Pampuri i përgjigjet Gazment Bardhit: Deputetët s’janë tabelë qitje për të shfryrë mllefet!

28 Korrik 2023, 18:00Politika TEMA

Pampuri i përgjigjet Gazment Bardhit:  Deputetët s’janë

Partia Demokratike zhvillon nesër zgjedhjet për Kryetar. Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së, Orjola Pampuri ka “rrëzuar” vendimin e sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi, për anulimin e këtij procesi, duke theksuar se deklarata në emër të grupit parlamentar, pa dijeninë anëtarëve, nuk gëzojnë vërtetësi.

Sipas Pampurit, qëndrimet individuale nuk mund t’i atribuohen grupit parlamentar dhe deputetët, si njerëz me dinjitet që janë, në asnjë moment nuk mund të shndërrohen në tabele qitje për të shfryrë mllefet e frustrimet e askujt, apo për të mbrojtur interesat personalë të dikujt.

Si Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dua të theksoj se;

Deklarata në emër të grupit parlamentar, pa dijeninë anëtarëve të grupit nuk gëzojnë vërtetësi.

Nxitimin për të ndërmarrë hapa antistatutorë nuk ndihmon askënd, dhe nuk e legjitimon asnjë vendim. Kjo duhet të marrë fund. Individualisht deputetë të grupit mund të shprehin mendime e qëndrime, por të flitet në emër të grupit, pa pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve është e tepërt.

Nesër, Partia Demokratike ka zgjedhje dhe ky është një vendim i miratuar nga kryesia dhe këshilli kombëtar, mendimet dhe qëndrimet kundër mbajnë emër dhe mbiemër të çdo deputeti, por mllefet kolektive, nuk mund t’i atribuohen grupit parlamentar.

Partia Demokratike është e demokratëve, deputetët janë njerëz me dinjitet e integritet, dhe në asnjë moment nuk mund të shndërrohen në tabele qitje për të shfryrë mllefet e frustrimet e brendshme të askujt, apo për të mbrojtur interesat personalë të dikujt”- tha Pampuri.

2 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Po' degjoj nje kungull po' kungull fare te PD te rep TV.Thelbi i diskutimit te tij:-PD ,parti historike,Saliu lider historike.E Pra Roli historike i te dyve eshte shkaterrimin i shqiperise,,sherbimi ndaj Jugosllavise si agjentures e saj,1997,1998,gerdecin,21janari,furnizuan me vullnet te plote Jugosllavise me arme e karburant. Mbi 4000 te vrare,korrupsion e vjedhje galopante shperberja e drejtesise dhe mbrojtjes.Ndaj Jane historike.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Një mishmash i vertete. Thene kete, jo se eshte fare pa sens qe per shume arsye, sidomos aktuale te gjendje se saj, PD-ja te kete një kryetar legjitim. Se si dhe kur duhej te arrihej kjo ka qene dhe mbetet pjese e debatit politik brenda saj. Ama, qe kane arritur deri ne kete pike, fajtoret kryesore jane vete ata qe pas doreheqjes se Lul Bashes, perkunder aksionit destruktiv te Berishes, te merreshin me riorganizimin e saj, dhe sipas Statutit, deri dhe ne zgjedhjen e kryetarit te ri. Sidoqoftë në asnje rrethane e per asnje arsye ky nuk duhet te ishte Lulzim Basha. Kishin boll kohe afro dy vjet. Demokratet do t'i vuajne gjate pasojat e paaftesise se politike në luften per pushtet brenda llojit, te lideshipit te tyre, alla Bardhi, Alibej, Tabaku, etj. Siç duken bathet fundi i saj i keq, dmth pamundesia e saj si alternative qeverisese e vendit, do jete i pashmangshem. Sigurisht qe vendi i saj nuk do ngelet bosh. Në te gjithe kete proces, te tjera forca e rryma do lindin, por kjo do te kerkoje kohen e duhur. ne mungese te alternatives konkuruese, do jete kismeti i PS te rrije në pushtet edhe pas 2025, kjo nese, siç po duket, nuk do kete deri ne pranveren e 2024, zgjedhje te parakohshme.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje