Lorenc Vangjeli: PD ka dalë nga sistemi, nuk mund të ketë bashkim

12 Tetor 2022, 14:34Politika TEMA

Lorenc Vangjeli: PD ka dalë nga sistemi, nuk mund të ketë bashkim

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar lidhur me negociatat mes grupit të Alibeajt dhe Berishës, duke u shprehur se nuk mund të ketë bashkim mekanik brenda PD.

Ai tha se PD, ka dalë komplet nga sistemi, në pushtetin lokal është e përfaqësuar vetëm nga një bashki, është e vetë përjashtuar nga ky pushtet dhe ajo që po tenton është futja në këtë aks.

"Nuk kam lëvizur unë nga qëndrimet e mia por PD, por në një vend si Shqipëria këto gjëra mbahen shënim. Partia Demokartike ka lëvizur në një formë shumë të çrregullt.

Kjo që po tentohet të ndodh sot është aritmetikë politike, por nuk ka frymëzim politik, është rruga e vetme dhe e mundshme jo për të bashkuar votat, por për t’ju shmangur alibisë së përbashkët nesër.

Njeriu që kërkon më shumë humbjen e Berishës nesër në zgjedhje është Basha, prandaj ju duhet të krijojnë një simetri që humbën ne, humbe dhe ti.

Një frazë që dikur tingëllonte si shaka dhe cinike e ish-kryeministrit të parë anti-komunsit Aleksandër Meksit sot është e vërtetë. Dikur në ’90, Meksi thoshte që Shqipëria jo vetëm është disa dhjetëra vjet pas Evropës, por dhe e shmangur nga aksi, prandaj ajo duhet të hyjë njëherë në aks dhe pastaj të tentojë Evropën.

Edhe për Partinë Demokartike, vlen e njëta skënë e gjykuari, pra ajo ka dalë komplet nga sistemi, në pushtetin lokal është e përfaqësuar vetëm nga një bashki, dhe kjo aksidentalisht dhe përveç tij s’ka asnjë këshilltar lokal në të gjithë vendin, është e vetë përjashtuar nga ky pushtete.

Ajo që pritet tani nga PD është të futet në aks, të rifutet në sistem dhe cilido qoftë rezultati, ajo do të konsiderojë fituese edhe marrjen e një këshilltari sepse do të hyjë në sistem. Duhet të rikuperojë atë që bëri keq dje, dhe kostoja që do paguajë është duke u ri konfirmuar dhe njëherë humbëse përballë një partie me probleme", u shpreh Vangjeli.

 

Lini një Përgjigje