Në një shkrim të gjatë reflektues, kolumnisti dhe analisti serb Miša Brkić ofron një vështrim të veçantë mbi rolin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe lidershipin e kryeministrit Edi Rama, duke e kontrastuar me qasjen e Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiç.
Brkić e nis analizën me dy anekdota historike nga Mali i Zi dhe Perandoria Austro-Hungareze, për të kujtuar rëndësinë e qeverisjes së mirë dhe drejtësisë së pavarur si themel të çdo bashkimi shtetesh. Ai e lidh këtë me aspiratat aktuale të vendeve të Ballkanit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Në këtë kuadër, ai thekson se Mali i Zi ka qenë përherë më i avancuar në procesin e anëtarësimit, por se kohët e fundit Shqipëria po i “merr frymën”, duke u shndërruar në “të preferuarën e re të Brukselit”.
Në Forumin Strategjik të Bledit në shtator, kujton Brkić, Rama deklaroi se Shqipëria është gati për anëtarësim në BE, madje me humor tha se “nëse duhet, do ta tërheqim edhe Malin e Zi në Bashkim” dhe se “Shqipëria do të sjellë optimizëm e argëtim në BE”.
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në të njëjtin forum, sinjalizoi se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të në vitin 2028, ndërsa Shqipëria e 29-ta në vitin 2029.
“Edi që nuk pret më Beogradin”
Brkić kujton se Rama ishte një nga nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, projekt që ai dhe presidenti serb e promovonin si “paradhomë drejt BE-së”. Por sot, thotë ai, “Edi është zhdukur nga radari serb”, i fshirë nga të gjitha fotografitë me Vuçiçin – njësoj si në epokën e Stalinit.
Në Beograd, Rama përmendet tashmë vetëm si “armik që po punon kundër Serbisë, duke lidhur aleanca me vendet fqinje”. Megjithatë, sipas Brkić, vetëm përmes mediave serioze dhe institucioneve evropiane, serbët mund të kuptojnë se Edi Rama po udhëheq një proces të thellë evropianizimi në Shqipëri.
Ai vlerëson se Rama udhëton vazhdimisht nëpër Evropë, kërkon të mësojë dhe “pyet çfarë duhet bërë”, duke e parë integrimin si mjet për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve që Shqipërisë i kanë munguar prej dekadash.
Shqipëria, “nxënësja e dalluar” e Ballkanit
Në shtator, Shqipëria hapi grupin e pestë të negociatave me BE-në, që përfshin kapitujt e Agjendës së Gjelbër dhe Lidhshmërisë së Qëndrueshme. Deri tani janë hapur pesë nga gjashtë grupet e negociatave, dhe plani është që i fundit të hapet deri në fund të këtij viti.
“Shqipëria po bën një punë mbresëlënëse dhe është një shembull se ndryshimi pozitiv është i mundur me lidership të fortë”, deklaroi Marta Kos, duke shtuar se Komisioni Evropian mbështet synimin e Ramës për përmbylljen e negociatave deri në fund të 2027-ës.
Sipas Brkić, partnerët ndërkombëtarë e shohin Ramën si lider me thellësi strategjike, që ka lidhur ekonominë e vendit ngushtë me Italinë dhe sigurinë me SHBA-të, ndërsa ka ndërtuar themelet e një shteti ligjor me ndihmën e BE-së.
Ai përmend edhe nismën kushtetuese të Ramës që lejoi ardhjen e prokurorëve të huaj në SPAK, të cilët punojnë me kolegët shqiptarë në hetimet kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Kjo, sipas tij, ishte “një kthesë Kopernikane për sundimin e ligjit në Shqipëri”.
Serbia në vendnumëro, Shqipëria në ecje
Kolumnisti thekson se SPAK është sot institucioni më i besuar në Shqipëri, ndërsa në Serbi, përkundrazi, besimi te drejtësia dhe tek BE është në rënie të lirë.
“Marrëdhëniet mes Ramës dhe Vuçiçit janë ftohur,” shkruan Brkić. “Edi nuk është më mysafir i mirëpritur në Beograd – ai u largua nga filmi ynë sepse nuk mund të priste më presidentin serb në udhëtimin e tij drejt Bashkimit Evropian”.
Në përfundim, Brkić e mbyll me një metaforë të fortë për kontrastin midis dy vendeve: “Udhëto, Edi, mos na prit më… Kaluam shumë mirë duke të shoqëruar, por tani po kalojmë ashtu siç e meritojmë”.
Me mire nje armik i mencur se nje mik budalla.
Fiks...
Fuck!!!! ky Vucici qenka me i gjate se une. O Pe Lesh foli Fuges te me sjelle kepucet me taka..
Rama doli nga fotografia me Vuckon sapo doli dhe Soros nga White House bashke me shurraqin Biden.
Shumë mirë. Kjo tregon vizion të qartë për të ardhmen. Është me aleatët e duhur.
I nderuar Dakord, shumë dakord. Por nuk e kuptoj pse militantët e kanë kapur kaq keq me Soros, kur as nuk e kanë idenë se perse flasin. Argita Berisha kryeson listen nga PD-ja te financuar nga Soros me bursa shkollim. Nga PS ka plot gjithashtu. Nje liste e gjatë nga te dy partitë. Këtu në Angli, as nuk e permendin Soros, fare, dhe nuk i plasi kujt se kush është. Kur degjon militantët e PD që permendin Soros ne fjalira pa kuptim, nuk di njeriu, te qeshë apo te qajë.
O RIPJELLES I RAHMUT HALESE PO TE SHKRUAN DIKUSH QE NUK ESHTE ME SALEHUN ,POR AS ME RAHMUT HALENE KUPTON TI O DEBIL QE POLITIKA E SALEHUT DHE RAHMUTIT NUK I SHERBEN SHQIPTAREVE ,SE PO TI SHERBENTE NUK DO MERRNIM ARRATINE NEPER BOTE .KOHA QE SHQIPOT TE SHOHIN ME LARG SE HUNDA E TYRE DHE TE KUPTOJNE SE SORROSI DHE KUSHDO TJETER KA VETEM NJE QELLIM TE NA KTHEJNE NE SKLLEVER NE TOKAT TONA.HAPI SYTE O QORR SE PUSHTETI QE RAHMUT HALEJA PO MBAN DUKE DHENE PJESE TE TERRITORRIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE ESHTE E PAPRANUESHME .KOHA QE DORDOLECE TE VENDOSEN NE POSTE KYCE SI PRESIDENT DUHET TI JEPET FUND .ATE DUHET TA ZGJEDHJE POPULLI DHE JO BANDAT KRIMINALE PD PS APO DHE LSI.
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
Ne cfare viti ke emigruar? Une kam ikur ne 1997, dhe prape mendoj qe fajin ma ka Ramuti. Nqse ke ikur ne ato kohera, te dy kemi pjerdhur me duket. Po me sa duket ti edhe aty ku ke vajtur ne emigrim, mu.t te paska ecur, prandaj e ke inat dhe i ke vene emrin Ramut.
Apsolutishte, komenti i pare eshte mese i goditur.., me mire nje armik i mencur se nje mik i ndyre dhe budalla .
Autori të shkojë tja shpjegojë Brukselit këtë muhabet...Rama mund të ketë dalë nga fotografia po BE është gjithnjë e më fort në Beograd! Me mendje me zemër edhe me portofol patjetër... Sa më shumë kërcënon me masakra Vuçiçi aq me shumë shqyhet portofoli po edhe rrahin zemrat në Bruksel
Ec përpara gjiganti ynë , nuk ka kënaqësi më të madhe kur një analist sërb e konsideron Shqipërinë , përpara Sërbisë , gjë që , në shekuj ka qënë e kundërta . Shqipëria në prag të BE-së , Sërbia larg e më larg . Edhe një herë , Shqipëria para Sërbisë , deklaruar nga një gazetar e analist sërb . Bravo Rama !
DASH O BUDALL GJIGANDIT I NEVOJITEN QORRA SI TY E KA ME TE LEHTE TE MBRETEROJ.
Mos ma vini re, jam bythqir lulishtesh dhe rrote kari me patentë
Me falni per padijen, à ja ndonje serbe apo qofte dhe kosovar te rropatet si qyqar neper gjykata per pronen e tij stergjyshore...