VIDEO/ A po ia ‘dhuron’ PD edhe Avokatin e Popullit PS-së?

13 Tetor 2025, 15:38Politika TEMA
VIDEO/ A po ia ‘dhuron’ PD edhe Avokatin e Popullit PS-së?

Në debatin politik të ditës së sotme, u rikthye edhe një herë çështja e Avokatit të Popullit.
Pas tre vitesh vonesë, mazhoranca paralajmëroi nëpërmjet kryetarit të grupit të saj parlamentar se do të zgjedhë Avokatin e Popullit edhe pa opozitën nëse ajo nuk pranon të marrë pjesë në proces.

“Opozita nuk mund ta mbajë më peng procesin,” tha Taulant Balla, duke shtuar se në mungesë bashkëpunimi, Partia Socialiste do t’i japë Shqipërisë një Avokat të ri.

Nga ana tjetër, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën për përpjekje për të “kapur” edhe këtë institucion dhe u shpreh se Partia Demokratike e ka dhënë emrin e saj.

Mirëpo, problem i kësaj çështjeje nuk qëndron tek emri, por te mungesa e koordinimit dhe uljes mes palëve.

Tradicionalisht, Avokati i Popullit është zgjedhur me konsensus, si garanci e pavarësisë së institucionit, ndëkrohë që PD rrezikon të përsërisë gabimet e së shkuarës duke mos u ulur për të diskutuar, por duke ngelur peng i retorikës konfliktuale të Berishës.

Një mungesë e opozitës në tryezën e diskutimeve me mazhorancën vetëm se do të përsëriste skenarët e së shkuarës, qoftë me djegien e mandateve, qoftë me bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Ndaj PD duhet të bëhet palë seriozisht e procesit të konsultimit dhe të shkojë te emri i një figure të pranuar nga palët, duke mos i besuar më shumë ankesave se sa procesit politik./nl/TemA

 

10 Komente

  1. A
    Avokati i apopullit historikisht

    gjithmone ka punuar kunder Shqiperise.

    Përgjigjjuni
    1. P
      PELLAZGO ILIRO ARBEROR

      A po ia dhuron Salia Evinit dhe jo pd Edvinit SEPSE nuk ka pd

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdh se lirohesh gazetar

        Ah c’pyetje “me spec”! Po Ramaduro i ka te gjitha votat per te zgjedhur ke te doje, perse PD duhet te beje lojen e tij te duket sikur AP u zgjodh ne menyre demokratike se votuan te tere (pro e con)

        Përgjigjjuni
        1. l
          luftuam bllokmenet na erdhen saliqeney

          Ti me te vertete ke pjerdhur nga trute,por nuk je liruar nga trute dhe bolet e saliut Cfare ben av popullit pervec marjes se rroges?!!! Apo si te gjithe mutrat e kombit,mer rrogen dhe mos bej pune

          Përgjigjjuni
        2. Pisa

          Hiqno dore nga kjo genjeshter kriminale ! Nuk Jane dy pale , Po nje dhe vetem NJE . Plehrat e PP -se tallin menderen me kete vend fatkeq . Bejne sikur zihen , Po edhe nese zihen vertete , zihen per placke . Gazetare dhe gazetari e ndyre qe bijte e eterve I quajne pozite dhe funderrinat komuniste me Sali kriminelin ne krye I quajne OPOZITE ! U denofte Zoti !

          Përgjigjjuni
          1. R
            Reji

            Institucion kryekëput, që vjedh dhe hsn nga taksapaguesit. Të shkrihet, punën e saj, duhet ta bëjë ministria drejtesisë, që nuk bën as punët e veta. Ky institucion kurrë nuk ka qenë ashtu si emërtohet, i popullit, se vetëm i popullit nuk ka qenë. Histori me kohën e berishës në pushtet, ky institucion ka bërë qefë me të ardhurat nga bashkimi europian, për rritjen e cilësisë në aspektin profesional, këta i bënë pushime e hirlliqe nëpër hotelet e botes. Institucion njësoj si ai i kujdesit për klientin, ku njerlzit i mbytën me s’kadenca dhe helmime, dhe këta, shteti nderrin drejtoret, në vënd qe të shkojnë për ndjekje penale. Avokati Dreqit, jo i popullit.

            Përgjigjjuni
            1. p
              ppa

              Ke te drejte .... kujdesi ndaj klientit, institucion qe ha buken kot; nuk e di , raportojne ndonjehere keta ne parlament; po keta loqet , sidmos G.Bardhi kane vrejtje per kete....

              Përgjigjjuni
            2. E
              Edmondi Tirane

              Pervec kur ishte AvPopullit z.Dobjani ka ekzistuar ky intitucion pas tij deri tani nuk eshte ndjere zeri i tij ka apo ska av.pop.Sa marrin rrogen kot dhe nuk bejne asnje pune jane shtojce e veprimeve korruptive te administrates qe shkelin ligjet e nuk zgjidhin asgje per popullin qe i drejtohet per te hetuar per ate ceshtje ai mendon se do gjej zvjidhje.

              Përgjigjjuni
              1. g
                goshi

                Avokati i popullit dhe KLSH gjithmon të PD kanë qënë.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Palikari

                  PD ,pers ka ne krye Berishen e Vokshat,Bardhat duhet nxjerre kashte ligjit si Agimi i Arte ne Greqi ! Katallaveno????

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje