Rama për ‘Shtëpinë e Verdhë’: Si mund të kryhej aty trafik organesh, s’kishte drita, ujë e as rrugë?

12 Tetor 2022, 16:37Politika TEMA

Rama për ‘Shtëpinë e Verdhë’: Si mund të

Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje historinë e ”Shtëpisë së verdhë”, ku në raport pretendohej se kryehej trafikimi i organeve. Rama tha se këto janë të pabaza, duke thënë se ajo ishte shtëpia e një familjeje të varfër shqiptare, që nuk kishte drita, ujë e as rrugë.

“Është një prej të shumtave në këto zona të thella, vetë fshati që ndodhet në një zonë shumë të largët në veri të Shqipërisë, që aso kohe ishte i izoluar nga rrugët, furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji, nuk është vendi ideal për ndërhyje të këtij lloji si heqja e organeve.

Ju kërkoj ndjesë që po ju ftoj në këtë përfytyrim, të heqësh organe në një vend pa ujë, pa drita e pa rrugë, e jo më pa pajisje të specializuar. Fshatarët u pyetën dhe u përgjigjën se kurrë nuk kishin dëgjuar të tilla gjëra, por edhe për heshtjen e tyre, fantazitë që u paraqitën këtu morën një përgjigje “shkruhet se u referohen kërcënimeve.

Raporti mbështet në steriotipe të dëmshme, ngatërrimi i një fshati tradicional me një rrugë dritash të kuqe të një kryeqyteti Europiane Perëndimor, do të bënte për të qeshur, kjo nuk është për të qeshur që këto të rinj etiketohen si anëtarë të një grupi të rrezikshëm që trafikonin organe, shqiptarët etiketohen si inferior”, tha Rama.

16 Komente

  1. H
    Hera

    Lufta ishte nje situat shum e keqe per ne dhe akoma ka len gjurm

    1. E
      Eda

      Turp qe hedhin vrer per kte gje qe kosova dhe jo vetem kaloi koh aq te veshtir

      1. k
        keli

        vetem serbet e dine si mund te ndodhte bashke me ate dickun e europes

        1. a
          andi

          se mendon dicku ate ka mendien te mbroje serbin

          1. M
            Miri

            Perfaqesim dinjitoz nga ana e z.Rama ne kete takim te rendesishem qe u zhvillua

            1. K
              Kenti

              Deklarata te duhura per cdo akuze te pavertete qe i eshte bere Kosoves

              1. M
                MacGr

                JU HENGERT NJE MORTJE PER PERKTHIMIN.IDIOTE DHE INJORANTE . E BENI APOSTAFAT.Edhe kur flitet per ju vete, per popullin dhe per Shqiperine nuk ju prek aspak dhe nuk ndergjegjsoheni ta beni mire punen tuaj

                1. E
                  Eni

                  Hall qe flet cdo moment per Kosoven Por udheheqesit esaj nuk emeritojne mbrojtjen Hall Vjosen dhe Albinin

                  1. K
                    Keli

                    Se kuptoj sesi mund te behej dicka e tille akuza te kota

                    1. D
                      Darina

                      Akuza shume te shpifura per ate pune aq te madhe qe ka bere uck

                      1. T
                        Tgen pak me Shqip...

                        ne europe ndihet qarte se demokracia eshte tthjeshte nji Fasade qe mbahet fort mos te bjeri e dale hapur ne shesh se si u duk qarte edhe nga reagimet Absurde komplet nji tentim arratisje nga Tema e Parlamentareve qe replikuan (me nji futyre te coroditur prej nji Kalte Schnauze _ Turinj Qeni te ftohte ) ,_______te kapur ngushte ,te befasuar nga e papritura ,te papregatitur per nji Bombe te tille zgjimi ( te padeshiruar aspak enderruar ) , i shoqerise Europiane i institucioneve qe De -Fakto jetojne nen nji Diktat Neofashist te "Padukshem" _____qe i tremben dhe duhet te hedhin vallen sipas Vijolines se asaj cfar qendron ne Prapasken e Dirigjon gjithecka ne BE pse jo edhe vet Sulmet kunder Kosoves dhe shqiptareve . Eshte koha qe te kuptojme te gjithe se sot per BE-ne Demokracia eshte thjeshte nji Metafore

                        1. A
                          Alteo

                          Shpifje dhe e sidomos kur flasin pa baza,mos i jepni fare sqarime kryeminister

                          1. E
                            Ergi

                            Si mund te flasin per keto lajme kur skane akuza ,me vjen shume keq qe ekzistojne akoma njerez te tille

                            1. P
                              Po prape sh mire z. Km

                              Z. Rama ndoshta duhet ta kishte uruar D. Martin qe I shpetoi vrasjes nga zbulimi serb , sic e ka deklaruar edhe vete.

                              1. L
                                Luan

                                Shume mire ke folur me argumenta

                                1. K
                                  Kujtim

                                  Akuza te tmerrshme mbi nje shtet te pafajshem

                                  Lini një Përgjigje