Spahiu: Berisha ka një mision, shkrirjen e Partisë Demokratike

28 Korrik 2023, 13:00Politika TEMA

Spahiu: Berisha ka një mision, shkrirjen e Partisë Demokratike

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha ka si strategji shkrirjen e logos së Partisë Demokratike.

Sipas tij, ish-kryeministri pretendon ruajtjen e monopolit opozitar.

“Dihet qartë tashmë që mbështetësi kryesor i Gazment Bardhit është Sali Berisha dhe ai i ashtuquajturi Këshill Kombëtar është me njerëzit e Sali Berishës.

Unë mendoj që problemi më shumë se politik, tashmë është ligjor. Unë mendoj që gjykata duhet të shprehet qartazi dhe të mos vonojë procesin, por ndarjen në dy pjesë të Partisë Demokratike dhe kujt i përket vula, patjetër i takon gjykatës që të shprehet.

Këta se kanë luftën me Edi Ramën, sot Foltorja ka një mision, shkrirjen e Partisë Demokratike sepse ka humbur shpresat që të marrë vulën e PD-së, për faktin sepse pushteti gjyqësor një, pushteti politik dy dhe diplomatët tre, ja kanë marrë njëherë e përgjithmonë.

Pra, grupi i Foltores dhe Berisha e kanë humbur Partinë Demokratike dhe në luftën politike drejt suksesit duhet që të mbajnë monopolin e opozitës,” – u shpreh Spahiu.

4 Komente

  1. P
    Populli

    Zoti Spahiu, ke kurajo te analizosh e te pranosh se PD u krijua me urdher komunist si Grupim Paramilitar, per te mos lejuar bashkimin e Fondit Demokratik Historik te Shqiperise, pra te demokracise historike te Shqiperise? Nese nuk pranon kete, asnje analize e juaja nuk qendron.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Zoti Spahi brilantine, ke kurajo te ma hash njecik mutin mua, se e meriton me keto genjehshtrat e tua prej bujku te lodhur.. Nik brilantina na fyen intelektin e topeve kur mendon se nje deficent si ai mund te genjeje njerezit me keto perllat e dala nga haleja Kreshnik Sapiu a.k.a Nik Bajga

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tenxherja kapakun

      Z. Spahiu ka qene pjese e instancave me te larta te sistemit te drejtesise shqiptare kur kjor e fundit ishte ne kulmin korruptiv te saj. Nuk e kuptoj me cfare moraliteti politik or njerzor analizon ky person kur vet ka qene pjese e ketij korrupsioni. Me cfare te ardhurash pastaj jeton ky njeri ne Gjermani? Thote se ben punen e juristit nderkohe qe duke qene se rri gjithe diten neper tv shqiptare duhet te fllasi nje gjermanishte te paperfillshme per profilin e punes qe pretendon se ben. Vetem nese punon per ndonje kompani sheqeri apo mielli me qender afer kuvendit popullor ne Tirane., athere punesimi si jurist qendron.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aliu

        O legen kalama i keq,se burr nuk ke qene kure dhe nuk behesh, ti je nje sharlatan ,hajdut ,llapaqen ,dhe mashtrues ordiner. Me cfar jeton pa punuar ore skuth?! Kush to Boston keto pallavrat e tua ore derdimen! Hajde provoje prapanicen ne shqiperi ,mos na caj menderen nga larg delenxhi ,pa mustaqe.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje