Ilir Metaj: Kampi opozitar kaotik, mundohen të fshehin krizën e tyre! PS, fushatë me rezultate

3 Shkurt 2025, 14:12Politika TEMA
Ilir Metaj: Kampi opozitar kaotik, mundohen të fshehin krizën e tyre!

Deputeti i PS, Ilir Metaj u shpreh në një intervistë për “Newsline” në ABC News se opozita është një forcë politike-karkikaturë e vetvetes, që mundohet të fshehë krizën e saj ekzistenciale nëpërmjet konspiracioneve abstrakte me të cilat ngryset nga mëngjesi në darkë.

Metaj shtoi se Partia Socialiste do të kryejë fushatë, bazuar në rezultate konkrete.

“Jemi në prag fushate elektorale, Partia Socialiste vjen me një bilanc të rëndësishëm punësh të kryera, vizion të qartë për detyrat e shtëpisë që duhet të bëjmë në këtë fazë finale të integrimit, po sigurisht edhe me organizim të detajuar, që nuk i lë asgjë rastësisë përsa i përket betejës elektorale të 11 majit.

Nga ana tjetër, shohim një kamp opozitar kaotik, në zhurmë. Shqiptarët e kanë të qartë që zhurma nuk krijon projekte, nuk ndërton infrastrukturë, nuk kryen reforma dhe nuk ngjall as shpresë. Ne kemi intensifikuar punën tonë me diasporën.

Diaspora shqiptare ka qenë gjithmonë e pranishme, edhe pse jo fizikisht në Shqipëri, me remitancat që e kanë ndihmuar ekonominë e vendit në kohë e të mira e të këqija.

Ky është momenti për ta, të jenë më shumë sesa kaq. Ata kanë mundësinë të jenë tashmë jo thjesht spektatorë, por aktorë të vërtetë të skenës dhe vendimmarrjes politike shqiptare, duke votuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit.

Dihen kush janë ata të shqetësuar nga SPAK. Janë ata që kishin krijuar një “drejtësi” që i pyeste politikanët “A e doni kafen me sheqer apo pa sheqer?”. E trajtonin drejtësinë si zyrë private. Tani që drejtësia po jep drejtësi të vërtetë, atyre iu duket sikur kjo drejtësi është e orientuar. 

Po është e orientuar- të japë drejtësi! Ne kemi besim të plotë që institucionet e drejtësisë do kryejnë detyrën e tyre dhe do vazhdojnë të garantojnë standardet e drejtësisë dhe transparencës të denja për një vend europian”.

Në lidhje me kërkesën e PD për të lejuar votimin e diasporës me dokumente jo shqiptare ai tha midis të tjerash:

“Mua më pëlqen ky kapërcim entuziast i opozitës nga “ nuk marrim pjesë në zgjedhje” tek “ o burra të votojë kush të dojë”. Madje janë këto lloj kapërcimesh entuziaste që i kanë katandisur në vetëm një dorë deputetësh dhe madje edhe ata të ndarë në hartë ishullore”, theksoi ai.

5 Komente

  1. I
    Ilir Metaj i PS, me mire hesht, turp te kesh...

    Ju muterit deputete te Rames doni vetem remitancat e emigranteve. Ju maskarenj nuk i doni dhe i percmoni emigrantet. Perndryshe PS do kishte, minimumi leshuar sinjalin e RTSh ne internet qe femijet e emigranteve te rriten edhe me gjuhen shqipe, edhe me historine, kulturen dhe cdo gje te mire shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Hajdut. Larguat 1 miljon Shqiptar ne 10 vjet ndyresira. Do votojm partit e reja.

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Kaotik kaotik thua ti por bythderrja Edithththththththththththth harxhi e ka futur lugen ne xhep dhe bashke me Xhozi dezinjatoren e partise, qe ka zbuluar 1milion vota te emigranteve nga fluturimi planetar ne dritaren e avionit per ne Xhibuti te Afrikes, ta po shohin endrra per ndarjen e tortes imagjinare te foltores se vicidolit kur te qethen delet.

        Përgjigjjuni
        1. a
          arsyeja

          ndonje gje per ate veren qe pi krietari juai nuk ke per te thene per tunelin per rruget per korrupsionin apo te gjitha fajet i ka opozita haaa po ik ore se jeni bere bajat opzita opozita ju ka shperthyer muti ne te gjitha anet e ju perseri e ka fajin saliu ik pirdhu merr ate rroge e bakshishet e korrupsionit e mos u ndje legen.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati me mend ne koke

            Kush eshte spiuni i sigurimit? Ky a po ai ne burg? Pyetje e mbetur pa pergjigje nga spiunia gentjana sula .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje