Myslim Murrizi: Begaj lajthiti me dekretin për zgjedhjet, më 31 tetor anëtarët e Kushtetueses do vihen në rresht

11 Tetor 2025, 09:41Politika TEMA
Myslim Murrizi: Begaj lajthiti me dekretin për zgjedhjet, më 31 tetor

Ish-deputeti Myslim Murrizi shpreh zhgënjim për dekretin e Presidentit Bajram Begaj, për datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë. 

Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” në MCN TV, ai e cilëson si lajthitje të kreut të shtetit, por nuk përjashton se zgjedhjet për kryeqytetin do mbahen në 9 nëntor.  

Sipas tij, vendimi përfundimtar do të jepet në 31 tetor kur Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë çështjen në themel dhe do të thotë që shkarkimi i Erion Veliaj është në përputhje me Kushtetutën.  

Ai shtoi se në gjykimin me themel, anëtarët e Kushtetueses do të rreshtohen rresht. 

"Presidenti më zhgënjeu shumë nuk duhet ta bënte, Presidenti thotë shko në Gjykatën Administrative, ndoshta e sheh më të madhe si godinë. Ishte një lajthitje.  

Kushtetuesja vendosi 9 me 0, se e panë që ishte një shkelje flagrante e hapur. Nuk është vendim përfundimtar, vendimi përfundimtar është në datë 31 tetor kur do gjykohet në themel shkarkimi i Erion Veliaj. 

Këta bënë vendim të ndërmjetëm dhe në 31 tetor do bëhet gjykimi me themel i shkarkimit të Veliajt.  

Nëse në 31 tetor Gjykata Kushtetuese do thotë që shkarkimi është në përputhje me Kushtetutën, zgjedhjet do mbahen në datë 9 nëntor. Janë zgjedhje të pjesshme.  

Mendoj se në gjykimin me themel do rreshtohen rresht. Ata lanë duart me Begaj që bëre gabim që i dekretove zgjedhjet pa u shprehur ne. 

Gjykimi me themel do i japë të drejtë Ramës, ke qenë në kushte normale për ta shkarkuar. Në datë 31 do shqyrtohet shkarkimi që bëri Rama. Vendimi i Këshillit Bashkiak ishte nul.  

U rrëzua dekretimi i datës së zgjedhjeve pa marrë formë të prerë shkarkimi", th ai. 

8 Komente

  1. M
    Muslim Gjerrizi

    O Gjeriz studiosh , kujt gjykate kushtetuese ti besojme pasi per te njejtin problème kjo gjykate ka dhene dy vendime te ndryshme .... ke mémoire court si peshku o laluc .

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,,

      Gazeta Tema perdite ka, Murrizi,Manjani, Dash Sula dhe Kokakari

      Përgjigjjuni
    2. A
      ADRIATIK:

      Nje veteriner medioker flet si konstitucionalist exelent.Nuk ka turp ky njeri qe i mer neper goje te gjithe.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zaza

        Karrocier katuni o murro Rri rehat pastro leket e tan shehut me sacra coronen Pleh

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          O te pjerdhca mu ne mendje, qe shikon Begajn te cilin e mbeshtesin 83 deputet e te shpeton shurra te permendesh krimet e familjes mafioze non grata.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Nga te duash sille Tirana duhet te beje zgjedhje per kryetarin,sepse do rrije pa kryetar deri ne 2027.Sa kohe ka qe sillen me Partizanin e Sales,asnje seance nuk eshte zhvilluar.Spaku do t'a kete te veshtirë me Veliajn,se nuk eshte hu gardhi dhe akuzat e prokurorise jane vetem dyshime Sa kohe u deshen te denonin Tahirin,pa asnje prove vetem ti bejme qefin amerikaneve dhe opozites.

            Përgjigjjuni
            1. O
              O

              E po te japi mendje dhe Murrizi,llapaqeni I Sali Hales,hiqet medemek I mosvarur,por asnjehere te vetme nuk I ka denuar krimet e shpellarit te Vicidolit.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nata

                O Murriz , nje pyetje kisha: a e beri shurren pula?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje