Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen.
Kreu i qeverisë ka zbuluar diskutimet që janë bërë mes tyre, duke thënë se ka marrë dhe konfirmimin nga Von der Leyen se Shqipëria po ecën në rrugë të mbarë dhe me shpejtësi drejt BE.
“Me presidenten kemi pasur një bashkëbisedim që ka prekur të gjithha temat e interesit të përbashkët, dhe natyrisht që për ne, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe që ne vlerësojme shumë fakti që presidentja dhe komisioni aktual japin një rëndësi të posaçme BP, dhe japin një vëmendje të posacme procesit të përafrimit të vendeve tona me BE.
Kemi folur për ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE, që në këndvështrimin tonë por edhe në sa unë dëgjova nga presidentja, është duke ecur me shumë mbarësi dhe me shumë shpejtësi dhe nga ana tjetër, folëm edhe për planin e ri të rritjes që BE, Komisioni i ka vënë në dispozicion BP duke i dhënë mundësinë cdo vendi që përkundër axhendës së reformave dhe realizimit të objektivave në kuadër të kësaj axhende të financohet nga BE, në mbështetje të thellimit të mëtejshëm te reformave. Më vjen mirë se është në këtë pikë morën vlerësim pozitiv dhe do të vazhdojmë të kryejmë me përpikmëri dhe këmbëngulje të gjithë detyrat që kemi marrë përsipër.", tha Rama.
Nuk ka rruge me pagese ose tra, kur i gjith projekti behet me taksat e popullit, nuk po llogaritim vjedhjet gjigande. Ne BE rruget behen me pagese, kur investimi eshte privat, jo i shtetit
E di kjo Ursula qe pronat e shqiptareve me fondet e BE jane bere lemsh qellimisht, ku pronari ngeli gjykatave dhe falsifikatori e hajdutin uzurpues jane legalizuar ne pronen e tjetrit dhe kur ne Kushtetuten e ketij vendi qe aspiron Europen e Bashkuar shpronesimet kryen vetem per interes publik e jo privat. Tek sistemet kadastarle te pacelave pronesore qe u financuan nga BE keta hodhen gjithe emrat e hajduteve pa origjine prone, pa din e iman
Dikur Noli neper vargje Pyeste : ku e lame e ku na mbeti: E me tutje thoshte qarte Vendin ta shkundi "termeti". Sot po te ishte gjalle Do thoshte se eshte tragjike Tre- kater politikane hajdute Kane bere vjedhje e abuzime historike Ne ministrine e brendeshme Do kerkonte prononcim Sociopati me kartele Drejtoka sot vendin tim? Thirrje Nolit do ish epike : Ka nevoje Shqiperia Por lekundje tektonike. Jo per genjeshtra e paudhesira. Ktheuni, mblidhuni ju shqipetare Si ne vend dhe diaspore Shqiperine shpetoni nga djalli Qe shkel mbi ligjin si ujku me kembore Shpetoni Shqiperine Shpetoni familjen dhe pasurine Shpetoni te ardhmen dhe kulturen Shpetoni demokracine!