Deputeti i Foltores: Nuk ka asnjë rast në botë që kryetarin e një partie politike ta komandojnë ndërkombëtarët

12 Tetor 2022, 15:18Politika TEMA

Deputeti i Foltores: Nuk ka asnjë rast në botë që kryetarin

Deputeti i Foltores Luan Baçi i ftuar  në ABC Live ka komentuar zgjedhjet e ardhshme, koalicionet, takimet dhe bashkepunimet brenda PD.

Përsa i përket një ‘bashkimi’ të mundshëm të palëve të ndryshme në PD, sipas deputetit Baçi ‘bashkimi në PD ka më shumë se 1 vit që flitet, PD ka qenë bashkë, por ka qenë në një proces të vrullshëm ndryshimi, të gjithë mediat, analizat bëhen rreth opozitë, është me vlerë, dhe është e rëndësishme për PD, por analizat duhen bërë dhe për korrupsionin e madh qeveritar, për padrejtësinë, papunësinë dhe shpopullimin e vendit’.

Baçi tha se ‘opozita në tërësinë e vet, të kryetarit të PD Berisha dhe partive të tjera kanë qenë në një nivel të lartë bisedimesh. Propozimi i Z. Meta si kryetar i Partisë së Lirisë, në të mirë të situatave ku jemi, propozimi i tij për tu lënë kandidatë të lirë PD dhe ata do të kenë kandidatë vetëm për Këshillat Bashkiakë’, ishte një vendim i mirë sipas Z. Baçi.


Deputeti shprehu skepticizmin e tij për takimin Bardhi – Paloka. "Jam shumë pro takimeve bisedemeve, negocimeve, megjithëse të negociosh para mediave, jemi brenda një familje të madhe politike, të gjithë janë deputetë të PD, të gjithë jemi për të arritur një bashkëpunim për një kandidat të përbashkët."

"Bashkimi nuk është që të kesh një mendim të përbashkët, mendimet janë të ndryshme, bashkimi është kur bie në një dakordësi me anë të votës, të biesh dakort për institucionet, me biseda tavolinash nuk mund të arrish të marrësh vendime. Mund të bësh një bisedë dhe ti bësh publike, por partia ka instituciuone", shtoi Baçi.

Sipas tij diskutimi duhet zhvilluar brenda institucioneve, ku dhe merren vendimet përfundimtare. "Në asnjë rast në botë nuk kam parë dhe dëgjuar që kryetarin e një partie politike ta komandojnë ndërkombëtarët apo sekretari i përgjithëm i asaj partie", tha Baçi.

8 Komente

  1. r
    robi

    O Luan o hunderr ik shko ne Fier se je bere si Lumi i tutit te bregu i lumit o hunderr i foltores

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeqo Pilafi

      Është e çuditshme pse Tema kërkon me insistim të gjejë një defiçent politik dhe rrotull tij të ngrejë situata qesharake për partinë ku merr pjesë. Sikur nuk del dhe tepron Berisha për t'u tallur me PD.

      Përgjigjjuni
      1. V
        VLONJATI

        JO more mik ka dhe shembulli me i mire eshte partia pssudodemokratike e themeluar nga serbia me urde te komunistit Alia dhe me berishen dhe pashkon te dy komuniste

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          Po nje vend demokratik ne bote qe krytari te beje cfare te doje me partine e vet,apo ta leje ne trashegimni familjare njeher burri pastaj gruaja pastaj prap burri dhe me vone goca....a ka valle.....!!!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tatzati

            O leone e ke trurin me tallash vajise me vaj soje .

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gole

              Ja ,rast i vetëm je ti! Kryetari i partisë demokratike në Fier,komandohet nga Mafia ndërkombëtare! Ç'më duhen rastet e tjera mua?

              Përgjigjjuni
              1. H
                Himarioti

                Këta janë shpellarët e Sali Ram Shpellarit. O idjeot, harrove ti fundin e Milosheviçit, Sadamit etj.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  Luan derdimeni, amerikanet nuk jane nderkombetare. Ata jane engjej mbrojtes qe larguan zjarrin nga shtepite e shqiptareve. Ti je nje i mjere qe shkon pas berihajt per nje thele.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje