Rama nga Abu Dhabi: Së shpejti nënshkruajmë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Emiratet e Bashkuara Arabe

14 Shkurt 2024, 09:19Politika TEMA
Rama nga Abu Dhabi: Së shpejti nënshkruajmë marrëveshjen e

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen e tregtisë së lirë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë një foto nga takimi me Presidentin e Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, për të cilin tha se ishte i nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpinë e tij.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se me presidentin biseduan për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës dhe sigurisë.

“Abu Dhabi – I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregëtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkruan Rama.

1 Komente

  1. a
    arna-Muti-Stan

    Bujrum,bujrum,thelle dhe me thelle Shqiperine Europiane ne organizaten islamike,birazeri raja,por fare i paskrupullt per te gjetur para. Nje jave para coi vezirin e brendshem balla,ne organizaten islamiku,ku veziri i u lut kryetrit te organizates islame,ti ndihmonte ne para familjet e policeve shqiptare qe kishin rene ne detyre.Pra ti trajtonte njesoj si martire te xhihadit islamik.O tempora o mores!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje