
Dita e sotme do të jetë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg, ku do të kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty. Kryeministri Edi Rama po i drejtohet Këshillit të Evropës ku kërkon rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Rama është shprehur se ka ardhur momenti që besimi në institucionet ndërkombëtare duhet rivënë në vend, teksa foli për Shqipërinë në BE, si e vetmja shpresë për të ardhmen.
“Kujtesa historike nuk mund të merret lehtë, faktet nuk mund të merren nga lojërat e pushteti, Shqipëria po ndërton të ardhme, ndërsa lufton me trashëgiminë e së kaluar, vijon të ndërtojë marrëdhënie solide me fqinjët e saj, përfshirë Serbinë, e cila jo shumë kohë më parë, konsiderohet si armik për vdekje, por tani është partner në nismën e Ballkanit të Hapur.
Europa për ne është më shumë se një projekt institucional, po ekzistencial, asnjëherë më parë historia nuk është treguar e mirë me ne, të tjerët vendosnin për ne, vendosnin regjimet, perandoritë që na mbajtën të kyçur larg Europës, vetëm 3 dekada më parë ndryshuam fatin tonë dhe t’i kthenim sytë nga Europa.
Besimi i Shqipërisë në Europë është e ardhmja jonë, pavarësisht shtrëngata që has Europa, shqiptarët nuk përfytyrojnë asgjë tjetër përveç se këtë rrugëtim, prandaj ushqejmë shpresë, Ka politikanë që duan të shfrytëzojnë të shkuarën, që çështjet e së vërtetës dhe drejtësisë dalin në pah, besimi në institucionet kombëtare duhet rivënë në vend”, tha Rama.
Unë përfaqësoj Shqipërinë por nuk kam ardhur këtu për të folur kryesisht për Shqipërinë, edhe pse çështja lidhjet me Shqipërinë si trupi me shpirtin. Ajo që kam për të thënë lidhet me çështjen e marrëdhënies së një vendi me të shkuarën e vet, lidhet me marrëdhëniet që një vend duhet të ketë në rajon.
Të kthesh një histori konflikti me një histori bashkëpunimi kërkon besim te institucionet ndërkombëtare. Nëse institucione të tilla dështojnë të sigurojnë drejtësi dëmi është shumë i madh. Është dëm për të gjithë bashkinë tonë të popujve dhe kombeve”, tha Rama.
Feleminderit KM Edi Rama , per kte Fjalim ne strofkullen e Djallit ,qe ne shekuj jan thurur Plane te shkaterrimit ,te coptimit te Kombit Shqiptare . _ Nji Fjalim qe i mungonte ktij Kombi para pikerishte atyre ,babaööarve te atyre , qe coptuan ne menyren me Mizore Kombin tone dhe sot i sulmojne ,i arrestojne duke Fabrikuar Aktakuza , duke mos na len asnjiher te qete te ndetojme Jeten tone edhe pse , nuk arritem ti ngajme kurr ne Histori -Fares se ktyre Krimineleve te Njerezimit ,qe benin sehir edhe kur Hienat e Ballkanit vrisnin thernin femije gra pleq . ----------- Prandaj nderoheni ate qe eshte per t'u nderuar ne kte Komb ,Te Mirin ,Te Kulturuarin , Patriotin,Atdhetarin shqiptarin me gjak Shqiptari sepse ky eshte Nderi dhe Dinjiteti i nji Populli . ------------ FALEMINDERIT EDI RAM RROFTE SHQIPERIA RROFTE KOSOVA E GJITH SHQIPTARET NE MAQEDONIN E VERIUT E MAL TE ZI
Ishte nje fjalim qe na preku te gjitheve. Ju lumte
Keni treguar nje mbeshtetje shume te madhe per kosoven, dhe per historine
ta shohin mire keta qe thone se rama mbron serbine
nuk mund te akuzohemi ne bravo rames qe po mbon interesin e kosoves per kete krim qe se kemi kryer
Qe nje ngjarje me te vertet e paharrueshme dhe e veshtir per te gjith ne
Nje fjalim qe na preku dhe folet mjaft mire
Patjeter qe do e mbrojme Kosoven me cfare mundemi sa here i behet padrejtesi
Nje raport qe nuk ka asnje pik te vertete ne te prandaj shume shpejt ka per tu vertetuar pafajsia e kosoves
KOsova eshte nje vella per shqiperin dhe ne do e mbroje mate gjithmone neper bote te lumte edo
Me shqiperin perkraha dhe juve si kryeminister i saje kosova ka nje te ardheme te sigurte ne arenen nderkombatare dhe nje mbrojte te madhe
Ta lexojne te gjithe kete lajm e te shohin se cfare lideri eshte Rama
Si cdo here dhe tani keni treguar se jeni mbeshtetje e Kosoves,ju lumte!
Asnje smund te na akuzoje keshtu
Le ta mbrojme kosoven