Zv.kryeministri i Maqedonise se Veriut: I bashkohem thirrjes së Ramës për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së

12 Tetor 2022, 19:39Politika TEMA

Zv.kryeministri i Maqedonise se Veriut: I bashkohem thirrjes së Ramës

Pas fjalimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka reaguar, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonise se Veriut, Artan Grubi.

Grubi gjithashtu i është bashkuar thirrjes së kryeministrit Rama, për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale.

Statusi i plotë:

Retrospektivë faktike e historisë së mbarë popujve të Ballkanit, e kapitullit të mbyllur të armiqësive dhe kapitullit të hapur të paqes dhe bashkëpunimit nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare, si dhe porosi të fuqishme drejtuar Europës mike nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Fjalë që vunë në dukje vullnetin tonë të palëkundur të partneritetit properëndimor dhe ëndrrën e pashuar të integrimit, por edhe kërkesat tona plotësisht legjitime dhe të drejta kombëtare për Kosovën dhe luftën e saj të drejtë ndaj mbrapështisë ideologjike të një regjimi okupator.

I bashkohem plotësisht thirrjes së tij për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale dhe kërkesës për rishikimin e Rezolutës 1782 që të shpallen të pabaza akuzat për trafikim të organeve njerëzore në luftën e Kosovës.

 

3 Komente

  1. S
    Sara

    TeLumte Artan... sotr me shume se kurre shqiptaret kudo ne gadishullin Hyllirik duhet te jene BASHKE!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Ke mbajtur nje qendrim te mençur z. Artan Grubi. Ju lumte mendja. Ka burra shteti shqiptaria! Ju falemnderit!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bashkimi

        Vëllai ynë nga Ilirida.Të lumtë. Kush nuk del zot të vërtetës është tradhtar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje