të madh”, tha Meta në një tjetër rast..

Veçse ka një gabim që e kanë vënë re të gjithë ata që e njohin sadopak letërsinë historike. Nuk u kap Vasili rob, u kap Jakovi djali i Stalinit me gruan e parë.

Meta ka komentuar gjatë në thuajse gjithë aktivitete partiake së fundmi pse Stalini nuk pranoi të shkëmbehej Vasili. Rreth dyqind veta, rreth 7 gazetarë, 4 ish-ministra e mbi ta edhe 2 ministra të jashtëm që e dëgjuan në Konventën e Partisë, heshtën. 

Nuk foli as  Haxhinasto, as Nasho, ish- ambasador. Dhe kjo temë nuk zgjati pak, por rreth tetë minuta, Vasili, Vasili. Asnjë nga salla nuk foli e të thoshte nuk është Vasili robi, po Jakovi!

Nuk foli madje as Tit Vasili!

Edhe pse të gjithë janë të "lexuar", madje në një intervistë të disa kohëve më parë, Kryemadhi kur u pyet a lexon libra, tha se "unë lexoj, por më shumë Iliri".

Tani nuk mbetet gjë tjetër, veçse të aludohet se ky do të sakrifikojë Vasilin e tij që ka në parti.

14 Komente

  1. O
    O ilir o spiun,o ilir o spiun

    e ka per shkollshumin petja qe e beri 24 ore kryetar partie

    Përgjigjjuni
    1. s
      shif e shkruaj

      Kopshti zoologjik i PL.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Loni, antar i LSI që në kohë të pordhës.

      Ndoshta kot nuk ka dalë shprehja "ku dhëmb dhëmbi, vete gjuha"! Por nëse Metaj largon Petja Vasilin shkollë shumë, kjo do të ishte gjëmë e shkuar gjëmës. Petja Vasili ka qënë dhe është gati e hareja LSI-së, sot PL, hajvan më të lezetshëm kurtë nuk mund të zënë sytë.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Y

        E kuptoni o shqiptar se kush na ka qeveris,Ilir Meta injorant ne politike dhe ne cdo fushe. O Ilir idioti,gjermanet kapen rob djalin e madh te Stalinist me gruan e pare,Jakobin,dhe ai nuk ishte pilot,pilot ishte Vasili i cili mbas luftes u alkolizuar dhe vdiq ne vitet 60,ne Moshe te re.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mona

          Çfar fytyrash të pështira.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Ladi

            Bukur Loni hahaha

            Përgjigjjuni
            1. E
              Enzo

              Cfare fytyrash te peshtira, si dy bole qose, njeri me hajvan se tjetri

              Përgjigjjuni
              1. U
                UNE

                Kam nje dyshim: ky Tit Vasili ben sikur eshte me Meten apo jo? Nese eshte vertet me Meten eshte koqe kandari, ja kalon dhe Mones bashkeshorte. Domethene eshte dylberi i nje eunuku, qe ka harxhuar para per veglen ne spitalet e estetikes. Tit dylberi i eunukut Meta(j).

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tymi

                  Shëmtira!!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sadiu

                    Dy langaraqët

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Oh sa kom qesh

                      Foto sa 1 mije fjale: Dy qen pa dhembe.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hajde rradhen kush e ka.....

                        Perfundimisht fshatari Like e pranon vete qe eshte nje diktor kar nje mini-Stalin.

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Oketo

                          Fotografi e bërë ne pavionin 17 te spitalit psikiatrik !

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lexues radhe

                            Qeshin si dy bajga në foto dhe pamja: sapo kanë dalë nga spitali psiqiatrik...

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje