Balla paralajmëron: Nëse opozita nuk bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, do ta zgjedhim vetë

13 Tetor 2025, 12:15Politika TEMA
 Balla paralajmëron: Nëse opozita nuk bëhet pjesë e

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar zgjedhjen e Avokatit të Popullit, nëse opozita nuk bëhet pjesë e procesit.

Për gazetarët nga kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se “opozita nuk mund ta mbajë me peng zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Të ndërtojmë së bashku një proces. Por jemi këtu në këtë situatë 3 vjet me vonesë për shkak të mungesës së dëshirës së opozitës për tu bërë pjesë e këtij procesi. Tani nuk e kanë as mbajtjen peng të këtij procesi, sepse nëse nuk do të bëhet pjesë ne do ti japim Shqipërisë Avokatin e Popullit”, tha nder te tjera Balla.

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS: përpjekjet e shumicës parlamentare në kufijtë e 3/5 është që ti japim Shqipërisë një avokat populli edhe në vizionin Shqipëria 2030 anëtare e BE. Në kuptimin për ti dhënë avokat populli dikë që përmbush  profesionalisht parashikimet që ka kushtetuta dhe ligji, jo anëtari i një partie politike, por një përfaqësues i nderuar i shoqërisë civile me kontribute në jetën sociale të vendit. Nuk mund të jap një parashikimi, sepse ky proces niset me vete-ofrim. I bëj thirrje atyre që përmbushin kriteret që të aplikojnë dhe pas këtij procesi thirrja shkon për grupet  parlamentare te opozitës, kësaj radhe nuk e kanë të drejtën ta mbajnë peng 3 vjet zgjedhjet e avokatit të popullit.

3 Komente

  1. C
    Cufe

    Po pse harxhoni kot duke mbajtur nje institucion parazit qe shum mire mund ta quani NEVOJTORE E POPULLIT................. Aq i rendesishem eshte ky institucion sa keni harruar ta zevendesoni ate Baxhellen e Lulushit........ È mbani kot ate institucion per te punesuar femijet. Grate dhe Dashnoret e deputeteve te te dyja kraheve

    Përgjigjjuni
    1. A
      ADRIATIK:

      Ke te drejte CUFE:

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vicidoli

        Po salehu ka pru nje bishte qe kur, pse nuk I thoni salehut bjer gjritren

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje