Ish-ambasadori Tarifa: Vizita e Blinken në Tiranë tregon rëndësinë që SHBA po na kushton

14 Shkurt 2024, 13:49Politika TEMA
Ish-ambasadori Tarifa: Vizita e Blinken në Tiranë tregon

Ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa thotë se vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken më 15 shkurt në Tiranë, do të jetë shumë e rëndësishme për vendin tonë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Tarifa u shpreh se vizita e Blinken, është vlerë për Shqipërinë dhe se tregon rëndësinë që SHBA po na kushton. Sipas ish diplomatit, bisedën më të rëndësishme gjatë vizitës, Blinken do ta zhvillojë me kryeministrin Edi Rama.

“Është një vizitë e rëndësishme, si e tillë ka nje vlerë të veçantë, për mënyrën se si na shohin dhe na vlerësojnë në Uashington. Sidomos kjo vizitë, është vizita e gjashtë e një sekretari shteti, ka rëndësi për momentin kur kjo vizitë kryhet, kur administrata e presidentit Biden është në vitin e fundit, ka shqetësime të medha, në rajone, si Ukraina, Lindja e Mesme, raportet me Kinën. Që të gjejë kohën sekretari i shtetit të vijë në Tiranë, tregon rëndësinë që SHBA na kushton. Asnjë sekretar apo president nuk kanë shkuar në një vend të vetëm për vizitë.

Nuk ka qëndruar ndonjë sekretar shteti 1 natë në Tiranë. Do të thotë se edhe vëmendja që i kushton zhvillimeve në Shqipëri, kanë një rëndësi të veçantë, jep mundësinë të takojë njerëzit e duhur në vend, të ndajë ato mendime, por unë dëgjova që ka takim edhe me grup të rinjsh. Është një ngjarje kuptimplotë po ashtu. Është një vizitë e ngjeshur. Takimi me presidetin është çështje protokollare. Kryeministri përfaqëson qeverinë, do jetë biseda më e rëndësishme me Ramën.

Mendoj se në kushtet normale, takimi i një sekretari shteti me kreun e një institucioni si SPAK, nuk do të kishte kuptim. Por jemi në vëmendje të SHBA dhe SPAK është investim amerikan. SHBA është e interesuar për mbarëvajtjen e këtij instucioni. E shqetëson fakti që në këtë vend ka krim dhe korrupsion. Më vjen mirë nëse një takim i tillë realizohet.

Si çdo vizitë, ka disa komponentë në të. Amerika gjen gjithmonë rastin të shprehë mirënjohjen për vendet aleate, Shqipëria është vendi më pro-amerikan në planet. Pranimi i refugjatëve nga Afganistani, natyrisht është një gjest që shumë shtete nuk e bënë, nuk e pranuan, ne e bëmë.

Mbi të gjitha, janë të gjitha format, mënyrat, që Shqipëria ia ka dhënë Uashingtonit me kohë, Shqipëria do të luajë një rol esencial. Amerika është shumë e ndërgjegjshme. Vizita si e tillë, është një mësim i mirë për ne, Amerika të vlerëson nëse punon mirë.

Çdo vizitë kryhet në kushte dhe rrethana të caktuara. Të gjitha vizitat janë kryer në momente historike të caktuara. Kjo është një periudhë kur bota është e galvanizuar, pranë rajonit tonë ka konflikte të armatosura, midis Kosovës dhe Serbisë ka gjëra që pritet të zgjidhen. Nga ana tjetër, ju e shikoni se çfarë po bën Donald Trump. Në këtë situatë, kur vendi ynë po bën përpara me tranzicionin demokratik, kur lufta është kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Uashingtoni gjen kohë të vijë dhe të japë mesazhe të rëndësishme”, theksoi ai.

3 Komente

  1. a
    accidentally_genius

    akoma ky haleja neper studi e intervista.... ky eshte denuar per hajdut , per korrupsion kur ishte ne ambasade ,, na turperoi me boten ,, prape i merrni mendime ketij kelysh vrasesi , ketij komunisti te ndyre,,, hale shtet ,, pis popull,, bythqira gazetare e media ,, phu fare e keqe

    Përgjigjjuni
    1. S
      Svetllana

      Blinken do te beje takime ne vilen e Shefqet Verlacit, ne rrugen "Sali Berisha"...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tuli

        Edhe mbreti shkon aty ku ben cicin dhe kaken. Ne e kemi kthyer vendin ne nevojtore ku italia me refugjate dhe amerika me iranianet dhe afganet bejne cicin dhe kaken

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje