"Ju kërkoni të largoni Ramën që në pushtet të vijë Berisha?!" - Hasimja: Nuk kërkojmë të bëjmë Berishën kryeministër!

2 Shkurt 2026, 21:27Politika TEMA
"Ju kërkoni të largoni Ramën që në pushtet të

Ermal Hasimja, gjatë një prononcimi për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi nismën e tij për bashkimin e opozitës. 

I pyetur nga Ylli Rakipi, nëse qëllimi i kësaj nisme është ardhja e Berishës në pushtet, Hasimja tha se nuk kërkojnë të bëjnë Berishën kryeministër, por të sigurojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Ylli Rakipi: Keni ndërmarrë një iniciativë, gati si mision, për të bashkaur forcat opozitare. Çfarë qëllimi keni dhe cfarë keni arritur deri tani?

Ermal Hasimja: Kemi konstatuar që partitë e ndryshme të opozitës, kanë disa objektiva të përbashkëta. Pa pretenduar për shumë larg, përpiqemi ti koordinojmë, ti rakordojmë për të arritur këto objektiva të përbashkëta, që janë në interesin e përgjithshëm. Nuk bëhet fjalë për t’u bashkuar me Berishën, por bëhet fjalë për bashkëpunim. Nuk është për të bërë Berishën kryeministër. Nuk ka lidhje me këtë gjë. Zgjedhjet janë pas tre vitesh e gjysmë. Qëllimi është, që objektivat që kanë këto parti dhe që i shpallin, të bashkëpunojnë dhe të realizojnë. Së pari të luajnë rolin për të marrë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi konstatuar nivelin e zgjedhjeve, përfshirë edhe OSBE-ODHIR. Të kërkojmë Kod Zgjedhor të pranueshëm për të gjithë partitë. Të kemi një mbështetje për sistemin e drejtësisë për një drejtësi që godet krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këto janë qëllimet, nuk është përmendur se kush do të jetë kryeministër, çështje koalicionesh apo nuk e di se çfarë. Këto janë objektiva që i gjen në ligjërimin e secila prej partive.

Ylli Rakipi: Pavarësisht nga qëllimi dhe ideja, të dyja të mira, qëllimi i këtij bashkimi është rrotacioni apo jo?

Ermal Hasimja: Bashkëpunimi.

Ylli Rakipi: Rrotacioni, pra largim i Ramës dhe ardhja në pushtet e Berishës, që thotë jam me mision.

Ermal Hasimja: Këtë mision e ka edhe Adriatik Lapaj. E kanë të gjitha partitë.

Ylli Rakipi: Berisha do të marrë votat tani për të qenë edhe 4 vjet në krye të PD. Ju po I ftoni partitë e vogla, ose opozitare, që në krye të jetë Bersiha.

Ermal Hasimja: Jo nuk është e vërtetë.

Ylli Rakipi: Me Berishën keni biseduar?

Ermal Hasimja: Po me Berishën dhe të tjerët. Në asnjë moment, nuk ka patur diskutim se kush do të bëhet kryeministër, sepse nuk ka lidhje me këtë. E vetmja gjë që ka rëndësi tani, është të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, të kemi qeveri që garanton këto, qeveri tranzitore, teknike, quheni sit ë doni dhe të kemi një Kod Zgjedhor që mundëson përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve. Nuk jemi te diskutimi se kush do të bëhet kryeministër, por a do të ketë apo jo përfaqësim të drejtë të shqiptarëve, apo zgjedhje si ato që kishim.

Ylli Rakipi: Tani pyetjet i bëj unë, se kisha njërin këtu, që më fliste herën e kaluar për krimin e organizuar dhe vetë ishte non grata në Britani

9 Komente

  1. H
    Hasimeja ish keshilltar i Bufit

    Hasimeja nuk na tregove pse te largoje Bufit komunist !. Clien opozite do bashkosh pasi ne Shqiperi ka nje mazhorance PS dhe nje opozite PD, partite et tjera kane vetem emrin dhe kryetarin... A e kuptoni qe e keni degjeneruar elektoratin e PD duke futur députét me votat e PD Fatmir Gerdeci , Dash rrakia, Nard Ndoka , Agron Duka, Kujtim Gjiza , Vangjel Dule , Blushi, Çamet edhe Tik Llapa mungone.. Bravo Hasimeja.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Samiu

      Po ku te le Saliu te mos behet Kryeminister, sikur, larg qofte, te fitoje opozita zgjedhjet. Jeni ne metro?

      Përgjigjjuni
      1. P
        POSHTE BERISHISTET .

        Kujdes nga ky berishisti .

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Realiteti i votuesve shqiptar tregoi qe shqiptaret nuk e duan Berishen Kryeminister. Berisha me votuesit e tij personal qe nuk jane pak por jo mjaftushem nuk pranon te leshoje pretendimin per te qene kryeministri i ardhshem. Keshu qe çdo nisem opozitare me Berishen brenda eshte e destinuar te deshtoje. Mundohuni te normalizoni kryeministrin e sotshem se kjo eshte rruga ma e mire ne keto kushte ku jane shqiptaret.

          Përgjigjjuni
          1. a
            astriti

            eshte njesoj si te kerkosh nje nuse te re dhe ne fotografi te tregojne nje bukuroshe .ta sjellin me perce ,e kur heq percen sheh nje plake te shemtuar .kete na afrojne dhe keta djemte e rinj te politikes se vjeter.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjimnazisti

              Pse shterngohesh,kaq shume dhe deformon fytyrën qe,nuk ka nje fije buzëqeshje? Nuk te kane rene akoma hallet e Shqiperise! Relaksohu pak o politologu I madh!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironci

                Nuk po punojme thote ky torobelle qe te kemi bastardin komunist kryeminister. Po punojme qe te kemi zgjedhje te lira. Po kush i tha ketij qe nuk kemi zgjedhje te lira ne ne Shqiperi?, po nejse le te pranojme idene e ketij se do te kemi zgjedhje te lira. Tani ke do te ofroni per kandidat kryeminister ne 2029 you? Nuk e thote merhumi se ai qe do ofrohet eshte non grata, ketu mbaron filmi pa u shfaqur akoma dhe ne e dime si do te perfundojne zgjedhjet e pa lira nga merhumet e PDs si puna e ketij Hasimjes ( shif cfare mbiemri ka Hasimja ( ha asaj simes).

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zef ndoci

                  O Ylli, po c’merresh me kete veglen e saliut. Ky eshte nje felliqesire . Forum politik hasimi.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drini.

                    Ore ,ASIME,a je ne metro moj,Po na moret frymen ,30 vjet te njejtat thirrje te njejtet gjishta perpjete,te njejtetfrymore .Jane frymore me veshe ,me thundra apo me putra ju e dini ,se ne frymen e tyre rrini.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje