"Bardhi u bashkua me Berishën për karrigen", Shehi: Shtegu i ri opozitar të mos jetë pas individëve, por brenda një platforme

14 Shkurt 2024, 09:33Politika TEMA
"Bardhi u bashkua me Berishën për karrigen", Shehi: Shtegu i

Gazment Bardhi është bashkuar me Rithemelimin e Sali Berishës për karrige. Kështu u shpreh në “Frontline Interview” në Report Tv kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi.

“Nuk është çudi që nesër të dalin përsëri nëpër llogore të tjera. Opozita shqiptare duhet të hyjë me alternativa të tjera, duhet të hapë debat të brendshëm brenda vetes. Nuk mund të bëjmë më teatër me qytetarët e Shqipërisë.

Unë dhe disa kolegë të mitë mendojmë se ka ardhur koha të hapim një shteg të ri opozitar. S’mund të vazhdojmë më me këtë llogore.

Ka ardhur dita që opozita të mos jetë më pas individëve por brenda një platforme politike, jo e imja por e shumë zotërinjve të tjerë. Unë jam për të hyrë në parlament”, tha ai. 

I pyetur a rreshtohet në krah të Lulzim Bashës tashmë që ka dalë kundër aksionit të Rithemelimit dhe të Gazment Bardhit,  Shehi tha se nuk është me asnjërin, ndërsa u bëri thirrje aleatëve që të ndërtojnë rrugë të re pa Berishën dhe Bashën.

“Shumë pyetje e rëndomtë. Unë nuk jam as me Bashën e as me Berishën, ne jemi më vete. S’na e japin këta certifikatën se kush është opozitar. Nuk jam as me njërin as me tjetrin.

Shpresoj të dalë  një grup i ri, sepse këto ishin. Berisha dhe Basha janë e njëjta monedhë, ndaç ktheje kështu ndaç ashtu 10 lekë bën monedha. Hajde të ndërtojmë një rrugë të re, u bëj thirrje të gjithë deputetëve", shtoi Shehi. 

2 Komente

  1. T
    Trotski

    Respekt per Dash Shehin. Tunde Flamurin e Arsyes se Shendoshe.Perteritje reale per Opoziten.Pa Sali Kermen dhe Lul Braven.

    Përgjigjjuni
    1. i
      i drejti

      mero shehi ka 33 vjete qe ne saje te saliut hane buke dhe pin e dehet cdo dite ky mund te jete paraziti me i madhe i te gjitha koherave ne shqiperi nuk ka fituar kurre nje vote se nuk e voton as gruaja e tije haaa me paqe plancash e raki ecen ky dhe kur flet eshte gjithmone i dehur haaaaaaa e imagjinon qe ky ka 33 vjet eshte deputet pa bere asgje haaaaaa lepihet andej lepihet ketej e behet deputet haaaaa raki qofte e muhabet sa te kaloje dhe kjo nate haaaaa

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje