1 orë për të vërtetën, pas 11 vjetësh padrejtësi – Fjalimi që s’do harrohet i Edi Ramës në Këshillin e Evropës

12 Tetor 2022, 19:40Politika TEMA

1 orë për të vërtetën, pas 11 vjetësh

Nga Blerta Ahmeti

Nëse memoria për të kaluarën nuk sjell imazhe të qarta, nëse faktet aktuale nuk janë mjaftueshëm të dukshme, atëherë paramendojeni një situatë në të ardhmen, kur me akuza nga Rusia, presidenti ukrainas Vladimir Zelensky, do gjykohej për trafikim organesh, ky është Hashim Thaçi sot u ka thënë Edi Rama, të pranishmëve në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës në një përpjekje kolosale përmes një fjalimi mbështetur në faktet e një juristi dhe pasionin e një burrështetasi.

Për 1 orë rresht, Rama i ka ballafaquar evropianët me ndërgjegjen e tyre, duke ua përplasur në fytyrë absurdin që krijojë nisma e rusit Konstantin Kosachev dhe u kthye në një rezolutë të Këshillit të Evropës, për të përfunduar në një Gjykatë Speciale, paçka se nisma ishte për trafikim organesh e aktakuza s’përbën asgjë nga ajo nismë.

Arsyeja pse Shqipëria po vjen me një kundër-rezolutë tash dhe jo më parë, Rama tha se ishte një pritje e Shqipërisë për të parë se çfarë do dilte “përkundër se e dinim që s’do dilte gjë”.

“Ne pritëm, por s’doli gjë. Kjo rrenë është fabrikuar në Moskë dhe viktima e parë e këtij shtrembërimi jeni ju, të gjithë ju. Lajmi i Rremë u bë raport dhe raporti rezolutë. U keqorientuat dhe në fund minuat të vërtetën dhe drejtësinë. Veprimet tuaja të një dekade më parë, kanë shkaktuar një shtrembërim të dinjitet njerëzor”, deklaroi Rama.

“Por, s’jam këtu për ata që votuan raportin, jam këtu për ju. Jam këtu t’iu them se si rrjedhojë e votimit të këtij këshilli bota e drejtësisë u kthye përmbys, viktimat u kthyen në kriminelë, kërkimi për të vërtetën u kthye në një përsëritje të pafundme gënjeshtrash. Të rinjtë luftëtarë u kthye në kryekriminel bande. Një udhëheqës që ndërtonte paqen u kthye në kriminel lufte”, shtoi Rama.

“Por, nuk jam këtu që të lutem për Kosovën. E vërteta për Kosovën njihet nga të gjithë, për të gjithë ata që kanë sy për të parë, që kanë vesh për të dëgjuar”.

Për ta shpjeguar çfarë ka ndodhur gjatë 11 vjetëve, kur nga një libër me kujtime i prokurores Carla Del Ponte –  “e ju e dini si shkruhen ato” tha Rama – u ngurtësua një raport nga një anëtar i partisë së Vladimir Putin-it, dhe më pas mori formën e një rezolute të KiE-së, Rama ka përdorur edhe referenca letrare.

“Një nga romanet më të njohura të letërsisë shqiptare, po edhe asaj evropiane, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur i Ismail Kadaresë, rrëfen një histori të një italiani që vizitonte Shqipërinë në kërkim të trupave të ushtarëve italianë që ishin vrarë në luftën e dytë botërore. Por ai ishte i bazuar në një fiksion për të edukuar brezat e ardhshëm për tragjeditë e luftës”.

“Në rastin tonë realiteti tejkalon fantazinë, ju vizitoni vende të caktuara në kërkim të klinikave të specializuara për trafikim organesh. Raporti vë theksin të Shtëpia e Verdhë, por s’është as shtëpi e verdhë, as klinikë, por një ndërtesë guri e një familje të varfër shqiptare, një nga të shumtat të atij lloj në këto zona të thella”.

“Arritja e fundit e gjeneralit tuaj në kërkim të një ushtrie ishte të kthente në tallje të drejtat e njeriut”, u tha Rama asambalistëve evropianë.

Pas hetimit, theksoi Rama, u kuptua se raporti ishte i mbështetur në “injorancë dhe arrogancë”.

“Në rrethana të zakonshme ngatërrimi i tillë do të bënte për të qeshur, por kjo nuk është për të qeshur, që të rinj që sakrifikuan për të çliruar vendin e tyre trajtohen si trafikantë organesh. Shqiptarët etiketohen si njerëz periferikë inferiorë, nuk është për të qeshur se vetë raporti pranon se në momente thelbësore hetuesit nuk kishin kontakt me burimet e veta. Nuk është për të qeshur se ai pranohet në fund faqe ca gjëra që që do të kishin bërë xhelozë edhe Franc Kafkën edhe Dostojevskin e këdo që ka pasur imagjinatë të gjallë për të hyrë ne terrin e thellësisë së natyrës njerëzore”.

“Aty thuhet që disa prej akuzave nuk mund të mbështeteshin”, e përkundër kësaj, Rama tregoj se si “këto pretendime mbeteshin aty”.

Prandaj, “për gjatë gjithë procesit specialistë e diplomatë bënë thirrje për kujdes dhe përmbajtje”.

“Lidhur më këtë raport u krijuan Dhomat e Specializuara të Kosovës. Imagjinoni presidentin, kryeministrin e vendit tuaj që merret dhe futet në mbikëqyrje dhe vihet nën arrest pa asnjë aktakuzë zyrtare”.

Për të vazhduar me Kafkën, Rama krahasoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me një nga personazhet më të famshëm të autorit në librin e tij “Procesi”.

“Një herë e një kohë Thaçin Joe Biden e quante George Washington. Por tani, më e përshtatshme do të ishte ta quanim Joseph K. Meqë njëjtë si karakteri i Kafkës tek Procesi, ai ishte arrestuar nga një autoritet i largët, i pakuptueshëm, pa marrë vesh se për çfarë po akuzohej”.

“Vazhdon të jetë aty, i ulur në Hagë, Joseph K. i gjallë, akoma në paraburgim, krijuar nga ju, nga Këshilli i Evropës. Sepse ju lejuat që fantazia t’ia marr terrenin objektivitetit, dhe lejuat që realiteti t’ia kalojë fiksionit”.

Megjithatë, Rama qartësoi se nuk duhet të keqkuptohet përpjekja e tij, meqë “s’jam këtu për “dhomat e specializuara e asgjë që lidhet me procesin gjyqësor”.

“Jam këtu për të vënë në diskutim burimin, vetëm burimin e infektuar, të neveritshëm”.

Një pjesë e fjalimit të Ramës është koncentruar edhe në dualitetin që bashkësia ndërkombëtare ka përdorur në rastin e Kosovës, kur fillimisht vetëm bëri përpjekje për ta çliruar një vend që jetonte në robëri dhe më pas po vetë, përmes mekanizmave të saja, vuri në mëdyshje gjithë atë ndërhyrje që në thelb kishte aksionin humanitar për të drejtat e njeriut.

“Ka një analogji midis carit që ulet në fronin e Kremlinit dhe Kasapit që mbante pozicionin e komandantit të përgjithshëm të Serbisë. Janë dy kombe me të drejtën për të jetuar të lirë në gjuhën e tyre kulturën e tyre, përndjekur nga demon të së shkuarws. Ka dy tiranë të dëshpëruar, një i vdekur e tjetri që luan më vdekjen, duke iu qepur vizioneve të madhështisë së shkuar”.

“Dekada represioni të ashpër të mirë dokumentuar me operacione barbarike i spastrimit etnik i kryer nga Slobodan Millosheviç solli rezultat zhvendosjen e qindra mijërave, mijërave vdiqën, 20 mijë gra u përdhunuan e ndërkohë që flasim 1600 persona janë të zhdukur. Të gjellët kërkojnë të humburit, të vdekurit s’kanë gjetur paqen e varrit. E gjitha eskaloi nën hundën e bashkësisë ndërkombëtare. U deshën vite që bota të gjente parimet morale që të vepronte në përputhje me to, por ndodhi, falë zotit ndodhi”.

50 Komente

  1. D
    Durrsi 25

    Edi Rama , je burre shteti, shqiptar dhe patriot!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Bravo,Bravo,Bravo Edi Rama! Te lumt goja dhe mendja per kete fjalim te fuqishem qe ke bere sot ne sy te gjithe evropes ne mbrojten e vellezerve tane Kosovar. Lufta qe beri UCK ishte nje lufte e drejte per çlirimin e vendit nga armiku me i madh,Serbia. Vjosa Osmani qe hesht eshte armikja me e madhe e kosoves.Hashim Thaçi me tre shokete tij qe mbahen sot te arrestuar ne Hage eshte shume e padrejte.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Armiku me i djallezuar i shqiptareve!

        Edi Rama eshte nje sharlatam mashtrues,se kete gje duhet ta kishte bere para 11 vjetesh e jo tani! Cfare fitoi? Ashje! Te gjithe folesit atje e kritikuan Ramen dhe asnje nuk e mbeshteti! Rama nuk mbrojti Kosoven,por Thacin! Po te donte ta mbronte Kosoven ta detyronte Vucicin qe te njihte Kosoven!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardani

          Ti "armiku më i djallëzuar i shqiptarëve " , ose je 100 % injorant , ose je i çetës së Sali non gratës . Unë besoj tek kjo e dyta që lidhet plotësisht me të parën . Të ta shpegoj , se nuk besoj se e kupton . Je militant i Saliut si gjithë injorantët që i shkojnë pas . Edi Rama mbrojti dinjitetin shqiptar si asnjë tjetër , mu në mes të parlameniti Europian , pa ja bërë syri tërt , o injooorant .

          Përgjigjjuni
          1. e
            em

            armiku uk elexove fjalimin apo nuk ka kujtese? Ta thote se i lame kohe te gjenin fakte per akuzat e tyre.hajvan

            Përgjigjjuni
        2. a
          albi

          Nje gje e kam te paqarte.A jemi per te shkuar drejt Europes?Nese po, a i besojme gjykatat e tyre?Nese jo, cna duhet Europa?!Nese nuk besojme ne Hage, si mund te besojme ne SPAK?!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptar

            Drejt Europes por me te drejta te barbarta jo si skllever dhe qytetare te klasit te 2-te. Boll me racisma AntiShqiptare dhe ksenofobi kunder nje popullsie hallexhie. Te pakten te kemi nje fare burrerie ti themi Europianeve qe jeni rraciste,

            Përgjigjjuni
            1. Ibla

              Albi , më fal por je një dritëshkurtër që nuk shikon më larg nga hunda jote .

              Përgjigjjuni
            2. P
              Per inat te sime vjerre

              Bravo .......

              Përgjigjjuni
              1. P
                Per inat te sime vjerre

                Bravo .......

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkodrani pa buke

                  TE LUMTE E KA QARE ME LOT

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Irena

                    Jam pa koment me kete fjalim. Ky eshte kulminacioni ne politike i Edi Rames. Bravo e madhe. Politika e Kosoves

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jugu

                      O Blerta po ti je e interesuar vetem per Ashimin? Europa ka gjykata te konsoliduara dhe nuk denohet ai nese nuk e meriton. Po ashtu mos mendo se mbrohet me fjalime politike te Rames. Rama duhej ne radhe te pare te mbronte kombin dhe qe nuk e beri. Nese qellimi ishte te mbroj ortakun e tij, Ashim, atehere bravo i qofte, e beri.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vini gishtin kokes

                        Z. "Jugu" , lexojeni edhe nje here me kujdes fjalene Edi Rames dhe do te shihni se Ai ka mbrojtur me force jo vetem ish presidentin Thaci ,. por gjithe kombin shqiptar . Kjo nuk eshte hera e pare qe Edi Rama flet me kete gjuhe te mencur e kurajoze .

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dakord

                          Jugu nga vrugu je idiot.

                          Përgjigjjuni
                        2. U
                          Un

                          Politika behet me njerez te zgjuar ,me dije , te lexuar ,trima ,e jo me gomere e gomarica ,idiota e idiote si psh ,Non Grata Ilir Meta -Metaj , Albin Kurti e Vjosa Osnani ,si mund te beje politike nje coban babain e mamane injoranta lindur e ritur ne male ,shifini prejardhjen nga cila familje vjen Edi Rama ne tre breza ,e shifni prejardhjen e Non Grates ,Ilir Metaj ,Albin Kurtit ,Vjosa Osmanit ,politika do qytetari e jo katundari

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Artan

                            BRAVO EDI RAMA

                            Përgjigjjuni
                            1. Çekiçi

                              Rama e tregoj sinqeritetin ndaj UÇK Kosoves dhe shqiptarizmit Është HERO i diteve tona

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pogradecari

                                I madhi EDI RAMA burreshtetas i vertete bravo

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rama qen rrugesh

                                  Fjalim i nje njeriu delusionist. Nuk fokusohet ne fakte por ne endrra me sy hapur qe vetem droga ti jep. Per ata qe kete fjalim e quajten te madh...jeni thjesht plehra kafenesh.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Toni

                                    Ti je i njellojte si ai qe Edd R . e ben cdo dite ne Wc.. hajt thyje qafen tani qyrraveccc... mefsharaqqq..!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. P
                                    PO , PO

                                    100 here bravo , jemi krenare per k/ministrin qe na perfaqeson denjesisht ne arenen nderkombetare . Faleminderit z.k/minister !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Erik

                                      Bravo EDI RAMA! Vetem 1 Burre Shteti mund te mbaje fjalime te ketij kalibri mu ne zemer te Europes. Respekte, Erik, Nju Jork

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        E vërteta.

                                        Edhe në shtratin e vdekjes të ishe, atë fjalim a dëgjoje, Albin. Por nderi dhe dinjiteti ta donte ta shoqëroje Edin në Salcburg, ti bashkë me Vjosën. Ky është një akt i madh, politik e diplomatik në Historinë e Europës së Re. Shqipëria e vogël dhe shqiptarët në trojet e tyre edhe njëherë i dhanë një leksion dinjiteti dhe ndershmërie Europës kurvë ( sipas Fishtës). Për turpin tënd, ti mungove në atë sallë leksioni, në të vërtetë në atë fushë beteje për nderin dhe dinjitetin e Kosovës, për heqjen e pisllëkut që ( ti e di nga kush) është hedhur mbi supet dhe fytyrën e UÇK-së, simbolit të lirisë së popullit tonë. Je i pafytyrë Albin. Je i lig.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          E vërteta.

                                          Edhe në shtratin e vdekjes të ishe, atë fjalim a dëgjoje, Albin. Por nderi dhe dinjiteti ta donte ta shoqëroje Edin në Salcburg, ti bashkë me Vjosën. Ky është një akt i madh, politik e diplomatik në Historinë e Europës së Re. Shqipëria e vogël dhe shqiptarët në trojet e tyre edhe njëherë i dhanë një leksion dinjiteti dhe ndershmërie Europës kurvë ( sipas Fishtës). Për turpin tënd, ti mungove në atë sallë leksioni, në të vërtetë në atë fushë beteje për nderin dhe dinjitetin e Kosovës, për heqjen e pisllëkut që ( ti e di nga kush) është hedhur mbi supet dhe fytyrën e UÇK-së, simbolit të lirisë së popullit tonë. Je i pafytyrë Albin. Je i lig.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Asd

                                            Bravo njeri e bravo tjetri... Drejtesia nuk eshte ceshtje komentesh dhe as nuk zgjidhet ne Keshillin e Europes duke fyer kolege te nderuar te shteteve te tjera. Si mund ti thuash auditorit : Dick Martin, ju ka genjyer JU. Asnje prej tyre nuk ndjehet i genjyer. Thjesht presin qe drejtesia te thote fjalen e saj. Dhe nese drejtesia do marre nje qendrim se "shtepia e verdhe" nuk ishte nje ngjarje e vertete, mos valle Rama do mbledhe piket e fitores!? Mos alle Thaci e Veseli po perdoren? Pergjigjen Rames, ia dha perfaqsuesi i Rumanise i cili u shpreh qe ky monolog i Rames, po mbahet JO ne sallen e duhur. Mendoj qe duhet te kemi me shume besim tek institucionet europiane dhe te presim. Nese nuk ka fakte per krimet ato, nuk do te thirren krime.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Z
                                              Zgalem

                                              Fjalimi i Edi Rames , per mbrojtje te luftetareve te UCK , ne Asamblene parlamentare te Europes, eshte nje veper e erudicionit te larte te nje politikani , me kulture te gjere . Rralle jane degjuar fjalime te tilla te zjarrta , qe akuzojne vete institucionin , me te larte politik te kontintentit . Te tille fjalime mbahen mend , qe ka mbajtur Presidenti Willson dhe Churchilli , por keta perfaqesonin shtete me madhesi potenciale sa vete tribuna , nga e cila flisnin . Edi Rama , , eshte i vetem ne ate tribune , nga ku mundi vete institucionin , me madhesi kontinentale . Fjalimi i Edi Rames , ishte pretence , kunder pretences , qe pergatiti vete Asambleja , nen hijen e Klara de Ponte dhe Dok Cenej . Kombi shqiptar do te jete per jete mirnjohes Edi Rames , per kete mbrojtje dinjitoze , qe u beri luftetareve te UCK. Zgalem

                                              Përgjigjjuni
                                              1. g
                                                genti

                                                ah province e dashur province .....

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Artisti

                                                  Artist je i madhë, respekt për fjalimin, gjithmonë në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Me pelqeu shume fjalimi dhe lidhja retorike që përdori Artisti me Kadarenë, Kafken dhe dualitetin që bashkësia ndërkombëtare përdori për Kosovën. Artist ,nuk kam fjale që të përshkruaj respektin qe kam për ju, dhe nëse them që je i MAHNITESHEM është gjëja më e vogël që mund të them për Ju.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Lulu

                                                    Sa i pelqen teatri Babos, se kuptoj pse u be piktor e jo aktor. Kete vit e meriton Oscarin.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Ndue Sanaj

                                                      Te lumte Edi Rama!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. Z
                                                        Zyko

                                                        Keshtu beri edhe Enveri ne Moske: pastaj shqiptaret hanin bar.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vranakonti

                                                          PO dosa Osmani si presidente ç'bene? Ajo pret te thote mbroçkullat e tij idhulli saj Sali Berisha dhe pastaj te flas ajo.Turp. Bravo Edi Rama,je udheheqes i madh.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. H
                                                            Himarioti

                                                            Bravo Rama! Me fjalimin e sotëm keni treguar mençuri, dituri, guxim, patriotizëm. Ua thyeve hundën edhe shpellarëve tropojanë dhe të Prishtinës, Berishës, Mustafajt, Kurtit, Osmanit, Buzhalës dhe... nuk numrohen shpellarët e veriut, spiunët e UDB-së, tradhtarët e kombit.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. d
                                                              doktori

                                                              BRAVO Edi Rama! Patriot i vertete dhe Shqiptar NR> 1 Ti "jugu" ...mos e perlyej gazeten me flliqesirat qe shkruan kunder kombit tend dhe K/Ministrit tend!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. c
                                                                ce

                                                                Bravo o Gjigand, jemi krenar per ty.Le te plase nga marazi perbindeshi i vicidolit dhe spiuni Agush askush kokeducja. Fjalimi yt madheshtor tundi Europen nga gjumi dhe ka hyre ne histori si dikur fjalimi i gjigandit Fidel Kastro ne Okb 1 ore pa tekst te pergaditur qe ka hyre ne histori .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. Çekiçi

                                                                  Albin kurci Vjosë zhaba dhe Sali gomari janë NON GRATA nga UÇK Keta 3 mjeran janë dhe kanë qenë bashkpuntorë te Millosheviqit dhe te Vuqiqit sot Më dosjet qe ka pregadit në UNMIK kudra e qenit Sali Argita dhe zhaba e Mitrovices Vjosa dhe gabeli i Malit te Zi Albini ÇLIRIMTARET sot janë në Hagë padrejtsisht Ata janë në Hagë çlirimtar te Kosoves Keta janë në liri falë lufes se tyre por janë tradhtar te pabesë e faqezi bashk më Salen në Shqiperi

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    Kombi

                                                                    Ju lumte z. Kryeminister Rama! Asnjehere e asnjeri nuk ka mbajtur pamfletin e patriotizmes se shqiptarizmes si Ju, duke konsideruar rrethanat dhe kohen kur ngrihet ky ze! Jemi krenare qe Ju kemi!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. M
                                                                      Mirela

                                                                      Bravo Edi Rama.Faleminderit qe na ben krenare!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. S
                                                                        Shqiptari nga Kosova

                                                                        Kryeministri ben mire qe sulmon Dick Martin e Karla Del Ponten. Rama ben mire gjithashtu qe thot se nuk ekziston shpi e verdhe apo e zeze per trafikim organesh,deri ketu ok. Por Rama ska pse ze ne goje Thaçin ne kete rast. Pse? Sepse Thaçi nuk eshte fajtor per keto te Dick-ut e te Karl-es. Per keto ky do te lirohet. Edhe vet UÇK-ja nga kjo padrejtesi do te çlirohet , edhe pse perpjekja per ta kriminalizuar ka qene shume e madhe. Thaçin duhet gjykuar ( ndonje gjykate jona,sikur ta kishim per te qen),per qeverisjen teper te keqe e sidomos per pajtimin me Vuçiqin per ndrrim teritoresh ku edhe vet Rama ka ber jo pak perpjekje per kete gje. Per kete Thaçi duhet gjykuar dhe Rama kritikuar. Si eshte e mundur te pajtohesh me dhenien e veriut Serbise kur dime qe aty eshte miniera me e pasur e Europes? Si u matka patriotizmi i nje ish kryeministri apo i kryeministrit Rama per kete çeshtje? Nuk i sherbehet vendit duke bere fjalime elokuente , por ka peshe veprimi qe ben. Dhe tentimi i Thaçit dhe i Rames per dhenien e veriut Serbise nuk mund te quhet ndryshe veçse TRADHETI. Gadishmeria e polikaneve te kosoves per te pranuar kete ishte e madhe,perjashto Haradinajn i cili kembenguli e qe i kushtoj me renien nga posti pasi gjema do te kishte ndodhur. Prandaj Edi Rama do te bente mire te reflektonte per perpjekjen e tij ,te Thaçit e Mogerinit per ndrrim te territorit. Boll kemi dhuruar territore ,pse te falim akoma?!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. l
                                                                          labi

                                                                          Respekt e falenderim per Edi Ramen qei ngriti koken Kosoves e Shqiperise publikisht ne tryezen e burrave dhe turp e faqja e zeze per me demek kryeministrin pupac,burrin e vogel te Kosoves,Albin Kurtin e tredhur ne birucat e UDB-se si dhe idioten e lindur me goditje ne koke,Vjollca Osmani,te cilet ne nje dite te tille historike per mbrojtjen e luftes se UCK-se e futin koken ne rere si struci e shfryjne nga inati dhe nuk eshte hera e pare per ta.Pergjigjia "nuk e ndoqa fjalimin e Edi Rames" eshte pergjigjia e nje drogaxhiu i cili ne ato momente ishte nen efektin e droges dhe jo pergjigjia e nje burri shteti .Eshte pergjigjia e nje intriganti,nje kameleoni i cili perdor gjithcka per te ruajtur karrigen e tij dhe ne prapraskene nxit urrejtjen ndaj udheheqesve te luftes se lavdishme te UCK-se per clirimin e vendit nga krimineli Miloshevic e bandat e tij.Sa per Vjollcen e lagjes nuk ka nevoje te themi gje,sepse nuk ja vlen.Eshte nje fenomen i perkohshem,njeri i vogel pa personalitet dhe e mbarsur me urrejtje ndaj shqiperise dhe te vertetes. Kur njeriu nuk ka parime e ideale behet si lavjerese e rend majtas e djathtas per nje karrige si puna e spionit Ilir Meta-jt.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. r
                                                                            robi

                                                                            Fjalimi i Gjigandit Edi Rama para keshillit te Europes eshte pa dyshim me i famshmi ne histori bile ja kaloi dhe fjalimit legjendar te Fidel Kastros ne Okb qe ka hyre ne histori

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. P
                                                                              POLI

                                                                              Pse more ZYKO tani po ha ate qe s' thuhet

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. B
                                                                                Beni

                                                                                Nje fjalim brilant qe duhet te beje krenar cdo shqiptar. Thirrini arsyes , lerini perkatesite politike

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. g
                                                                                  gezimi

                                                                                  Hahahahaha....

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. M
                                                                                    Milo

                                                                                    Po mire kaq gabim ta kete europa. Kaq drejt jemi ne. Po kjo palo europe qe per shkak te fjalimit te rames na anulloi darken mbreme. Po pse te shkojme ne europe. Nqs jane kaq gabim dhe sduan te korrigjohen, te ikim drejt turqise

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. T
                                                                                      Tironci

                                                                                      Fjalim brilant qe na ben krenar si shqiptar , rrespekte per kryeministrin Ed Rama , tifozet e saliut vetem shajn dhe vrerosin se per ta e mir esht çfar ka lidhje me sali kriminelin njeriun oriental e me sharlatani e antishqiptari i kti kombi , rrespekte Ed Rama na bere krenar me kte fjalim brilant ne ruajtie te identitetit komtar rrespekte.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. K
                                                                                        Kristi

                                                                                        Po ,duhet te jemi krenare,...nder te tjera dhe per faktin se tregojme qe jeni per civilizimin,vlerat e lire e te drejtes,

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. D
                                                                                          Dhembeli

                                                                                          Kombi jone pjell çdo 100 vjet burra te tillë . Pas Ramës , do te presim 100vjet te tjera. Rrofsh sa me gjate ,…na nderove Kombin .

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. P
                                                                                            Pajtim

                                                                                            Rri shtrembet e fol drejte. E them kete pasi jam nje votuaes i se Djathtes. Por ky ishte nje ---> ----> Super fjalim i kryeministrit tone.

                                                                                            Përgjigjjuni

                                                                                            Lini një Përgjigje