Gramos Sako nis fushatën për Bashkinë e Tepelenës: “Të ecim më shpejt drejt zhvillimit të qytetit tonë”

11 Tetor 2025, 18:52Politika TEMA
Gramos Sako nis fushatën për Bashkinë e Tepelenës:

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tepelenës, Gramos Sako, ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit. Në fjalën e tij para bashkëqytetarëve, Sako shprehu emocionin e rikthimit në vendlindje dhe angazhimin për ta çuar përpara zhvillimin e Tepelenës.

 


“Është një emocion i veçantë për mua të jem para jush, në zemër të Tepelenës sime, në vendin ku kam rrënjët, kujtimet dhe krenarinë e familjes sime,” tha ai, duke theksuar se lidhja me qytetin dhe njerëzit e tij ka qenë gjithmonë e pandërprerë.

 


Sako falënderoi Partinë Socialiste dhe Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë, si dhe vlerësoi punën e kryetarit të mëparshëm, tashmë deputetit Tërmet Peçi, për “transformimin e ndjeshëm që ka përjetuar Tepelena në vitet e fundit”.

 


Në fjalimin e tij, kandidati socialist përmendi gjithashtu drejtuesen aktuale të bashkisë, Julinda Rrapin, për përkushtimin në drejtimin e përkohshëm të institucionit, si dhe bashkëpunëtorët lokalë të partisë që do të marrin pjesë në çdo lagje e fshat për të dëgjuar qytetarët.

 


Sako theksoi rëndësinë e turizmit si një nga prioritetet e programit të tij, duke e cilësuar Tepelenën “një hallkë të rëndësishme të kurorës kombëtare të turizmit në qarkun e Gjirokastrës”. Ai premtoi më shumë investime dhe projekte për ta kthyer turizmin në motor ekonomik për zonën dhe për të krijuar mundësi të reja punësimi për të rinjtë.

 


“Unë nuk e shoh këtë mandat si një periudhë të pjesshme, por si fillimin e një angazhimi të plotë për të kthyer dhe ngritur Tepelenën aty ku e meriton,” u shpreh ai, duke shtuar se synon të ndërtojë “një bashki më të gjallë, më të pastër e më të zhvilluar, ku rinia të ketë arsye të qëndrojë”.

 


Në fund të fjalimit, Sako u bëri thirrje qytetarëve të Tepelenës për mbështetje më 9 nëntor, duke theksuar: “Bashkë ta çojmë përpara Tepelenën me punë, me dinjitet dhe me dashuri për këtë vend të bekuar.”

1 Komente

  1. T
    Të flasim hapur

    Ky Gramoz Sako, çfare e ka Gramoz Ruçin? Janë djem xhaxhallarësh me gjyshe tjetër? Po me Gramoz Pashkon bien gjë këta? Le që Gramoz Pashko.ne fakt është nipi i Pashko Vasës. E bera lemsh? :-). Po, vërtet, Lemsh e bera. Por edhe keta tepelenasit, te gjithë emrin Gramoz e kanë? Opo lere fare. Njoh edhe nje Gramoz nga Gjirokastra, por nuk besoj se janë gjë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje