“Është antishqiptar i vjetër”, Spartak Ngjela akuza të forta Berishës: Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

2 Shkurt 2026, 19:25Politika TEMA
“Është antishqiptar i vjetër”, Spartak Ngjela akuza

Avokati Spartak Ngjela, i cili më parë ka qenë ministër Drejtësie në kohën kur PD ishte në pushtet, ka sulmuar ashpër Sali Berishën, duke e quajtur si “antishqiptar të vjetër”.

I ftuar në Report TV, teksa komentonte zhvillimet politike dhe braktisjen e komisioneve parlamentare nga Partia Demokratike, Ngjela hodhi akuza të forta ndaj Berishës, teksa tha se po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë.

Pyetja bëhet: përse hyn në zgjedhje, nxjerr deputetët dhe më pas nuk rri në parlament? Kjo është kërkesë nga armiqtë e Shqipërisë. Përse, budallenj na di Saliu ne? O është antishqiptar i vjetër, ose ia kërkojnë forcat antishqiptare. Nuk ka rrugë tjetër,” tha ai.

Ndërsa për aksionin e opozitës, avokati tha se deputetët nuk duhet të largohen nga Parlamenti.

Pati konflikt të brendshëm. Si ka mundësi të shkëputesh nga Parlamenti kur të ka zgjedhur populli? Deputeti i popullit nuk mund të largohet nga Parlamenti. Kur largohen, fyejnë shqiptarët. Saliu është njeri që nuk kuptohet se për kë luan, por ata bravo që e detyruan” tha Ngjela.

Sa i përket SPAK, Ngjela tha se Prokuroria e Posaçme nuk drejtohet nga shqiptarët dhe theksoi se lufta kundër korrupsionit po drejtohet nga ndërkombëtarët.

SPAK nuk drejtohet nga ne. Ndihmën e kanë dhënë ndërkombëtarët, edhe ekspertizën, edhe pagesën, për të na shpëtuar nga korrupsioni. Nëse nuk na shpëtojnë kështu, do të mbetemi gjithë jetën,” deklaroi avokati.

7 Komente

  1. k
    k

    Non grata nuk eshte vetëm antishqiptar ,por edhe antinjerzor.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labeati

      Kete ka 30 vjet qe e dine shqipot

      Përgjigjjuni
      1. v
        vv

        Po te ishin edhe SPAK antiopozitar te vendosur si Ngjela , nuk do kakariste cdo te hene Berisha ne Bulebard por do ishte tek 7 penxheret.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spartak, po vjen koha per nje tjeter Enver Hoxha

          Spartak, kete e dime, qe Saliu punon kunder Shqiperise e mesojne edhe bebet diten qe lindin. Puna eshte se si mundemi ne nje popull i tere te mos e dergojme ku duhet Saliun? Zgjodhem Ramen por edhe ky doli krejt i dobet ndaj Saliut. A mos ka ardhur koha o Spartak te zgjedhim nje tjeter KM qe premton se do veproje njesoj si Enveri per te bere drejtesi e shtet tamam, por qe nuk do vrase per agjitacion e propagande.

          Përgjigjjuni
          1. Taku leri broçkullat

            Taku jep ndonjë prov që është anti shqiptar të besojnë njërzit Unë po të jap të kundërtën E futi dhqipërin në NATO po të qe antishqiptar pse do ta fuste shqipërin në NATO Di gjë Taku apo ja fut kot Ajde mo se smarin vesh të hedh ndonjë shashk dhe nëmos të gjith ca do peshkoji E more Tak ngele Jashtë tepsis dhe kjo të bën të flasësh broçkulla

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oj Ngjale

              e dine te gjithe shqiptaret qe eshte anti Shqiptar perveç 400000 zagareve te shitur.

              Përgjigjjuni
              1. S
                SHKËRDHITA

                Kur e di i madh e i vogel qe bastardi i sheqeri-zeherres eshte SHKINE i Tropojs qe i sherben veçse serbisë dhe asfalisë, atëherë çfarë emri t’u vëmë atyre 500 -700 mije votuesve qe e votojne kete Kërrmë perveç se Çyrykë Blu ??

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje