
Rezoluta e Shqipërisë për anulimin e raporteve të Dick Martit për kryeministrin Rama nuk është për të vendosur në vend nderin e Shqipërisë dhe Kosovës pasi ata e kanë, por që KiE të vendos në vend nderin e vet dhe t’i jap fund” çorbës që është gatuar aq shpifur” kundër kombit shqiptar.
“Këta duhet të venë në vend nderin e tyre dhe jo tonin, nderi ynë është në vend dhe nuk e luan topi. Është si një bombë ku është gatuar e gjithë ajo çorbë. Nuk akuzojë askënd për ndonjë qëllim të keq, por përsëri them se është gatuar një çorbë e shpifur në përpjekje për të gatuar një ushqim të mrekullueshëm. Unë besoj që gjërat duhen thënë se e vërteta dhëmb por shëron. Edhe ilaçet të hidhura janë por shërojnë, karamelet nuk shërojnë”, tha Rama.
Lidhur me reagimet e shumta të eurodeputetëve në mbledhjen e Asamblesë në Këshillin e Europës, Rama i mirëpriti duke thënë se kjo tregon se KiE nuk është indiferente dhe se mesazhi i tij ka shkuar në thellësi.
Kryeministri tha se fjalimi i tij nuk ka për qëllim të fyej askënd, por të tregojë të vërtetën shkuese.
“Sikur të mos kishte debat do të shqetësohesha se do ta ndjeja si indiferencë. Fakti që pati kaq debat tregoi se mesazhi shkoi në thellësi. Mirëkuptoj të gjithë reagimin, sepse është normale që të ndjehen të shokuar dhe po aq normale si fillim të më fajësojnë mua pse shokohen dhe jo arsyen pse më solli mua këtu dhe historinë që është vërtetë shokuese.
Unë nuk erdha këtu as t’i fyej dhe as të vë në diskutim qëllimin e mirë të punës së tyre, por mbi një qëllim të mirë është bërë një vepër shumë e shëmtuar dhe një gabim shumë tragjik. Jam i bindur se çdo gjë do shkojë në vendin e duhur sepse e vërteta shkon gjithmonë në vendin e duhur dhe se e vërteta e Kosovës nuk mbulohet dot nga asnjë lloj hipokrizie dhe sedër-prekje të askujt dhe askund”, tha Rama.
ka folur si lider bravo i qofte
te perballen me te verteten europianet qe bene gabim me dick martyn
Normale qe debate me serbin do ket por smund te hedhim posht kosoven per serbin
E verteta del ne shesh heret a von sdo ruajm me te gjith mardheniet e mira
E verteta heret apo von duhet te thuhet dhe jo te mbahen marredhenie te rreme me shtetet e tjera
Nje perfaqesim qe u thane te gjitha ato qe shqetesonin vellezerit tane kosovare
Na keni perfaqesuar ne menyren me te mire sot
Se kam lavderuar kurre edi ramen,por sot i vura noten 10,e kam votuar ne te gjitha ligjislaturat,por nuk kam mar asgje nga kjo qeveri,vetem zhgenjim,dhe nuk kam ndermend te votoj me sa te jem ne kete vend.
Do dale e verteta pasi gjithe atyre genjeshtrave
Edhe kosovaret do ndihen me mire kur te dale e verteta
Shpresoj te dale sa me shpejt e verteta per kete ceshtje qe ka prekur Kosoven
Na keni perfaqesuar denjesisht si gjithmone kryeminister,fat qe te kemi
E verteta del gjithmone. Bravo qe e mbroni deri ne fund
Nje fjale me mend
Po pra, kemi 30 vite që themi se kemi një klasë politike hajdutësh dhe sharlatanësh. Kjo e vërtetë nuk po na shëron por na bën gjithnjë e më shumë të varfër e të vjedhur.
Keni then nje gje mjafte te drejte
Rama! E verteta eshte ndjesi dhe bindje. Genjeshtra kerkon fakte dhe Alibi. Shpresoj qe Eurodeputete te kene formuar bindje pas pasthirrmes tende ne ate salle drejtesie njerezore. Ata besoj se duhet te pyesin Z. Dik per komplotin per vrasjen e tij nga Intelegjca serbe. Pse?Rama s'ka te drejte tua thote. Sepse Rama tashme eshte ne preherin e se vertets.
Ia ka marre doren llogjeve te gjata. Do te merzise nderkombetaret, njelloj sic merzit shqiptaret. I kane bere nja dy komplimente dhe ky po pelcet nga gazrat.