INTERVISTA Pëllumb Xhufi: Dallimi mes artistit Kristaq Rama dhe "djallit" Sali Berisha. I pari qytetar i heshtur, tjetri një katundar shtirak

27 Shkurt 2023, 09:27Politika TEMA

INTERVISTA Pëllumb Xhufi: Dallimi mes artistit Kristaq Rama dhe

Akademiku Pëllumb Xhufi analizon në këtë intervistë për gazetën DITA situatën aktuale politike. Profesori thotë se sot PD është kthyer në kënetë ndërsa në PS ndjehet era e kënetëzimit.

Ai pyetet edhe se si duhet punuar që problemet e shoqërisë shqiptare të zvogëlohen dhe punët e Shqipërisë të shkojnë më mirë në të ardhmen.

– Profesor Xhufi, si një intelektual dhe njohës i zhvillimeve të shkuara dhe të sotme të Shqipërisë, a e konsideroni normale situatën aktuale të tensionuar politikisht që po përjetojmë?

– Unë mendoj se tensioni politik për të cilin pyesni, ka të bëjë thjesht me dy persona dhe grupet e tyre të interesit. Ai nuk arrin të shpërndahet në dejet e shoqërisë shqiptare. Kjo tashmë e ka  kuptuar se “lufta” mes kinse të majtës dhe kinse të djathtës është një farsë ku dy grupime pa din a pa iman llogarisin të kanalizojnë e të amortizojnë tensionet reale të shoqërisë së zemëruar shqiptare.

Kjo farsë cinike e luajtur në kurriz të demokracisë e të shqiptarëve, u institucionalizua me paktin amoral të vitit 2008, me të cilin Berisha e Rama modeluan një sistem politik të mbyllur dhe autokrat që siguronte pushtetin e tyre deri në amëshim.

Sot, vlerësimi i publikut për dy partitë kryesore ka rënë në pikën më të ulët, e megjithatë, falë  atij sistemi të rakorduar falë ndërmjetësimit të lavjerrësit të përbashkët politik, Kastriot Islamit, është e pamundur që në tregun e politikës të dalin alternativa ndaj dy partive kryesore dhe garniturave të tyre butaforike. Kanë kaluar 15 vjet nga ajo kohë dhe sot janë vetë PD dhe PS që po paguajnë harxhet e çorbës që kanë gatuar.

PD është kthyer në një kënetë, që më kot “lideri historik” Sali Berisha përpiqet ta trazojë e ta gjallërojë. PS nga ana e saj, pas 10 vjetësh në pushtet të shpenzuara kur mirë, kur keq dhe kur keq e më keq, është në fazën e fundit të fermentimit, dhe qysh tani edhe tek kjo parti kanë filluar të ndjehen erërat e qelbura të kënetëzimit.

– Sali Berisha, në krye të një fraksioni të partisë së tij, ka disa kohë që flet për një “revolucion paqësor” që mund të kulmojë më 3 mars. A i besoni një revolucioni të tillë dhe sa paqësor mund të jetë ai? Kam parasysh, që për revolucione paqësore flisnin edhe Mahatma Gandi i Indisë, edhe Ibrahim Rugova i Kosovës. Sa i ngjashëm është Sali Berisha me këto dy personalitete që përmenda më sipër?

– Duke lënë mënjanë tipologjitë e soft-revolucioneve (industrial, kulturor, seksual, teknologjik etj.), revolucionin e z. Berisha mund ta fusësh në dy kallëpe, në atë të “revolucionit bolshevik” dhe akoma më shumë në atë të “revolucionit fashist”.

E shpjegoi ai vetë para dy ditësh se ç’kupton me “revolucion paqësor”: “Revolucionin paqësor nuk e bën populli: e bëjnë drejtuesit idealistë e të vendosur, populli vetëm vë firmën në fund”. Dhe vërtet, revolucionet fashiste në Itali e Gjermani i bënë dy mendjeprishur me një grusht njerëzish të ndërkryer, që shfrytëzuan gjendjen depresive të shoqërive italiane e gjermane pas Luftës I Botërore.

Përfituan prej saj për të përhapur klimën e frikës e të terrorit me aksionet e tyre skuadriste kundër kundërshtarëve politikë, kundër intelektualëve dhe hebrejve. Pastaj, çuan në votime të detyruara e të kontrolluara popujt e tyre të sfilitur nga vitet e luftës e të tmerruar nga perspektiva e luftës civile. Dhe erdhën në pushtet. Problemi për z. Berisha dhe “revolucionin” e tij është se a janë kushtet sot ato të viteve 1920? A është ai vetë i krahasueshëm me figurën mjerane të “kapterit të Mynihut” apo të gazetarit të uritur të Romës?

Z. Berisha nuk vjen nga hiçi. Është kryeautori i sistemit antidemokratik, antinjerëzor e kleptokratik të instaluar në këto tridhjetë vjetët e fundit.

– Akuza kryesore e Berishës kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij është korrupsioni. Sipas Berishës kjo është qeveria më e korruptuar në Europë dhe ndoshta në planet. A është kjo një kauzë për revolucion nga PD?

-Fatkeqësisht për të, akuzat për hajni të Berishës për Ramën e për këdoqoftë tjetër, të sjellin në mend vargjet e njohura të Majakovskit, që me ndonjë ndryshim të vogël thonë kështu: “Ti thërret ‘kapeni të korruptuarin’, dhe ne e kuptojmë se bosi i të korruptuarve je ti”! Kështu, të mjerët njerëz nuk dinë ç’të bëjnë: t’i bashkohen revolucionit demokratik të z. Berisha, i cili, nisur nga precedentët, mund të devijojë në plaçkitje të ndonjë ministrie, shkolle a spitali.

Apo të shpresojnë se një ditë, kur mjekra t’i jetë zbardhur plotësisht, z. Rama më në fund do heqë dorë nga ideja fikse e bashkëqeverisjes me kryehajdutërinë e bashkuar socialisto-pëdëiste?

– Berisha e akuzon Ramën si pinjoll të diktaturës komuniste, duke i përmendur vazhdimisht të atin, të ndjerin Kristaq Rama. Sa e besueshme është kjo akuzë, sidomos kur shqiptohet nga Berisha?

– Skulptori i Popullit Kristaq Rama ishte antipodi i pjellës së djallit, Sali Berishës. I pari ishte një qytetar i edukuar, i heshtur, human. Ishte aq modest, saqë ndryshe edhe nga i biri, gjatësinë trupore e përjetonte si barrë e tepri.

Në krahasim me të ndjerin Kristaq Rama, Doktori mbetet një katundar dinak, shtirak, i babëzitur, mizor, me mendje të trazuar e me gjuhë të përgjakur. Kristaqi, e fisnikëroi vendin, nga Tropoja në Sarandë, me kryevepra që përjetësojnë në bronx, mermer e gur ngjarje e figura udhërrëfyese të historisë sonë kombëtare. Saliu e mbushi vendin me kufoma, mbolli urrejtjen e shqiptarit kundër shqiptarit dhe në marrëzinë e tij ndezi dhe vazhdon të ndezë flakët e luftës civile. Regjimi komunist e futi Kristaq Ramën në parti e në kuvend për shkak të talentit e veprës së tij, jo për partishmëri apo fanatizëm partiak.

Këto i kishte me bollëk Doktor-Agjitatori. Ky, nuk ka lënë rast pa shpërndarë helmin dhe vrerin e tij  mbi emrin e nderuar të Kristaq Ramës. Figura e Skulptorit të Popullit edhe sot, nga bota e përtejme, e torturon  urlatorin e fushë-Tropojës me  mirësinë, epërsinë morale dhe heshtjen gjëmuese të monumenteve të tij. Megjithatë, sulmet e Doktorit kundër figurës së Kristaq Ramës “komunist”, kanë arritur një farë rezultati tek i biri i tij, Edi, i cili duket aq i kompleksuar nga yxhymet e Doktorit, saqë një pjesë të mirë të mandateve qeverisëse e ka shpenzuar duke u përgjëruar dhe duke dhënë prova për “antikomunizmin” e tij.

– Megjithatë, shoqëria shqiptare ka probleme jo të vogla. Çfarë duhet bërë që këto probleme të zvogëlohen edhe më shumë, pasi nuk besoj se problemet tona do të mbarojnë ndonjëherë?

-Fare e thjeshtë. Që punët të ecin mbroth, duhet që Presidenti të bëjë Presidentin, Kryeministri të bëjë Kryeministrin, deputeti të bëjë deputetin, prokurori prokurorin, sipërmarrësi të bëjë sipërmarrësin, polici policin, doktori doktorin, profesori të bëjë profesorin, qytetari të bëjë qytetarin dhe fshatari të bëjë fshatarin.

E në fund, që gjërat të fillojnë të vihen në vend, duhet që hajduti të bëjë… burgun! Secili të bëjë punën për të cilën është kompetent e për të cilën paguhet, secili të gëzojë e të kërkojë të drejtat që i njeh ligji dhe Kushtetuta, secili të shlyejë detyrimet ndaj shtetit, ndaj familjes e ndaj shoqërisë në bazë të ligjit e të moralit publik dhe, në fund, secili të heq kusuret për mëkatet që mund të ketë bërë.

– Më shkruajnë miqtë e mi: Pyeteni mikun tuaj profesor Xhufin për perspektivën e afërt dhe pak më të largët të këtij vendi. Si t’u them atyre?

– Shikoni, profesioni i historianit nuk më lejon të spekuloj mbi të ardhmen, gjë që mund ta bëjnë shumë mirë politologët e futurologët. Gjithsesi, një objektiv madhor i së ardhmes së afërt të shqiptarëve është tashmë i njohur, i shpallur dhe fatmirësisht i sigurt: hyrja në Bashkimin Evropian. Por për të shkuar atje, ne duhet që sot, sa më shpejt, të shlyejmë llogaritë me të shkuarën.

Prandaj, sytë dhe veshët duhen hequr nga fenomeni “dehës” Big Brother e duhen drejtuar tek faktori “esëll” SPAK. Si shumica dërrmuese e shqiptarëve, edhe unë mendoj se e ardhmja e Shqipërisë dhe ritmet e progresit drejt saj varen nga triumfi i Drejtësisë.

66 Komente

  1. A
    Adhurues

    Faleminderit profesor,konçiz,dhe i saktë

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marin

      Profesori dhe Akademiku Pellumb Xhufi ben mire te shikoje "Oborrin" e vet, ku mashtruesi dhe shpifaraku Hasan Bello po hedh balte pa asnje dokument mbi heronjte demokrate te popullit shqiptar, per te fituar graden e Profesorit ne Institutin Zogist te Historise se Shqiperise.

      Përgjigjjuni
    2. k
      komentues i Gazetës Tema

      Fjala e fundit eshte drite e te ardhmes; kollonat e demokracise qe i shkaterroi dobiçi sheqeres me plepat e drejtesise, ngelet vete drejtesia. Vetem ajo e ben Shqiperine, prandaj qytetaret per pergjegjesine qe kane per vete te tyre, duhet te bejne ate "revolucion" ne dyerte e drejtesise edhe sikur tu vene flaken atyre qe jane brenda apo ne vilat e majme qe i kane vjedhur popullit. Ky popull po nuk tmerroi prokuroret, gjykatesit dhe avokatet qafederra, s'ka te ardhme!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spiridhoni

        Bravo kadeti i dhjere Bigler. Hunden e paske te zene kur ishe me LSI, shyqyr tu hap tani e ndjen edhe eren e kenetes. Po nje pietje o zoti kadet, cfare ere vjen andej nga akademia? Apo leku nuk ka ere, thone.

        Përgjigjjuni
      2. t
        thesaret dhe maskarenjt ne politike

        nji shkrim i balancuar i xhufit dhe natyrishte realist . per partine ali babs asnji tingull .mesiguri qe e mendon ali baben mutaj brenda byths birishit ,prandaj se permend ,por c'rendesi do kishte ! e rondsishme eshte se me ne fund thot dicka te vertete i flet realitetit

        Përgjigjjuni
        1. S
          Studenti

          Me pelqeu jashtezakonisht intervista e prof. Xhufit. Shqiptaret kane nevoje te degjojne mendime te tilla te vyera qe te mbajne qendrim e duhur karshi politikes ne menyre qe te bejme Shqiperine nje vend normal le te beje secili detyren e tij sa me mire. Pergezime professor!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arli

            Ka « haruar » të pëmëndë LSI-në, ku Xhufi ishte Zv/Kryetar, pra zëvëndësi i Metës! Një historian nuk duhet të meret me politikë, sepse politika është koniukturale, ndërsa historia nuk është. Për këtë arsye, politika ja ul vlerat historianit Xhufi.

            Përgjigjjuni
          2. k
            klodjan

            Kemi akoma te bejme me nje palo politikan si sali berisha , nje kriminel dhe nje vrases jetesh dhe endrrash

            Përgjigjjuni
            1. t
              titi

              e ka then tamam sali beria eshte djall per shqiperin

              Përgjigjjuni
              1. t
                tosi

                e vertet opozita eshte 0

                Përgjigjjuni
                1. y
                  ylli

                  opozita eshte zhytur ne kenet po me ato qe po ben po zhytet akkma dhe me shume posht

                  Përgjigjjuni
                  1. "
                    "BOHOTINA"

                    Nje nga intervistat me te mrekullueshme qe kam lexuar. Shyqyr qe nuk pash ujra siç flitet ne intervista rendom. Bukur mire patriot...

                    Përgjigjjuni
                    1. z
                      zhaku i pamposhtur

                      Bla bla bla bla..si nuk keni turp qe mashtroni kete popull...'fshati digjet e kurva krihet..'ceshtja shqiptare eshte ne nje dileme kritike te historise ndersa politika e tiranes e ka lene veten e saj jashte Duke e lene te vetme Kosoven ndersa keta pseudo historiane pseudogazetare e pseudo akademike I bien fyellit per te pergjumur popullin..sa turp .Shqiperia po lengon njelloj si ne ditet e fundit te atij pacientit qe vuan nga nje forme te rende kanceri dhe keta qe e mbajne veten si intelektuale te ketij vendi ne vend qe te japin kushtrimin e bashkimit mbarekombetar pi I bien sirenave te pergjumjes se thelle.o Xhuf po u be bajate ajo loja ps-pd apo rama-berisha ...nuk hate me me asgje sepse eshte nje gjelle bajate dhe shume e felliqur prandaj mos u mundo ta ringrohesh e tua serviresh shqiptareve akoma edhe njeher..turp turp turp shtet I rrenuar e sharlatan popull I dorezuar e komb I tradhetuar..

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zhaku eshte mposhtur ka shekuj

                        Zhaku eshte mposhtur ka shekuj

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          saliu duhet te shpallet terrorist

                          Zhaku,bej yzmet dafllakut se nga ajo ke bere hajer ti se kur flet per politik,edhe saliu nuk te ka hedhur ndonje kocke per ta lepire,prandaj lepi ate fishkaraqin e saliut po ju be si kocke

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Li

                            Kur nuk kupton profesorin pse komenton e behesh qesharak Ta them miqesisht

                            Përgjigjjuni
                          2. M
                            M'hill Lèpusha

                            E dija qè zotèria Xhufi èshtè njè Historian i talentuar por sot nè kètè intervistè tè tijè AI èshtè dhe njè Skulptor, i Fjalès natyrisht. E ka skalitur me aq talent pèrshkrimin e Skulptorit tè ndjerè nè antitezè me atè Bajgèn e Tropojès. Tè Lumtè Xhufi, kjo intervistè èshtè njè oksigjen i pastèrt nè llumin e ndyrè mediatik qè sundon nè Shqipèri. Show must go on!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pena

                              Yyy o zhak, fare e keqe,

                              Përgjigjjuni
                              1. g
                                graziano

                                Respekte Akademikut Pëllumb Xhufi. Atdhetar me integritet profesional.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nje anonim, si ai qe pyet Xhufin

                                  E morem vesh kush pergjigjet, po a ka ndonje emer ai zoteria qe pyet? Nese nuk do qe te identifikohet, pyetsi, le te mos perdore "une mendoj", "nuk besoj" apo "me shkruajne miqte e mi" Pergjigjet e profesor Xhufit jane me peshe pavaresisht kush eshte fantazma qe pyet.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. z
                                    zhaku i pamposhtur

                                    Lepijeni kocken lepijeni se ka goxha shije ajo dhe ne kete drejtim ju kuptoj deri diku ju kockelepiresit apo militantet por nje gje nuk e konceptoj dot..pra ju mundoheni te fajesoni berishen per cdo gje dhe harroni se qeverrisni qe nga 2013..edhe une jam I mendimit qe saliu ishte nje e keqe e madhe per kete vend prandaj edhe populli ju besoi juve 'rilindasve'.por ju harruat ta kapni timonin dhe vrapuat drejt kockave duke e lene anijen ne kursin e perplasjes se pashmangshme me shkembinje e thepisur...dhe koha tregoi qe 'gjigandi' juaj I ka bere deme te pa imagjinueshme ketij kombi ,shume here me keq se sali berisha..largimi masiv apo zbrazja e shqiperise eshte 'merite' e edi rames pra ky edhte arkitekti gjakftohte qe gjunjezoi kombin shqiptar me levizje teper ekzakte ..tani nese ishte 'zgjuarsia' e tij apo u ndihmua nga greket apo serbet kjo eshte nje dicka qe do qartesohet shum shpejt megjithate qellimit iu arrit..shqiperia ka marre rrugen e pakthyeshme te humneres dhe statistikat jane teper rrenqethese dhe aspak shpresedhenese..shqiperia po plaket me ritme marramendese .ate qe sllobodan miloshevici nuk ua beri dot shqiptareve me forcen e armeve edi rama e beri me nje gjakftohtesi mbreselenese dhe pa iu future gjemb ne kembe.natyrisht historia do ti japi vendin qe meriton edi rames por eshte per te ardhur keq qe ky popull nuk reagon sot duke ditur qe pesuam njehere nga regjimi komunist dhe I lame te pa ndeshkuar tutoret e ketij populli..nuk e di se kur do te zgjohet ky popull e ti tregoj vendin sharlatanit antishqiptar edi rama por demi eshte bere dhe fatkeqesisht eshte I pa riparueshem..do te vije dita qe edhe ju militantet kocklepiresa do te beheni pishman qe i jeni lepire gjigandit sharlatan por atehere do te jete teper vone e kocka do tju ngelet ne gryke. .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. ¿?

                                      "zhako.." Ne rr "M Shyri" ku une banoj, ca njerez qe shetisin qente e tyre, kur qeni ngre nje kembe rreze nje peme, ata i thone: "zhaku, kujdes se ben pis ambientin"

                                      Përgjigjjuni
                                      1. !
                                        !!

                                        zhaku qenit? Jo, mos e ofendo qenien e mrekullueshme ...

                                        Përgjigjjuni
                                      2. z
                                        zhaku krihet

                                        Zhaku me nallone,e keqa (per ty) e edi rames eshte se la sali komunistin rrugeve si zagar,edhe ty qe doje te formoje nje parti,por nuk ta varen as ato kurvat qe krihen edhe ata hamshoret e tu qe i ke ndruar nga cdo kombsi,ndersa te krahasosh sali shpellarin qe eshte misherimi i te keqes,me kristaq ramen ,eshte miopi

                                        Përgjigjjuni
                                        1. z
                                          zhaku krihet

                                          Zhaku me nallone,e keqa (per ty) e edi rames eshte se la sali komunistin rrugeve si zagar,edhe ty qe doje te formoje nje parti,por nuk ta varen as ato kurvat qe krihen edhe ata hamshoret e tu qe i ke ndruar nga cdo kombsi,ndersa te krahasosh sali shpellarin qe eshte misherimi i te keqes,me kristaq ramen ,eshte miopi

                                          Përgjigjjuni
                                        2. M
                                          Murriz

                                          Ky profe e ka quajtur kenete PS qe kur kaloi me Like Floririn,tani e gjykon ne proces “kenetezimi”?Nuk e di ne ka bere ndonje sondazh profja i historise per perceptimin publik te PS,ajo qe thote ne kete interviste me ato qe thone ustallaret e ketyre sondazheve eshte si te besh politike,eshte njesoj me ato qe thote Berisha.Me sa duket Profes nuk i ka dale akoma inati me PS,qe nga koha kur ne krye te PS ishte Nano….

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Adi

                                            Berisha eshte nje plak i poshter qe vetem mendjen per keq e ka

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tedi

                                              Rama nje qe punon per vendin e tij e berisha nje pler qe vetem ka vjedhur

                                              Përgjigjjuni
                                              1. O
                                                Olti

                                                Sa keq me vjen per kto plera qe kemi ne opozit

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Ani

                                                  Mos fol me ti se e dhjeve fare

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Eno

                                                    Po u kthyer perseri saliu me pushtet vendin e pushton holokausi

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Ani

                                                      Nuk mund te vij ne pushtet perseri nje kriminel si saliu

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Teo

                                                        Saliu eshte vrases a e kiptoni a jo

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. G
                                                          Gezimi

                                                          Xhufka - Nje ze i tredhur nga WC e kryeministrise.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Sali Ram Berisha

                                                            "Gezimi"! Jam shum i gzum qy mar pjes ne varrimin e babs tat.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. G
                                                              Gezimi

                                                              per ty or Ram - Une baben e kam gjalle, ti shko e qaj tet'ate Kristaqin qe e ke paditur si baben e Grigoraqit.

                                                              Përgjigjjuni
                                                          2. s
                                                            syçeluri

                                                            Bravo "Drita" qe kene marre ne interviste nje njeri qe ka se ç'te thote.Bravo Z Xhufi per te vertetat qe thua, po kujt ja thua

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. N
                                                              NYC

                                                              Professor Xhufi eshte nje nga zerat me te besueshem tani. Kristaq Rama ishte njeri i nderuar bashke me gruan e tij fisnike Ky katunari i Vicidolit eshte nje final e lufte nxites

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. L
                                                                Lirimi

                                                                Prof/Pëllumbi, të harxhosh kohën me berishën, është kohë e humbur. Jeni i nderuar i respektuar.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Avdi RAMA

                                                                  Ke qene dhe je i shēlqyer!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. L
                                                                    Lugu gjat

                                                                    Zhapjaku i pa cpuar. Kosova eshte shtet i pa varur dhe i del zot vetes. Kosova ka zhakun e saj ne krye.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. D
                                                                      Dhimitra fierre

                                                                      Jane mesuar te zvarriten qe diten e pare,te helmojne pastaj te vdesin. Rrojne te perulur me gjakun e te tjereve se ne burg do kalben fara e komunistave te mbetur te shek te 21.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. f
                                                                        fjale me mend, secili te beje pune e vete e ndreqe

                                                                        -Fare e thjeshtë. Që punët të ecin mbroth, duhet që Presidenti të bëjë Presidentin, Kryeministri të bëjë Kryeministrin, deputeti të bëjë deputetin, prokurori prokurorin, sipërmarrësi të bëjë sipërmarrësin, polici policin, doktori doktorin, profesori të bëjë profesorin, qytetari të bëjë qytetarin dhe fshatari të bëjë fshatarin. E në fund, që gjërat të fillojnë të vihen në vend, duhet që hajduti të bëjë… burgun! Secili të bëjë punën për të cilën është kompetent e për të cilën paguhet, secili të gëzojë e të kërkojë të drejtat që i njeh ligji dhe Kushtetuta, secili të shlyejë detyrimet ndaj shtetit, ndaj familjes e ndaj shoqërisë në bazë të ligjit e të moralit publik dhe, në fund, secili të heq kusuret për mëkatet që mund të ketë bërë.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. U
                                                                          Urrejtesi profesionist

                                                                          "Fjale me mend..." ke thene, dmth te funksionoje shteti ligjor shkurt...por....per shtetin ligjor jemi pak larg i dashur. Mjafton te lexosh disa komente te kuptosh se cfare urrejtje dhe mentalitet ndares dhe helmues eshte futur ne Shqiperi. Ose te tille kemi qene gjithmone. Nderkohe njerezit (pjesa me pozitive e tyre) punojne ne heshtje te rregullojne jeten dhe mireqenien e familjeve dhe ja kane arritur, pavaresisht politikes, propagandave, nga njera ane apo nga tjetra. Kjo vlen per ata driteshkurter qe mendojne se ne Shqiperi o mbillet droge, o duhet te hash apo vjedhesh nga politika. E perseris ,njerezit punojne dhe ata qe punojne jane shumica absolute qe smerret me sharje ne internet nga mengjezi ne darke.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                        2. I
                                                                          Ilir

                                                                          Ai “ qyrtetari i heshtur” O kelysh kimunistesh , vriste poete.... po rraca jote ne tre breza eshte rrace vrasesish.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. G
                                                                            Gone

                                                                            Qutetarin e heshtur e derginte sigurimi per ti nxjerre rebelst nga ambasada italiane. U perpoq qytetari heshtur i ketij qelbesires komuniste po ata se besuan dhe i shpetuan saterit ku i conte qytetari i heshtur.ptuuu ju fare e ndyre .

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. D
                                                                              DRENICA E KUQE

                                                                              Zotin Xhufi, e pergezojme per kete interviste sqaruese te ecjes perpara te Shqiperise e te popullit shqiptar, si dhe intevistuesin, dhe, ne kete pikepamje e mbeshtet çdo shqiptar qe i thote vetes shqiptar. Por, nuk di si mund te behen analiza te çfaredo natyre e te mos shihen te zezat mbi te zeza qe po ia shkakton Shqiperise e popullit shqiptar dora tinezare, ‘patriotike’ e ‘kombetare’ e UDB dhe KOS “shqiptar” te Prishtines e te trojeve te coptuara shqiptare, e cila, per njohes te paanshem te rrjedhave te historise, ka gisht hipokrit ne te gjitha proceset qe po kalojne shqiptaret e ketyre tri dekadave dhe per me keq po mbeshtetet nga Tirana poaq miope ndaj te gjithave qe po ndodhin ne atdheun tone shqiptar... Po, ku ishin ata “shqiptare” kur u be lufta e UÇK, qe atehere e sot i vene nderskamca e kleçka te gjitha proceseve qe duhet te ecin udhes se betimit te UÇK... Duhet ta dini qe njerezit, intelektualet e shqiptaret e mirefillte, me porosi te UDB e te KOS “shqiptar” te Prishtines, qe ishin dhe jane pjese aktive e luftes se UÇK, nuk po ua hapni udhet e Shqiperise se shqiptareve... DRENICA E KUQE

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. J
                                                                                Josif Shpati

                                                                                Si kurdohere i edukuari i urti i emancipuari , i kulturuari dhe ne kete interviste tregon vlera te larta civilizuese historiani i respektuar Z Pellumb Xhufi.Ne ate qe thote eshte korrekt pa mllefe dhe argumentues.Nje analize e sakte per qellimin e intervistes.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. A
                                                                                  Anila

                                                                                  O Pëllumb Milo dmth Xhufi po nuk qeveris Berisha prej 2013 ! Qeveris I biri I skulptorit Edvini !. Na lavdero të birin njëhere ( te paktën) qe qeveris. Pse merresh me ata qe kane marre fund siç ke konkluduar zotrote. Prezantohesh dhe si inteligjent islami Xhuf efendi dhe ngele me "kënetën në gojë". Apo kështu të thonë shefat. Kur te shkruash historine filloje nga te duash. Por mos injoro Edvinin. Sikur nuk egziston. Nejse kohë për të bërë lekë me gojore ndaj pushtetit.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. A
                                                                                    Ardi

                                                                                    Ky eshte me i kuq se Saliu e Kristaqi bashke.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. p
                                                                                      preshevali

                                                                                      Akademik hor xhubleta shif ku të çon kuleta. Pëllumbo, bjeri kokës, Saliu eshte Shejtani ndersa Rama Shejtani i biri Shejtanit, nje mut janë, të dytë janë tuxhar, njeni bene paza shitjen e detit tjetri e keput pazarin, e rroi greku detin si lumi qetë.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. a
                                                                                        american16al

                                                                                        Nuk ka rendesi se eshte i kuq, i zi, i verdhe..rendesi ka te jesh njeri i qyteteruar dhe normal dhe sa per artikullin eshte i sakte, Berisha eshte nje person me instikte barbare dhe nuk i perket nivelit qytetar te sotem dhe me keq eshte nje armik i betuar i Shqiperise dhe shqipetareve si komb, ky bastard eshte gati te beje aleanca me djallin vete per te realizuar egot barbarike te tij . Kafshe……

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. D
                                                                                          Denis

                                                                                          Prof Xhufi eshte nje mendje e ndritur e Shqiperise

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. B
                                                                                            Buckethead

                                                                                            Nuk behet maloku njeri apo qytetar.

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. p
                                                                                              poli

                                                                                              E trishte kur nje akademik katandiset ne tifoz te nje force politike,

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. F
                                                                                                FATMIRI

                                                                                                SALI PORDHA QE FLET PERÇART DO IKI SI BIR KURVE O NE BURG ONE SHARR NE TE DYJA VENDET DO SHKOJ SI QEN RRUGESH KURSE KETA ZORRAXHINJT QE KA NGA MBRAPA DO HIQEN SIKUR SKA NDODHUR GJE SI PUNA E ZHAKUT QE HA PERSHESH

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. A
                                                                                                  Aldi Murati

                                                                                                  Dallimi eshte i madh, midis familjes absolutisht fisnike te Kristaq Rames dhe absolutisht bastardit me tituj te larta si " zotnia", "profesor", "Doktor"Sali Berishes. Ne fakt eshte absolut doktor rrumpalla Sali psikopati. Eshte bere si gramafon i prishur. Si papagall qe perserit te njejti fjalim.

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. Y
                                                                                                    Ylli

                                                                                                    Pulltum Xhufes i duhet thene ajo qe si historian leshi duket se nuk e di - qe ne Shqiperi prej 10 vitesh te tera pushtetet i ka Edi Rama e pra nese Xhufes i vjen era e kenetes nder hunde, ta kerkoje atje tek kryeministria.

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. A
                                                                                                      Ardes

                                                                                                      ....e zhytur ne mut...jo kenete...duhej me kohe te qerroheshin nga pd. Cili apo cila ka qene komunist-e...tani teper vone...Komunisti Sale ,do te beje politike me nje qe ka lind para 30 vjetesh...!?

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. T
                                                                                                        Trotski

                                                                                                        Respekte Z.Pellumb Xhufi.E ke qendisur mire e bukur Intervisten.Po nuk i a vlen me u marre me Perbindshin e Vucidolit

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. a
                                                                                                          astriti

                                                                                                          profesor xhufi si gjithmone simpatik.un kam pasur rastin ta shoh pthuajse per dite babane e edit , kristaqin .banoja afer studios se skulptures ku punonte kristaqi .i biri duhet ta kete per nder qenjen bir i atij burri .gjithcka tek ai afronte miresi.e degjoj gojpisin qe merret me te dhe me te vertete ata qe se njohin influencohen mendojne se me te vertete eshte ashtu .kur e kujtoj dhe degjoj gojpisin qe shan mendoj se si ka mundesi qe njeriu te bjere kaq poshte . mund te jesh gojpis mund te jesh shpirtpis mund te jesh pis por per boren te thuash qe eshte pis qe eshte e zeze do te thote te jesh permase madhore e pisesise .doktor mortja mbushur me urrejtje tipik si personazhi i uriah ipit te dikensi duke u ndjer i poshteruar nga edi .i mundur i shvleresuar .merret me te atin .por dhe kete beteje e ka humbur .doktor mortjes i ka mbritur mortja .

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. S
                                                                                                            SPARTAK

                                                                                                            kristaq rama idsh atist.me nje edukate qytetare qe shpellari i tropojes as e enderron hic.nomeklatura e kohes e beri deputet.sic bene dhe kadarene apo agollin.se enveri ishte finok.shkaterroi inteligjencen deri diku...po dike e mbajti.ama te thoshte ti do behesh deputet,komunist se keshtu dua une.dhe sa per fimat qe mund te kete vene kristaqi per denime apo pushkatime...ishin thjesht de facto..de jure ishte firma e enverit apo e ramizit.ELENI SELENICA ka vene firmat per cdo denim mbas 1960.kjo dihet boterisht.po kta plehra te opozites komuniste..skane ci bejne gomarit e i bien samarit.te mods pranoje oferten e enverit ishte ti beje varrin vetes.kristaq ramen e kam njohur personalisht.te kishe ekuiliber ne kohen e enverit s ishte e thjeshte se mund te dilje kunder rrymes.dhe kristaqi kishte ekuiliber.po mbas 2013 emri qe lakon me shume berisha...cuditerisht eshte ai i kristaqit.as enver hoxhen se lakon me ate intensitet qe lakon kristaqin.kjo tregon ngushtesine mendore te berishes dhe ne te njejten kohe perdor po ate mase kandari qe perdorte enver hoxha.ti je armiku im..po dhe yt ate ..dhe jot eme ..dhe yt vella jane armiqte e mi.mase qe e perdori dhe ne shpellen nga doli...ne tropoje..qe shuajti familje te tera..vetem se ishin kunder tij.dhe te mendosh qe kete funderrine e ke pasur president,kryeminister.dhe si enver hoxha zhduku shoket e tij.sjam as i majte as i djathte.jetoj prej 3 dekadash ne perendim..i detyruar edhe nga lobi i malokerise qe saliu solli ne pushtet.ju mund te thoni ..pse s ndenje po ike.mbas 92 qe erdhi ne pushtet ky funderine...mund te te ikte dhe koka nga maloku i radhes.na zbriten tropojanet dhe kuksianet me patllake ne brez neper rruget e tiranes.na zaptuan cdo gje publike...me slloganin toke e zanun.nejse kto jane gjera qe dihen.kur vije ne tirane ne kohen e berishes ne pushtet shifje vec shkaterrim ..kandahar...tani kur vjen nje apo dy here ne vit shikon ndryshime te jashtezakonshme.mund te thoni ..provoje te vish te jetosh pergjithmone ktu...ky vend sbehet kurre..faren berishe shpellari e mbolli...dhe populli paguna konseguencat.efekti berisha per shqiperine eshte si efekti hiroshima...do duhen 100 vjet per te sistemuar gabimet e ketij perbindeshi...rama po mundohet te rregulloje ate qe shkaterroi ky perbindesh...seshte shenjt as rama...ka shume te meta...po te pakten ska vrare njeri...ne keto 3 mandate shqiperia ne krahasim me ate te saliut ka ndryshuar si nata me diten.

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. Q
                                                                                                              Qytetari 27 shkurt 2023

                                                                                                              Te gjithe ju opinjonisteve më lart qe keni dhënë mendimet tuaja partiake, A e dini që prof.XHUFI është dhendri i Luan Omarit?...Ku jetoni mor të mjerë? A jeni xhonturq apo shqiptarë?..

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                              1. R
                                                                                                                Revolucioni qe du bei kurre

                                                                                                                O Zhak torollaku.Ku Jeton ti ne Shqiperi a ne Mars. ?! O derezi,shpopullimi ka fillu qe ne kohen e Berishes(rahmet paste),dhe vatzhdon edhe ne kohen e ketij te gjatit..!

                                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                                1. I
                                                                                                                  I çmenduri mbledh të çmendurit

                                                                                                                  @ fshatari i 27 shkurt 2023. Ne, si komentues dimë që sali vreri është çuni i Radovan Karaxhiçit. Shiqerja e ka zënë me Karaxhiçin. Ka një histori të gjatë për këtë. Gjeje dhe mësoje, o fshatar leshi. Sali zeheri është terrorist, antishqiptar, vrasës, që i ka punuar qindin këtij populli dhe këtij vendi. I ka provuar të gjithë postet politikë dhe kudo ka e nxirë e sterrosur këtë vend. Është abandonuar nga populli shqiptar, është shpallur njeri i pa dëshirueshëm nga SHBA, Anglia dhe BE. Një gjykatë franceze dhe një avokat i familjes Karaxhiçi do ta "shpëtojë" nga akuzat për korrupsion, minim të demokracisë, abuzim me fjalën e lirë, por avokati dhe gjykata duan edhe "paaak kohë"..., sa gërdalla të shkojë në greminën e përjetëshme dhe "revolucioni" mbetet në mes të rrugës.. I çmenduri mbledh me vete të çmendurit. Z. Xhufi mbetet një historian dhe intelektual i nderuar. Flet të vërtetat për të gjitha çështjet. Fjalët për Skulptorin e Popullit, Kristaq Rama, njeriun e nderuar dhe të pavdekshëm, i ka skalitur në mënyrë të përkryer. Salih zeheri, si laro, herë si ujk, herë si bishë shpërthen, duke nxjerrë nga lart, çfarë i vjen nga poshtë.

                                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                                  1. x
                                                                                                                    xhemal

                                                                                                                    Xhufi eshte nje historian i mire ,ne politike eshte deshtak,dhe Pak like floriri

                                                                                                                    Përgjigjjuni

                                                                                                                    Lini një Përgjigje