“Institucioneve do t’u zgjerojmë ‘trurin’ nëpërmjet AI”, Rama: Duhet të krijojmë një akselerator të fuqishëm në mbështetje të Diellës

14 Tetor 2025, 12:39Politika TEMA
“Institucioneve do t’u zgjerojmë ‘trurin’

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në forumin e Investimeve ËB6- Bashkimi Europian, në aktivitetin Hackathon-i Rajonal i Inteligjencës Artificiale 2025 që ka bërë bashkë 161 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe diaspora, me synimin për të zhvilluar zgjidhje konkrete të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) për sfida reale shoqërore.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka deklaruar se qeveria është e hapur për të bashkëpunuar me inovatorët, ndërsa ka zbuluar planin për krijimin e një akseleratori të fuqishëm në mbështetje të ministres AI të kabinetit Rama, Diella.

“Kemi rënë dakord të çojmë përpara procesin duke hapur dyert e qeverisë për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët me bërthamë agjencinë e ekselencës që e kemi krijuar para pak kohe. Kjo do të thotë që start up-et dhe inovatorët të kenë mundësi të aksesojnë institucionet e të shohin nga afër problematikat e të shfrytëzojnë statistikat dhe atë brum që më pas është baza e zgjidhje përmes AI.

Besoj që duke bërë këtë do të ndodhë ajo që ndodh gjithmonë në këtë fushë, do të mësomë shumë gjëra të reja nga njëri -tjetri dhe do të prodhojmë produkte të reja. Kemi sfidën të krijojmë një akselerator shumë të fuqishëm në mbështetje të Diellës, ministres AI, akselerator që do të bazohet tek ju, kapitali njerëzor që kemi brenda AKSHI dhe do të mundohemi që çdo institucioni t’i zgjerojmë trurin nëpërmjet AI, ky është plani.
Më than që keni paraqitur 161 ide, gara do të vijojë”, tha ai.

7 Komente

  1. r
    rrofte kumandari

    a e ka haberin te fjaleve qe nxjerr nga goja ky bole ?

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ishi i ZaKarovës

      Me forcat tona...se BE i hodhi leket per Diellen e serbëve... Hëngrën e pinë këtu edhe faturën ia paguan serbit... Faqja e zezë e BE po edhe turpi jonë në këtë pikë që nuk tregohemi bishtëpërdredhur si Vuçiçi...një thes plot me para nga Kina, një nga Rusia edhe tre nga BE... E gabuar të tregohemi më katolikë se Papa në këtë dynja kurvash...si të luash basketboll me rregulla futbolli

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ursula van Laden

        Secili kërkon atë që ska. Edvini kërkon tru..

        Përgjigjjuni
        1. a
          arrifi

          Ky LOQJA po rëshket me një shpejtësi të frikshme në delir , Kerkon të mare vemendje me karllëqe nga më të ndryshmet .

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zalua

            Ti gjej trute e tua se te kane ikur per qime o bole qe ske ca jep me vec barcaletave pa kripe. Do besh shtet me AI ti me Belen pa gjimnaz qe spo coni dot nje projekt ne fund.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              Deshtuesi e di fare mire qe asgje nuk funksjon ne kete vend qelbesirash dhe mendon se Diella do ja luftoje korrupsjonin!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Der kur?

                Me trurin e tij te kalbur, amballazhuar me shallvaret e zeza, ram- koleka,vazhdon te talle bythen pa mbarim,me kete vend dhe kete folk koti, qe frymojne si skllever.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje