VIDEO/ Presidentja e Komisionit Europian pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama

13 Tetor 2025, 10:00Politika TEMA
VIDEO/ Presidentja e Komisionit Europian pritet me ceremoni zyrtare nga

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Kryeministri. Ajo është pritur me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Në orën 10:00 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes kryeministrit Rama dhe presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Më pas, në orën 11:15, kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri.

Vizita e Ursula von der Leyen në Tiranë ka ardhur në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor për të theksuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për procesin e anëtarësimit të rajonit në BE dhe për të diskutuar Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027.

 

 

1 Komente

  1. V
    Vlora

    Ket karen kur nuk e ftojne atje ku eshte Trump e fton Ramiu

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje