Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

15 Shkurt 2026, 21:30Politika TEMA
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për

Rreth 550 ligje të identifikuara deri tani do të duhet të realizohen brenda më pak se dy vite në Shqipëri për të mbyllur bisedimet e anëtarësimit. Eksperti i integrimit Gledis Gjipali e sheh sfidën e volumit edhe në thellësinë e procesit.

“Është futur tashmë një procedurë e përshpejtuar e miratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit që mund të shpejtoj procesin por mund të cenoj cilësinë dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse më pas cilësia do të thotë dhe vonesa në kohë”, u shpreh Gjipali.

Ndërkaq hapësira e vetme për të negociuar, pra koha e hyrjes në fuqi të ligjeve duhet përdorur po ashtu me kujdes mendon eksperti.

“Pozicioni negociues nuk është vetëm i Shqipërisë por vetëm pozicioni negocues i BE. Nga identifikimi i tyre shohim që për pjesën më të madhe të tyre kërkohet një detajim nga pala shqiptare. Hapësira e negociatave është e kufizuar dhe është pikërisht tek periudha tranzitore me disa përjashtime specifike që BE të mbështet në këtë pjesë, qoftë me fonde qoftë me asistencë teknike për ta bërë sa më të butë këtë tranzicion”, tha ai.

Por procesi nuk është dhënie automatike afatesh të zgjeruara nga Bashkimi Evropian.

“Kërkohen të detajohen fillimisht si është arritur tek kjo periudhë e kërkuar nëse është 5 vjet, 7 vjet. Në këtë këndvështrim BE ka kërkuar një plan të detajuar për direktiva apo çështje specifike se si Shqipëria do të arrij brenda asaj periudhe të kërkuar”, tha eksperti.

3 Komente

  1. Z
    Zeus

    Ky vend nuk meriton te jet as pjese e African Union e le me European Union.

    Përgjigjjuni
    1. J
      JAK PËRLALA.

      Ne jemi pjesë e EUROPËS,por standardet e jetesës sonë kanë shumë mangësi. Ligjet janë shumë të përparuara,por nuk zbatohen.Shiu dhe goditjet marrin të dobtit jo të pushtetshme.Ka sistem monarkike,ku k

      Përgjigjjuni
      1. T
        TONI

        MERRE ME MEN BULLGARIA.RUMANIA QE JAN VENDE TE VARFURA SE NA SHQIPERIA JENA LULE NE KRAHASIM ME TA .POR S KENA SHTET .E SA PER EUROPEN EUROPA ASHT VETEM NJE BIZNES ASISAN MA TEPER

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje