Rama sot në Bruksel, takim me presidentin e KiE, Michel dhe Von der Leyen

14 Shkurt 2024, 11:02Politika TEMA
Rama sot në Bruksel, takim me presidentin e KiE, Michel dhe Von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel në orën 14.00.

Më pas kreu i qeverisë shqiptare do zhvillojë një takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.


Takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Europian.

 

Lini një Përgjigje