Ish-ministri Hoxhaj: Rama tha një të vërtetë të madhe për raportin e Dick Marty-t

12 Tetor 2022, 22:00Politika TEMA

Ish-ministri Hoxhaj: Rama tha një të vërtetë të madhe

Shqipëria kërkoi sot në Këshillin e Europës rishikimin e Rezolutës 17 82 të miratuar në vitin 2011 për raportin e Dick Marty dhe që të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë. 

Kryeministri Edi Rama kërkoi në Strasburg që akuzat e raportit të Marty-t të konsiderohen të paargumentuara, të pabazuara në prova e fakte, por te fabrikuara ne Kremlin. 

Parlamenti i Shqipërisë e miratoi rezolutën për këtë çështje në 21 korrik. Por çfarë sjell kjo nismë e Shqipërisë në Strasburg për Kosovën dhe luftën e UÇK-së?

Për këtë çështje u fol mbrëmjen e së mërkurës në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN.

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, u shpreh se fjala e Ramës ishte një përfaqësim dinjitoz i shtetit shqiptar. Politikisht ishte një fjalim i fuqishëm, moralisht i lartë që i shkon KiE-së, por edhe një teme që është shumë e ndjeshme për Kosovën.

“Unë kam qenë ministër kur ka dalë raporti i Dick Marty. Rama ka thënë sot një të vërtetë të madhe rreth origjinës sesi është iniciuar një raport i tillë. 

Mbi të gjitha, ai raport ka pasur qëllime gjeopolitike, që të goditet lufta e shenjtë për liri, që të goditet shteti i ri, e ardhmja europiane. 

Nga Prishtina më thanë se i jemi mirënjohës kryeministrit Rama dhe gëzon respektin e qytetarëve të Kosovës dhe timin si deputet i Kuvendit”, u shpreh Hoxhaj.

2 Komente

  1. a
    armand

    Nje gje u anashkalua nga fjala e Rames. Perdori fjalen KOSOVA dhe jo Kosovo.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Daut

      O zotni Hoxha, mos u mburr me paraqitjet e tjerëve, trego çka bëne Ti si shefi pare i diplomacise kosovare per pa ndaluar miratimin e kësaj Rezolute! Jo që nuk bëne asgjë, por edhe nuk ke reaguar për ta kundërshtuar këtë rezolutë, bile e votove themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës te bazuar në Raportin e Dick Marty-it! Kurse përfaqësuesit e Shqiperise ku ishin edhe të Edi Ramës e votuan Rezolutën në Parlamentin Evropian të bazuar në Raportin e Dick Martit! Dhe paraqitja e Edi Ramës në parlamentin Evropian ishte për te larë të pa larat e përfaqësuesve të Shqipersë në Parlamentin Evropian, dhe të cilat nuk i lanë dot edhe sikur Rama të flet 11 vitet e ardhshëm pa ndërprerë, aq sa kanë kaluar nga miratimi i saj!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje