Intervista e fundit e ish ambasadorit gjerman para se të vdiste: Enver Hoxha mund të vriste edhe nënën e tij!

13 Korrik 2025, 19:10Politika TEMA

Intervista e fundit e ish ambasadorit gjerman para se të vdiste: Enver

2 korrikun e vitit 1990, me të vetmen armë në duart dhe zemrat e tyre shpresën, shqiptarët mposhtën frikën e rrënjosur thellë në deje prej regjimit ndoshta më të egër komunist të Europës Lindore, dhe zgjodhën t’i dorëzohen të panjohurës.5 mijë vetë mësynë ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë, pa asnjë garanci se nuk do të ktheheshin në viktimat e shteti hakmarrës diktatorial, që edhe pse dukej në grahmat e fundit, për individin rebel mbetej një kërcënim. Pjesa dërrmuese e tyre, mbi 3.000 persona, arritën të hynin në ambasadën gjermane, territori i së cilës u kthye në atë moment për ta në Tokën e Premtuar.

Njeriu që çeli ambasadën gjermane në Shqipëri në 1987-tën, ishte ai që tre vjet më vonë do të kthehej në dëshmitar e njëkohësisht, edhe protagonist të të paimagjinueshmes, duke i hapur dyert e godinës së re të sapo përfunduar të këtij misioni, e duke i ndihmuar të hynin njerëzit e etur për liri dhe për një jetë më të mirë në Perëndimin e Artë.

Ish ambasadori Daum, ishte nga të paktët që parashikoi shembjen e regjimit. Në intervistën e tij të dhënë pak para se të ndërronte jetë, diplomati rrëfen për gazetaren e Top Channel Irida Vasia, sesi i përjetoi vitet e fundit të regjimit komunist në Shqipëri më në krye Enver Hoxhën, për të cilin thotë se ishte i aftë të vriste edhe nënën e tij.

Gazetarja: Zoti Ambasador, ju ishit diplomati i parë gjerman që hapët ambasadën gjermane në Tiranë në vitin 1987. Si e mbani mend Tiranën e asaj kohe? Çfarë dinit për Shqipërinë më parë? Kush ju priti këtu dhe si i përjetuat vitet e fundit të regjimit komunist në vendin tonë?

Daum: Kjo është një pyetje që kërkon rreth tre ditë përgjigje të pandërprerë, tri ditë të plota. Por  po përpiqem ta përmbledh shkurt: Unë u prita shumë mirë nga zyrtarët, nga qeveria. Ata shfaqën shpresë të madhe për marrëdhëniet me Gjermaninë. Por e kuptova shumë vonë se populli shqiptar në fakt, vetë nuk kishte asnjë mënyrë për të më mirëpritur. Shqiptarëve nuk u lejohej të flisnin me të huaj, nuk duhet të shiheshin me të huaj. Nëse kjo ndodhte, ata merreshin në pyetje nga policia dhe Sigurimi.

Gazetarja: Si ju ndikoi kjo atëherë?

Daum: Fillimisht nuk e vura re. Qeveria e kishte të lehtë, sepse kishte shumë pak të huaj në vend dhe shumica prej tyre, përveçse ishin vërtet shumë të paktë, nuk është se ishin dhe aq të interesuar për Shqipërinë. Unë isha i interesuar. Atëherë flisja dhe gjuhën, se e kisha mësuar. Tani fatkeqësisht tani e kam harruar.  ( Qesh). Por qeveria kishte vënë në skenë një shfaqje të madhe, një komedi. Dhe aktor ishte populli shqiptar. Kundër vullnetit të tij. Shqiptarët duhet të bindeshin, duhej të luanin rolet e tyre në atë komedi. Sepse përndryshe, përballeshin me një shtypje të egër.

Gazetarja: Pra, e shihnit si një mizanskenë të madhe politike…

Daum– Nuk ishte realiteti ai që shihja, por një vepër teatrale… M’u desh goxha kohë për të kaluar  përtej asaj “perdeje” dhe për të parë çfarë fshihej prapa asaj skene të rrezikshme për shqiptarët për shkak të terrorit që ushtrohej nga regjimi ndaj çdo njeriu normal, çdo punëtori të ndershëm në Shqipëri.

Gazetarja: Ndërmjet viteve 1987 dhe 1990, cilin udhëheqës të regjimit keni takuar? A jeni takuar me Ramiz Alinë dhe cili është opinioni juaj për të si pasues i Enver Hoxhës?

Daum: Unë jam diplomat, i tillë isha dhe atëherë, kështu që natyrisht më është dashur të takohem me zotin Ramiz Alia dhe me të gjithë ministrat, me të gjithë ata që kishin një funksion me përgjegjësi. Opinionet e mia personale ishin të parëndësishme, por sjellja e zyrtarëve, veçanërisht e Presidentit Alia, ishte pjesë e asaj komedie që luhej. Qeveria shqiptare përpiqej të krijonte dhe të transmetonte imazhin e një shteti normal dhe të një qeverie normale. Më është dashur të paktën një vit që të kuptoja realitetin pas asaj që thuhej dhe asaj që veprohej, dhe çfarë njerëzit detyroheshin të duronin.

Gazetarja: A e konsideroni atë më të moderuar se Enver Hoxhën?

Daum: Po, natyrisht. Mendoj se janë shumë pak njerëz në botë që nuk janë më të moderuar se Enver Hoxha. Enver Hoxha ishte një vrasës masiv; ai vrau…Unë do të thoja, nëse do të duhej, ai do të vriste edhe nënën e tij. Gjatë luftës, ndoshta mund të ketë qenë një lider i respektuar i rezistencës, nuk mund ta gjykoj këtë. Por sapo erdhi në pushtet, u bë i pamëshirshëm. Dhe nga ato që kam lexuar dhe dëgjuar, jeta njerëzore për të nuk vlente më shumë se ajo e një mize apo e një milingone.

Gazetarja: Çfarë doni të thoni me atë se ai mund të vriste edhe nënën e tij?

Daum: Mendoj se ka një listë të gjatë njerëzish të cilët ai i ka çuar personalisht drejt vdekjes – jo duke ua prerë fytin vetë, për këtë kishte xhelatët e tij – por duke dhënë urdhra për t’i vrarë. Dhe duke dërguar nëpër kampe si ato të përqëndrimit me dhjetëra mijëra shqiptarë që mendonin ndryshe, që besonin në Zot, për shembull,. Enver Hoxha është pa dyshim një nga diktatorët më të mëdhenj të shekullit XX dhe ndër më gjakatarët.

15 Komente

  1. J
    Jari N

    Prandaj iku në Pith të kurvës ky Ambasadori shoku i Sali Non Grada, qoftë i xhehenemit.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bummm.bumbum

      Nuk e përmendi gje saliMutajn e as edvinDr0gën, edhe gazetarja nuk e pyti. Realiteti i kohës së qoftlargut ësht sikur korea e variut sot. Fakti që kemi kta plera në parlament ësht pjell e asaj diktature çnjerëzore. Pse u bën shtetet e tjera e nuk u bë Shqipria? Thjesht sepse ran në ujdi srbi alia me srbin saliMutaj. Pardesyt ngjyr bezh ti ndoshta nuk I ke par , G. Pashko e ktheu turmën që mos të goditej blloku... do ishte ndryshe historia. Tani ky palloshi as nuk ka plan Zhvillimi biles do ta coptoj shqipërin me shtet leshi bektashinjsh sikur graqirat dje edhe srbt pardje. Ësht krim që jemi të fundit në ballkan edhe në evrop vetëm Moldavis ja kalojm . Ty sikur të shau babën. Hapni veshët e dëgjoni ata që kan përparuar e aq më tepër Gjermanët qe qen të parët që na ofruan ndihma konkrete , Adil Çalçani ( 1 idjot komplet) y tregoi plagën në këmb dhe nuk pranoi bashkpunim me Gjermanët për metalurfjikun e mbeti that kur ikën . Kinezët . Të fkasësh keq për ktë bjeri të vret perëndia se në 800m² strehoi dhe detyroi shtetin diktatorit të jette garanci për largimin e atyre që ishin futur në ambasada. Historia më e dhimbshme shiptare ka qën exodi i korrikut dhe ambasadat. Ky e meriton statujën e jo Q. Ataturku or ti I xhenetit.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gjerman i Borovës

      Gjynaf, por paska qënë idiot i diplomacisë dhe politikës.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nivel i ulet intelekti per nje ish ambasador

        A i beri Enveri Shqiperise demin e madh qe i ka bere Saliu? Ky ish ambasadori gjerman gjette rahmet, por te kishte sqaruar nga doli ne konkluzionin se Enveri mund te vriste nenen e vet. Ka dy mundesi: 1. Tia kete thene miku i tij Sali nongrata, ose 2. Ti jete dukur Enveri si Hitleri, gje qe askush me tru ne koke nuk e ka artikuluar deri tani.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vjosa

          Vdiqe duke sharë Enver Hoxhën zoti Fashist .Të zuri haka e Enverit dhe vdiqe si qën i vetëmuar.Enveri bëri gabime dhe vrau gjithë bashkëpuntorët e babait tënd që u çmënd dhe donte të shfaroste gjithë njerëzimin.Do të pyesja po të mos kishe kthyer patkonjt nga Dielli ,mos vallë babai juaj ka lënë gjëkundi brinjët këtu në Shqipëri ?se gjithë ky mllef nuk ka shpjegim tjetër.Ju thoni për një udhheqës që e përcolli i gjithë populli me lotë e dhimbje se mund të vriste dhe nënën ,atë të cilën e respektoi si askush tjetër me respektin dhe dashuri më të madhe.Ti diplomt se kupton dotë si fashist ç'është dashuria për ANENË.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sllavo Komunistet Turko Mongole

            Ce paske dhie ate emen t'bukur Vjosa..gjynah kush ta ka dhane..meritoje PIONJERE ose RILINDJE/RIPJELLE

            Përgjigjjuni
          2. A
            Andrea

            S'e ka keq! Vrau Burrin e motrës: Bahri Omarin, i cili e strehoi 2 vite në shtëpi gjatë Luftës; Vrau Riza Selfon, financuesin dhe borxhdhënësin e tij. Dhe vrau e burgosi dhe sa e sa, bashkëqytetarë dhe kushërinj të tjerë, Omer Nishani, Musine Kokalari, etj., (veç mijërave të tjerëve që s'i kishte asgjë)!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rezi

              Sigurisht që kështu i takonte të fliste, ishte gjerman dhe mbase me rrënjë tek nazizmi që nuk arriti qëllimin të sundonte botën. Nuk e di vitin kur e ka bërë intervistën, por ky ishte fundi i atyre që i shkaktuan plagë Shqipërisë. Vetë thotë se vetëm një vit kishte, erdhi me mision dhe karma ju kthye. Askush s’do hynte në ambasadë po mos të hapte derën ky dhe t’i thërriste. Ku janë sot ata të 2 korrikut? Bëni një analizë objektive, jo bardh e zi, dhe nxirrni përfundimin: kush e nxiti shkatërrimin? Sa për Enver Hoxhën, iku i nderuar si bir dhe udhëheqës i popullit, kur ky erdhi kishin kaluar 5 vjet nga vdekja e tij.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cuku

                O te dhjefsha ambasadorin e bythes ..........qenke Agim Nesho gjerman or bole .............me diplomate injorante si puna jote Enveri fshinte bythen

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trapajane hesapi

                  Ènveri nuk ka vrare ASNJE. Te gjithe Jane denuar nga gjyqi, ne emer te ligjit. Hapi dhe beni publike dosjen e procesit gjyqesore. U denua kunati? Edhe se I thane te nderhynte, cdo gje e la ne kompetence e organeve ligjore. E keni degjuar ate kengen qe kendonte populli? "... Tradhetaret porsi Miu, I denon Bedri Spahiu"... Pra, se pari, ishin Tradhetaret, bashkepuntor e te fashizmin, kriminel e lufte. Se dyti, akuzat I bente prokurori, Bedri Spahiu. ASNJE vendimi denim nuk merret Partia. Po, Partia diskutonte, analizonte, distancohet si Parti nga akti I tradhetise ndaj atdheut.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bummm.bumbum

                    Ju që komentoni nga nostalgjia për qoftlargun jeni për gjyna ose siç i thon më sakt njerëz të ngurt. Nuk devijoni kollaj nga mësimet e partis. Dje ishte. Etëm 1 dhe u shtuan si kanceri 149 parti për nji popullsi 3milio. mllefi dhe kokfortësia ju karakterizojn ju e krejt brezin nga 49-70. Aq frik ju kallte shteti saqë i tregoni edhe me mburrje " atëher kishte shtet" , po ju jeni ata që spiunonit njëri -tjetrin kudo. Edhe te rradha e bukës apo te djathi e mishi me tollon radha e question zihej me kanoçe që në 4-5 am. skini dal nji her nga fshati juaj . Shqipria për nga urbanistika dhe zhvillimi ësht komplet fshat rrumpall keni nji feudal me pourrez e atlete që u lapihet italianve e më karagjoz nuk e bën nëna. Kishit nji armik antishqiotar , dobiç Srbi që i vuri flakën shqipris per dobi të srbve. Dhe e votuhat 2 her herën e dyt koloi në extrem. Akoma justifikoni diktaturën e qoftlargut dhe më e keqja se e krahasoni me Salimutajn. Po kush e vuri saliMutajn në krye të pd-së? Gjonajt me R.Alin dhe pakti mes tyre u shpëtoi lëkurën. Dhe kta vjedhin sot aq sa i fusin nëpër tubacione ajrimi . I dalin videot me zë e figur dhe I mohojn . Vrasin dëshmimtarët u bëjn dhurata gjukatsve dhe prokurorve dhe nuk I ndëshkon kush. Kush nuk pranon , korigjon dhe eliminon gabimet e mëparshme ësht I destinuar ti përsërisi . Kaloni mir dhe mos ja hidhni fajin gjermanit e USA-s. E as Melonit. Po hap.i syt e mos prisni nga bota.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kriminel i pashoq

                      Enver Hoxha ishte një tiran dhe kriminel që për nga shpirtligësia mund të krahasohet edhe me Hitlerin. Asnjë lloj demokracie apo të drejtash të njeriut nuk ekzistuan në kohën e tij. Vrau pa mëshirë miq dhe armiq. deri edhe shokët e tij të afërt të luftës. Lista e krimeve të tij është e pafund. E filloi me Anastas Lulon dhe e përfundoi me ish-ministrin e tij të brendshëm. Ngado i fanepseshin tradhtarë dhe armiq. Ka dënuar njerëz edhe për një fjalë goje. Dënonte po ashtu edhe rrethin e tërë familjar për një person që ai e shpallte armik! Nuk gjej fjalë që të shpreh gjithë mizorinë që mbante brenda vetes së vet ai diktator i çmendur.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sali Suma

                        Vari lesht, nje diplomat qe vdes nga viagra...mori ate qe lypi megjithese me pak vonese.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bummm.bumbum

                          Nuk ma merr mēndja se ke lexuar ndonji libër perveç zhgarravinave të qoftlargut. Ose je kopil i djegur . I shtypur atëher edhe më I shtypur sot se ske as ku ankohesh. Të iku jeta rradhave nëpër gjykata e zyra . Rri gjith ditën lulishteve e pret kur tët bjeri ndonji tull nga qielli. Në 87 sapo kish kthyer patkonjt nga qielli qoftlargu as 2 vite skishin kaluar. Ke bër yje me tulla të kuqe të kujtoje ditlindjen e qoftlargut që në shtator or qyq. Nji në shkoll apo uzin edhe 1 në lagje mundsisht me béton që mos ta prishte kush . E ke qar qoftlargun si familje e ke mbajt zi 5 vite rresht. Portretin edhe sot e ke te salloni. Mbaje fort se nesër do qash edvinDrogën e ca të tjer do qajn SaliMutajn . Ja ky ësht krimi që ju ka mbjell diktatura e nuk I shpëton dot se ashtu je brymosur e s'ke shërim. I thua tjetrit Nazist vetëm pse ka lindur në gjermani dhe jam i sigurt që nuk ke shkuar ndonjiher dhe nuk ja ke iden jetës pa kumandar. Tung

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            PPSh

                            Enverit i ndenjen gjithe berberet e botes me brisk ne dore kush e kush tja rruente i pari , ja rruajten Ducja , Hitleri jot o bytheqire , Titua i kosovareve , etj etj per 45 vjete rresht .

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje