Zgjedhjet, Lorenc Vangjeli: Berisha ‘përdhunues’ i votës, po tenton të bëjë makijazh

12 Tetor 2022, 13:51Politika TEMA

Zgjedhjet, Lorenc Vangjeli: Berisha ‘përdhunues’ i votës,

"Partia demokratike në zgjedhjet vendore nuk është e favorizuar sepse po e nis nga zero2. Kështu ka deklaruar analisti Lorenc Vangjeli në MCN Live duke shtuar se opozita ende nuk ka arritur dot të shndërrohet në alternativë.

Sa i përket primareve, ai tha se nuk është i mjaftueshëm dhe i përshtatshëm për të nxjerrë kandidatin më të mirë real, ndërsa theksoi se duhet të zgjerohet rrethi i personave që do të votojnë.

Sipas Vangjelit, Berisha është dhunuesi dhe ‘përdhunuesi’ i votës së lirë të demokratëve, dhe po tenton të bëjë këtë makijazh për të shfaqur veten.

“Nuk është mision i vështirë por i pamundur nëse e sheh me realizëm atë që pritet të ndodhi, sepse PD në këto zgjedhje vendore nuk është e favorizuar sepse po e nis nga zero. Opozita ende s’ka arritur dot të shndërrohet në alternativë dhe s’ka mundësi sepse po shkon në drejtimin e gabuar.

Primaret që po tentohen të bëhen në PD, nuk është i mjaftueshëm dhe i përshtatshëm për të nxjerrë kandidatin më të mirë real. PD tenton që të tejkaloj 800 mijëshen e socialistëve duke e ditur se vetë e ka të pamundur ta përmbushë dhe duhet zgjeruar rrethi për primaret, duhet hapur dera e selisë për Tiranën dhe të votojë çdo kalimtar që i bie rruga aty.

Berisha e bën këtë sepse është njësoj sikur një përdhunues të sillet si gjinekolog. Berisha është dhunuesi dhe përdhunuesi i votës së lirë të demokratëve, dhe po tenton të bëjë këtë makijazh për të shfaqur veten. Fituesi i zgjedhjeve është opozita, por sepse hyn në sistem. Përgatituni dhe një herë për një disfatë, karma është rikthyer dhe tani mund ta shohësh dhe në portretin e Berishës.”

10 Komente

  1. s
    shelegura

    Ujku nuk behet dele , krimineli nuk munt te kethehet i penduar

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liria

      Çudia është se ka një tufë budallenjsh nga mbrapa . Përveç Mulit, Paloqes ,Vokshit e kompani që i ka lidhur fort pas brezit të tij ka dhe një takëm budallenjsh që hiqen me kulturë po i ka qorrollepsur dhe e mbështesin . Rreziku qoftë me ta , gjynah për PD.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dardan

      Akoma me Berishen o Lorenc? Merruni nje here me Arben Llallen te SPAK-u, qe Perbindeshit te Vicidolit, Doktro Sali Mortjes t'i hapet kapaku...

      Përgjigjjuni
      1. i
        ilirjan

        e di o shoku im e di , e di e gjithe shqiperia se i ka ble me lek

        Përgjigjjuni
        1. u
          urimi

          Ai duhet zhdukur nga shqiperia njehere e mire , krimineli me i madh ne shqiperi

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alban

            Ai masakroi te rinjte e vet qe i shkojne nga mbrapa , pyet ai per te tjeret.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luan

              Saliu i ka dhene provat qe eshte mashtrues dhe manipulues , nuk i shkon me njeri nga pas pervec lepirseve te tij

              Përgjigjjuni
              1. E
                Engjell

                Po rama a nuk e perdhunon voten? Ne fakt rama perdhunon shqiptaret duke ju shitur te ardhmen cdo dite qe kalon.

                Përgjigjjuni
                1. besi

                  saliu mamadhia e rreme e shqiptareve

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    besi

                    analize e sakte e lencit

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje