Jemin Gjana: Nesër të gjithë demokratët në votime, përjashtohen përkrahësit e Sali Berishës!

28 Korrik 2023, 19:50Politika TEMA

Jemin Gjana: Nesër të gjithë demokratët në votime,

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana ka ftuar të gjithë anëtarët demokratë, ata të regjistruar, që të votojnë ditën e nesërme për kreun e ri të kësaj force politike.

Në një deklaratë për mediat, Gjana u shpreh se pjesa tjetër që mbështet Sali Berishën, nuk do të mund të votojnë.

“35,460 anëtarë, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumente të anëtarësimit në PD. Anëtarë të PD, me dokumente të anëtarësimit në PD, të cilët në teserën e PD nuk kanë punuar për partitë e tjera politike. Demokratë e konsiderojnë emërtimin e tyre dhe ata që kanë marrë teserat e Rithemelimit, por ata kanë votuar në një palë struktura, nuk mund të bëhen pjesë e votimit me teserën e Rithemelimit për të votuar. E gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar procesit të votimit të nesërm.

Besoj se është një ditë e rëndësishme, është një proces i rëndësishëm”. theksoi ai./abcnews.al

1 Komente

  1. g
    goni

    teresisht qesharak ,je anetar por nese mendojme se je i saliut nuk voton dot ......cmenduri

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje