Ambasada e SHBA në Tiranë takim me gjyqtarët e GJKKO dhe Apelit: Gjyqtarët e pavarur rol vendimtar në luftën kundër korruprioni

14 Shkurt 2024, 09:49Politika TEMA
Ambasada e SHBA në Tiranë takim me gjyqtarët e GJKKO dhe Apelit:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranës ka shprehur mbështetjen për gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe Apelit në GJKKO.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës thuhet se gjyqtarët e pavarur kanë rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.


“Ekipi ynë i ambasadës priti së fundmi gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin kyç të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent”, thuhet në postimin  e shpërndarë nga ambasada.

 

1 Komente

  1. k
    kur pushteti eshte vete mafia

    Te dashur amerikane!Durim gomari keni,qe vazhdoni te kerkoni nga superkriminelet ´´gjyqtare´´ shqiptare,qe ata te ushtrojne profesionin,per te cilin paguhen. 30 vjet dhit-o-kraci,ne nje mender vend, ku kane lulezuar dhe lulezojne te gjithe llojet e krimit,dhe nuk ka dale asnje gjyq-thare,qe ti vere gjoksin krimit sic ja kerkon profesioni.Pa le me larg qofte,ndonje si lloji Falkone,qe ta vrase mafia,perkundrazi kadileret tane,bashkepunojne me ta dhe marrin para prej saj dhe pervec kesaj nuk ndihen te kercenuar,por te vllazerua me krimin. Pervec njeres GJYQTARE,me germa kapitale dhe ajo eshte femer ;Falcone e vertete shqiptare:INA RAMA,e cila ka hyre ne historine trimerore te jurisprudences,jo vetem shqiptare.Dhe ajo tani eshte lene ne hije,nga institucionet qe sundojne kete vend.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje