Seanca në GJKKO, reagojnë avokatët e kryebashkiakut Veliaj: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

2 Shkurt 2026, 18:06Politika TEMA
Seanca në GJKKO, reagojnë avokatët e kryebashkiakut Veliaj:

Në një deklaratë për mediat, avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar pas zhvillimit të seancës së tij sot në GJKKO.

Sipas avokatëve të tij, seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, konfirmoi se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.

“Kjo çështje do të hyjë në historinë e jurisprudencës shqiptare si shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të çdo elementi të procesit të rregullt ligjor”, thuhet në këtë deklaratë, teksa mbrojtja e Veliajt ka paraqitur me pika ato që sipas tyre konsiderohen shkelje të një gjykimi të rregullt ligjor.

Reagimi i plotë:

Mbi seancën e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi edhe një herë se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.

Edhe sot, Erion Veliaj u detyrua të vijojë mbrojtjen vetë, pavarësisht se gjykata i kishte caktuar një avokate kryesisht, jashtë vullnetit të tij. Edhe avokatja e caktuar nga gjykata deklaroi qartë në seancë se nuk ka pasur asnjë mundësi reale për t’u njohur plotësisht me dosjen, as për ta konsultuar atë me Veliajn dhe për këtë arsye kërkoi kohë shtesë për të ushtruar mbrojtjen.

Kjo kërkesë, në mënyrë të pashpjegueshme dhe arbitrare, jo vetëm u refuzua nga gjykata, edhe pse bëhej fjalë për një mbrojtëse të caktuar prej vetë saj, por u shoqërua edhe me batuta dhe shprehje tallëse ndaj aktivitetit të saj profesional privat, duke denigruar një profesioniste të lirë të zgjedhur nga vetë gjykata.

Në mënyrë absurde, gjykata e konsideroi mbrojtjen të “ezauruar”, në një situatë ku:
•as avokatja e caktuar nga shteti,
•as vetë Veliaj, nuk kishin njohur dosjen, dhe për rrjedhojë nuk kishin asnjë mundësi reale për të ushtruar mbrojtje efektive.

Kur gjykata pyeti kryetarin e Bashkisë nëse dëshironte të bënte parashtrime mbrojtëse, Erion Veliaj u shpreh qartë se patjetër që dëshironte të mbrohej, duke theksuar se kishte ardhur në seancë edhe i sëmurë, me temperaturë, pikërisht për këtë qëllim. Por, ai ngriti pyetjen thelbësore:

“Si mund të realizoj mbrojtje, kur nuk më jepet mundësia të njihem me dosjen? Këtë mundësi nuk ia keni dhënë as avokates që ju vetë keni caktuar.”

Në seancë ndërhynë edhe avokatë të akuzuave tjerë, të cilët theksuan se një cenim kaq i rëndë i të drejtës së mbrojtjes nuk është parë dhe dëgjuar ndonjëherë, ndërkohë që zgjidhja ishte elementare: t’i jepej mundësia Veliajt të njihej me dosjen, qoftë edhe përmes një laptopi. Edhe kjo kërkesë u refuzua.

Akoma më alarmante janë argumentet e ngritura nga prokuroria, të përsëritura edhe në seancën e masës së sigurimit, sipas të cilave kryetari i Bashkisë së Tiranës paska paguar avokatë jashtë vendit për të “lobuar” kundër tyre, dhe për rrjedhojë “ka mundësi të gjejë avokat edhe në Shqipëri”.

Ky argument është thellësisht keqdashës dhe juridikisht i pavlefshëm. Erion Veliaj nuk ka pretenduar kurrë se nuk gjen avokat. Ai ka kërkuar të mbrohet vetë pikërisht për të pasur mundësinë të njihet me dosjen, sepse asnjë avokat nuk mund të realizojë mbrojtje pa konsultim me klientin dhe ky konsultim është i pamundur pa njohjen e dosjes nga vetë i Veliaj. Madje, edhe avokatja e caktuar nga shteti, jo nga Veliaj, i shpjegoi gjykatës në këtë seancë se: “Edhe sikur të isha njohur me dosjen (gjë që s’ka ndodhur) si mund t’i mbaj mend 61 mijë faqe dhe t’ia riprodhoj z. Veliaj, kur nuk ia japin as të printuara, as laptop që t’i lexojë në USB”.

Qëndrimi i prokurorëve përfaqëson një urrejtje të hapur ndaj avokatit dhe vetë të drejtës për mbrojtje. Në këtë logjikë të rrezikshme, ushtrimi i së drejtës për t’u mbrojtur është shndërruar në rrethanë rënduese.

Absurdi arrin kulmin kur prokuroria paraqet si “provë” në gjykatë:
•një portal mediatik,
•opinionin e një gazetari dhe asnjë provë ligjore për të ashtuquajturin “lobim”, një aktivitet plotësisht i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykata pranon portalin si provë dhe mbi këtë bazë, e konsideron këtë një arsye shtesë pse Erion Veliaj duhet të vijojë të mbahet në burg, pse Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të vijojë të mbahet në burg dhe pse qytetarët e Tiranës duhet të vijojnë të privohen nga drejtimi i bashkisë nga i zgjedhuri i tyre. Pra, pse ai duhet të ndalojë edhe çdo aktivitet mbrojtës për veten e tij.

Përballë kësaj sjelljeje haptazi të njëanshme, në favor të prokurorisë dhe në shurdhim e verbim të plotë ndaj kërkesave minimale të mbrojtjes, Erion Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, e cila, për arsye që i di ajo dhe prokurorët, është shndërruar në një palë me ta.

Kjo çështje do të hyjë në historinë e jurisprudencës shqiptare si shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të çdo elementi të procesit të rregullt ligjor. Ajo përfaqëson kufirin planetar të skandalit juridik që po prodhon e ashtuquajtura “drejtësi e re” në Shqipëri.

67 Komente

  1. P
    Pa kuptim dhe rikthim ne kohen e qoftlargut

    Pervec injorances juridike kemi te bejme me shkelje te te drejtave elementare te njeriut dhe ligesi e poshtersi pa fund.Nuk ja vlen te merresh me interpretim juridik se nuk e meritojne.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram(a) Berisha

      Gjithe situata eshte pjese e planit te Veliaj per te zbatuar formulen e Lul Bashes per te fituar gjyqin pa bere gjyq.Lali ka filluar i nderron avokatet si "mbreti grate".Dje kur kishte seancen e mases se sigurise , na doli nje avokat i diplomuar ne SHBA , i cli tha se"...jam avokat i Veliajt vetem per sot...".Sot ne gjyq na doli perseri avokatja e "sevapit" e caktuar nga shteti.Nuk dihet cfare u be me zyren amerikane te avokatise.Dhe sa here nderrohet avokati , sigurisht qe i riu duhet te njihet me dosjen....por dosja eshte ne usb...dhe fillon avazi nga fillimi.....sigurisht shpresa e madhe e Veliaj eshte Gjykata Kushtetuese e cila se fundmi eshte bere streha e "VIP-ave te pafajshem" , te cilet fitojne aty kthimin e vendimeve te gjykatave te tjera.....Ja te presim cdo vendose GJK per Ballukun e me pas per Lalin... e me pas per Liken e Saliun.Dhe keta funderrina qe i kane pire gjakun popullit per 35 vjet shpresojne ne keto Gjykata qe tallen me popullin qe i paguan rrogat e tyre nga taksat e tij........duhet zbatuar shprehja e Jozefines ne parlament : "....kapini prej zhelesh dhe cojini ne seancat gjyqesore keta plera..."...

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazetari

        Ore koqe Luli merrte report mjeksore dhe nuk paraqitej ne gjyq apo ishte me udhetime jashte Shqiperise per shkak te detyres si minister.. Erioni eshte ne qeli, nuk po shtyn asgje. Thjesht kerkon te njeihet me dosjen. Nuk ngeli ekspert pa shkrujt.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali Ram(a) Berisha

          Nuk po flas per detajet qe perdori Luli , por per thelbin : "Te fitohet gjyqi pa bere gjyq !!!" Pse Lali nuk shprehet publikisht : " Nuk kam mundesi ti printoj dosjen se nuk kam leke . A Mund te mi printoje shteti ?"....ato ko..t si duket yt ate nuk i ka perdorur mire derisa ka nxjerre nje produkt si ti !!!!

          Përgjigjjuni
        2. .
          ..

          O Sali Ram(a)..., do ta zgjasë, s'do ta zgjatë... ndërron, shkarkon avokat mbrojtës, apo jo... është e drejtë e tij në bazë të ligjit dhe si i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar, ashtu siç, në bazë të ligjit, ka të drejtë të njihet me të gjitha provat, madje me hollësi, deri në llogaritje matematike, nëse ka. (dhe me siguri që atje ka të tilla si: preventiva, situacione, analiza tabelare, vlerësime, etj, që s'është dhe aq e lehtë të gjykohen pasi kalon një kohë; gjith veprimtaria shkresore e Bashkisë...). Hajde ta shpallim unë e ti, nëse do, fajtor Erjonin. E çfar nxjerrim si përfundim? Asgjë. As e dënojmë dot, as i kërkojmë kthim dëmi. Ç'ështja është e thjeshtë, për dosjen, sado e madhe të jetë, i krijohet mundësia të njihet me të materialisht (fotokopje), psh: 60 volume me 1000 faqe ose elektronikisht me një lexues tekstesh në pdf fb2 epub etj, tablet, leptop, etj. Ka shpenzime, edhe mundet, por në fund shpenzimet e gjyqit i paguan humbësi. I jepet një kohë e logjikshme për tu njohur dhe Erjoni s'ka se ç'thotë më pas kësaj. Prokurori dhe gjykata vërtetojnë fajësinë, jo i akuzuari, ai ka gjithmon të drejtën e refuzimit të saj dhe s'ka prokuror a gjykatë që e ndalon në të drejtën e tij, se veprohet në kundërshtim me ligjin dhe për këtë dënohet edhe gjyqësori. Ky privim, e komplikon çështjen dhe ngre dyshime se diç jo e mirë fshihet pas saj. Konsultat e klientit me avokatin mbrojtës për hollësi kërkohen, pasi janë njohur thellësisht me çështjen, ndryshe ç'do të mbrojë mbrojtja dhe klienti. Pse, pafajësia e Lul Bashës, kishte ndonjë gjë të paligjshme?! Nuk ma ha mendja me këtë gjykatë dallkauke, shëmbull, për ta patur zili bota!... Pastaj, i akuzuari mbrohet me të gjitha mënyrat e ligjshme.... prokuroria dhe gjykata ku janë me të drejtat ligjore të të akuzuarit.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kallarja kuqe

            Ore kot pyetje ty, meqe bo si kompentent, basha ne burg ishte kur i shtynte gjygjet?? Edhe tjetra, ka gje afate qe skadojne sipas teje ne gjykate paraprake? Sales i shkoi 8 muj paraprakja pershembull. Kush eshte problemi me i dhone dosjen rrobit me u mbrojt tamom, edhe nuk ke halle procedure me vone. Po dalin ca kokloqe si puna jote qe bojne kompetentin edhe dihet rezultati

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1997

              Ti je nje njeri i lig ne shpirt ose budalla (idiot), se ne rast se do kishe 2 pare mend, si pike te pare ne arsyetim do te kishe vene faktin qe ne ndryshim nga Basha, Veliut i mohohet e drejta per te pasur nje kopje te aktakuzes ne menyre qe te jete ne gjendje te njohe e te zbertheje pike per pike te gjitha akuzat qe i behen nga prokuroret, ashtu si e permban ligji. E vetmja gje qe mund te te ngushelloje, eshte fakti qe ata 2 prokuroret Dado e Dumani si dhe Gjyqtarja Deda, jane njerez me formim, intelekt dhe vlera morale shume te perarfet me ty.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali Ram (a) Berisha

                Lali nuk do fare ta lexoje akuzen e tij , akoma nuk e ke kuptuar.....por ka lexuar precedentin e Lul Bashes...si edhe ka germuar ne CV e Ols Dados ( nuk e di si i ka gjetur te dhenat , se ne burg sikur s'ka internet e laptop ???)..........nuk kam nevoje per ngushellim , se as me rruhet as per Lalin e as per ata prokuroret. Por mesa di Dumanin e kane vleresuar publikisht SHBA , BE ...te cilet kane 2 pare mend me shume se ty , o kelysh i Saliut te 1997 !!!

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tironci

                  hahaha dmth SHBA qe i thoshte popullit Shqiptar se srb ishte burre shteti dhe pastaj e shpalli non grata?

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sali Ram (a) Berisha

                    Ok , a mund te me japesh mendimin tend pse Shba e Be e lavderojne Dumanin ?Dhe meqe Dumani eshte vegel e Saliut , po Amerikanet cfare lidhje kane me non grata Sali Ram(a) Berishen ?

                    Përgjigjjuni
                  2. E
                    Enveri

                    Tani po na del edhe magjistar, mbasi je futur ne trurin e nje hallexhiut te cilit i mohohen te drejtat me elementare te procesit Penal!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali Kerma ne burg

                      Kelysh i Saliut je ti or Liku koke llastiku!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sali Ram (a) Berisha

                        Shume po e permendni kete emer "Liku". Nuk e kuptoj perse me quani keshtu , por si duket paska qene ndonje komentues ketu qe jua paska marre mendjen !! Po ku eshte tani , nuk shoh komente me kete emer , apo ia gjeti Meroja IP , e gjurmoi kush ishte , dhe e kercenoi te mos komentoje me ??? Cfare s'pret nga nje ish kelysh i Saliut qe sot eshte bere kelysh i Mbretit !!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sali Ram (a) Berisha

                          Shume po e permendni kete emer "Liku". Nuk e kuptoj perse me quani keshtu , por si duket paska qene ndonje komentues ketu qe jua paska marre mendjen !! Po ku eshte tani , nuk shoh komente me kete emer , apo ia gjeti Meroja IP , e gjurmoi kush ishte , dhe e kercenoi te mos komentoje me ??? Cfare s'pret nga nje ish kelysh i Saliut qe sot eshte bere kelysh i Mbretit !!!!

                          Përgjigjjuni
                    2. I
                      Ilirjan

                      Nese ti akuzohesh, burgosesh denohesh, a ke te drejte te MBROHESH? Te njihesh me akuzat qe te behen, te kesh ne dispozicion materialin... po apo jo? Edhe ne gjyqin e Nurembergut, krereve naziste ju mundesua e drejta per mbrojtje, qe FILLON me te drejten per njohjen e akuzes.Breivik, terroristi norvegjez qe vrau 77 persona te pa fajshem me 2011, u njoh me te drejtat e tij, ju mundesua mbrojtja e me pas u denua me 21 vite. Shteti i SE DREJTES fillon me te drejtat e individit, por INJORANCA EVIDENTE e prokuroreve dhe gjykateses ketu ne rastin Veliaj, eshte ULERITESE!! Si e kane kaluar keta Vetting-un?! Cfare drejtesie kemi ndertuar?! Edhe rasti Beqaj flet per te njejten rrethane... MOHIM ARROGANT i te drejtes elementare te te akuzuarit... INDIVIDIT, nga prepotenza dhe arroganca e shtetit... dhe kjo quhet DIKTATURE. Cfare kane studjuar ne shkolla keta prokurore e gjykates?? A vertete kane bere shkolle?

                      Përgjigjjuni
                    3. A
                      Arjan

                      NJE TJETER FYTYRE E PESHTIRE E SISTEMIT RAHMUTIT

                      Përgjigjjuni
                      1. 9
                        90

                        fytyra tende, tamam si e Saliut!

                        Përgjigjjuni
                      2. C
                        Cohu Enver cohu, ta zbojme kete drejtesi te mjere

                        Etleva Deda eshte gjyqtare e caktuar nga Argita. Ajo eshte anetare e sektit famekeqbte Berishes ne drejtesi. Thone qe eshte model korupsioni e budallalleku.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Konia e kombinatit

                          O plehrë qe kërkon Enverin, vezingun dhe reformën në Dejtësi thotë me gojën e tij Palloshi që e bëra unë. Ateherë reformën e bëri palloshi dhe largoi gjyqtarët e tij dhe la gjyqtarët e Argitës ???? Për anailëz e gabuar ske sufllaqe por ke një shuk me mut

                          Përgjigjjuni
                        2. L
                          Lymi

                          E filloj duke thene qe keto shkelje nuk beheshin as ne kohen e diktatures, ku avokatura mungonte me ligj, por te pakten aktakuza i dorezohej cdo personi ne paraburgim. Tani te gjithe e kemi te qarte, qe kjo nuk eshte drejtesi, keta po sillen si GESTAPO, ku i burgosuri nuk kishte asnje te drejte, madje oficeret SS talleshin me te! Kam nje pyetje, per kryeministrin e vendit si dhe ministrin e drejtesise, kjo lloj drejtesie eshte normale? Nga deklaratat e fundit te tyre te fundit kuptohet qe kjo eshte drejtesi qe nuk respekton as ligjet e as kushtetuten, mire, po a kane menduar se si do e korrigjojne kete lloj bordelloje? Ne cdo vend normal te rruzullit, qeveria e parlamenti me ne fund do te kishte nderhyre me veprime konkrete per t'iu treguar burgun ketyre prokuroreve e gjykates qe shkelin ligjet ne menyre flagrante dhe tallen me te drejtat e individit!

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Ina Rama... shih dhe kenaqu

                            Direkt ne burg prokuroret? E para, ata po tregojne nje demence shume evidente, qe i perjashton nga cdo denim, si te pa afte te mendojne. E dyta,ajo qe duam te fitoje ketu,ne kundershtim me mendesine komuniste diktatoriale te NDESHKIMIT pa MBROJTJE, qe po imponohet nga mender prokuroret dhe gjykatesja, eshte te fitoje E DREJTA PER MBROJTJE e cdo individi, pamvaresisht nga cfare akuzohet... pra edhe pse IDIOT PUBLIK...nje prokuror a gjykates nuk duhet te shkoje direkt ne burg, sic po ja bejne Veliajt keta. Nuk mund te behemi te gjithe Ols Angoni.

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Timi

                            Korrekt. Në këtë rast nuk do të merresha më tutje me dosje apo Laptop, por në mënyrë klasike shqiptare. Rroftë kanuni i Lekë Dukagjinit. Do i dërgoja gjyqtarit një "ofertë" para derës së shtëpisë. Të shohim pastaj si shkon drejtësia.

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              k

                              Edhe ky kapet tek proçedura si like-floriri me non gratën ? Sjell dokumenta dhe fakte që nuk ke vjedhur ,të tjerat janë lloqe kavaje.

                              Përgjigjjuni
                            2. D
                              Duçja

                              Erion Veline e ka futur ne burg Ha merr ika,per te bere te mundur qe vrstaret,hajdutet dhe pervehtesuesit e ketij vendi te kene mundesi per te rivjedhur ,te rivrare kete vend e per te derdhur parate e ketij populi idiot ne xhepat e kaubojseve Trapiste. Ndaj dhe çdrejtesia e re eshte hedhur ne veprim se bashku me disa zagare qe enden neper dritaret e kazanit mediatik ku tashme e ndiejne vehten kryeqytetas me diploma plepash jurispudence. Rrofte miqesia Shqiptaro Kaubojse me gishtin ne bythe ketu e 36 vitesh.Edhe sikur Erioni te kishte vjedhur apo abuzuar me detyren si kryetar i bashkise se Kryeqytetit sot do kishte dale nga birucat ku zevendesoi te dashurin e Gridares ,mashtruesin Salihajni.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vlonjati

                                O Duçe mose sha Trumpin sepse na mërzitet shoferi i Ivankës këtu në Shqipëri

                                Përgjigjjuni
                              2. L
                                Labeati

                                Keshtu sic shkruhet ne kete lajm nuk ka me keq se kjo per drejtesine dhe per ato qe gjykohen

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  Opozitar

                                  Fallsifikuar firma, prokurori qe ligjerisht nuk duhet te jet prokuror, kercenime te hapura ne sallen e gjyqit, tani edhe opinionet gazetareske online qenkan "prova". Ky eshte trupi i drejtesis shqiptare. Imagjinoni sikur te ishte Saliu qe ti kishin fallsifikuar firmen ti denohet e drejta te njihej me dosjen.. jo molotov ne parlament por do e kthenin vendin para kryeministrise ne nje hale gjigande. Histeriket e mediave do kishin marr flake nga urretja.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kallarja kuqe

                                    Parti Enver jemi gati kurdohere. Le ta bojne si Dulla, ti heqin avokatet fare. Ske çi do, kot, vetem sa na lodhin. Edhe nja dy deshmitare te rregullum nga ata me emrin e nones, emrin e babes, edhe fiks jena. Denim me vdekje direkte, ke nigju muzike italjone ti qafir. U bone ti. Hajt ku ti kene e ca ti maj pragu ktyre fismidhjeve

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      K

                                      Pash prokurorin e Spakut Dritan Shemsi Prencin sot perball Gjykates kushtetuese,fliste percart si dhe shefi i tij Sali krimineli. Shkarkojini urgjent kriminelet e Saliut ne Spak Dumani,Dado,Prenci.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        B

                                        Gestapo hitleriane e German Geringut shqiptar (Saliut) me emrin Spak duhet shperber urgjent,keta kriminel kan kaluar me kohe vijat e kuqe.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                          Kryebashkiakut i kryeqytetit,nder te paktet,ZGJEDHUR nga Populli duhet te LIROHET un e gjykohet i lire dhe po Ka abuzuar me pushtetin te denohet edhe me burgome te perjeteshm! DADO si agjent i ASFALISE greke duhet te arrestohet ne flagrance dhe hapet proces per Tere KARjeren e tij,nga VITET '90te kur gjasme frequentonte juridikun si durrsaket i deklasuar,e frequentonte 'kurse filozofije' ne GreQI...e deri tek .mardhenjet me Dashnore Ina Rama,allias 'horren e bulevardit' qe e EMROI deri ne SPAK-prokurori- ASFALI me 2 shtetesi!?!?!?!?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. C
                                            Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

                                            Po cfar thua more z.komentues ?! Agjentura greke ka rrenje te thella aty . Olsi Dado nuk ishte i vetemi "student i filozofise" se spinazhit grek ne ate institucion drejtesie jetik per vendin . Vetem rastin Veliaj te marresh . i gjen punet te kuptisura ! Olsi Dado dhe gjyqtyari cam Erjon Banin i beri bashke Altin Dumani per te firmosur , me urdher te Athines . Erjon Bani si familje me vellezerit e motrat e femijet jane pajisur me pasaporta greke qysh ne vitin 1992 , kurse cameve edhe sot nuk u lejohet te hyjne ne Greqi se rrezikojne sigurine e atij vendi . E.Bani eshte pronar pallatesh , hoteli e biznesesh ne Sarande , shumefish pasuri , sa qe e kane zili edhe ajka e privilegjuar e pakices greke ! Mediat greke dhe vete perbindeshi i Vicidolit , duan ta hane te gjalle gjyqtaren profesioniste e kurajoze e pa perlyer ne korrupsione apo zpiunazh , te nderuarsn znj. Irena Gjoka !

                                            Përgjigjjuni
                                            1. I
                                              I drejti

                                              Ahahhaha e ndershme dhe e papërlyer, e dënuara për Falsifikim????? Jo më Larg se para 1 muaji liroi një mafioz me akuza te rënda kundrejt një garancie pasurore, ndersa ish presidentin e mban brenda pa prova

                                              Përgjigjjuni
                                          2. T
                                            Teme

                                            Ky sikur kishte avokate te caktuar nga gjykata...hilanjos mbeti gjithe jeten...uroj ti kene gjetur llogarite bankare ....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Meri

                                              Lexoje edhe nji herë tjetēr ,ç'far ështē shkruajtur mē sipër, për ta kuptuar më mirë.Dini vetëm të urreni,mos i uro tē tjerëve ,atë që nuk do dëshiroje ,qē të tjerët të uronin për ty.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Daja

                                                Ik laj prapanicën Teme , dukesh që je injorant .

                                                Përgjigjjuni
                                              2. G
                                                G

                                                Disa prokuror te Spakut si idioti noterik Olsi Dado nuk ka lum qe i pastron aqe keq jan kompromentuar me kriminelin Sali qenefi .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tironci

                                                  Ore kto avokatet pse nuk e përfaqësojnë ne gjegjësisht Lalin,por vetem ne gazetën e Meros !!!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. a
                                                    arapciu i zogut te zi

                                                    sepse ktu osht ma e veshtir mbrojtja, mbasi duhet me u perball me tipa te qut si puna jote ...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      P S E ?

                                                      Or derro maloku ne "toke te xanun" qe na qenke bo Tironc , po ke blere televizo dhe kupton shqip , do te shohesh se : Te gjithe televizionet 24 ore ne 24 perseritin vetem lehjet e Saliut . Nga llogaritja qe eshte bere publike , del se Saliu ka zene 83.5 % te kohes se transmetimeve , kundrejt 11.4 % qe ze mazhoranca ! Po kesaj cfar ti themi ?!

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. E
                                                      E

                                                      Kemi krijuar dy monstra,Spak dhe GJKKO,qe perfaqesohen nga Duman,Prenci,Dado,dhe Bano,tartabiq Pellumbi.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Plaku

                                                        Harrove Irenën or tej

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. H
                                                        H

                                                        Strategjija e Saliut,te goditen ata perfaqesues te PS qe kan punar me mire,si Balluku,-Veliaj,dhe Spak-GJKKO po e zbaton me perpikmeri.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. q
                                                          qerosi

                                                          Po pasuria qe kane grabitur eshte dhe jotja more t'i shkerdhefte kina te vdekurit e fisit

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            P S E ?

                                                            Ndaj te paska lene perendia qeros , se flet dokrra ! Keto qe thua ti ketu , jane fjala e fundit e gjykates me vendim te formes se prere . Vetem atehere ke te drejte te flasesh keshtu , perndryshe do te uronim te binje viktime e tyre edhe ti me gjith familje , ne se ke !

                                                            Përgjigjjuni
                                                        2. f
                                                          fjala

                                                          Barjam Bega dhe Peleshi bashke me gjykaten kushtetuese, duhet te marrin situaten ne dore. Prokuroret dhe gjykatesit shqiptare jane kthyer ne terrorist dhe rruga e vetme e njerzeve ngelet vetgjyqesia, nese parlamenti shqiptar si i vetem organ i votes popullit nuk nderpret marrdheiet dhe te izoloje gjithe zinghirin e kesaj monstre terroristesh qe kane pushtuar drejtesine shqiptare. Neser do te jete vone. Nuk degjojne me ata se stivat e eurove mbulojne dhe krevatin e tyre dhe banken shqiptare ! Rrezikshmeri e larte. Duhen izoluar me keto veprime antinjerezore katastrofike qe ndodhin ne Shqiperi . Jane hedhe ne sulm dhe perkrahesit e tyre gjoja politike me forme demokratike por permbajt terroriste.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Bake

                                                            Kjo eshte drejtesia e pavaruar qe na mburret Rama........ Te te jape populli 83 mandate dhe te tall bythen Salehu........ Velia grup kriminal per breke dhe sytjena, ndersa Salehu dhe Fate Gerdeci qe kane vrare njerez te pafajshem gjukohen ne gjendje te lire me akuza qesharake.......... Turp per Edi Ramen dhe PS qe lejojne Olci Dadon. Altin Dumanin. Krajen Ullirin dhe gjyqtare te nivelit Deda apo ai xhuxhi 47 cm qe denovi Samir Tahirin etj plera..... Turp turp, turp

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. G
                                                              Gyp gyp spaku

                                                              Pjesa me e bukur qe mumgon te lajmi eshte kur thote avokatja qe nuk me priti me shume se nje ore taksia dhe se sqarova muhabetin me klientin hahah . Shkruaje te gjithe lajmin o gelbaze .

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. P
                                                                Piro

                                                                Nuk dënohet kush kur té vrasin fëmijën, në Gérdec. As kur të vrasin para kamerave, në boulevard. Kjo është drejtësia. Nuk ka vendim gjyqi pér vrasjet se vrasja nuk është krim.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. Q
                                                                  Qytetari

                                                                  Ky sikur skishte avokat? Kur je i pafajshem mos bej te pamunduren te shtysh sa me shume procesin gjyqesor se pasgaj i bie qe je plotesisht i fajshem. Nje i pafajshem nuk ka frike te perballet me drejtesine dhe kerkon permbylljen sa me te shpejte te procesit.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. 1
                                                                    1997

                                                                    ok, nuk ta uroj, po se per dreq gjindesh ndonjehere ne te njejten pozite, pra ne paraburgim, nese nuk do te dorezonin kopjen e aktakuzes, si do perballeshe me drejtesine? Edhe ky, ka 6 muaj qe kerkon dosjen, si e parashikon edhe ligji, ketij nuk ia japin, Ilir Metes ia dhane!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. L
                                                                      Labi

                                                                      Po ka një ndryshim, Iliri ka për gjyqtare një të “ndershme” Irenën, ndersa Lali ka Dumanin dhe Dadon ahahahahah, pika në by… sufllaxhinjve

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. R
                                                                        Robi

                                                                        Labi, ti qeke kelluf komplet!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                  2. p
                                                                    pinokio

                                                                    Vetëm një zgjidhje ka.Qëroni në mënyrë arbitrare Sahlinëdhe do shpëtoni Shqioërinë!… Këtë punë e bën më mirë se kushdo Edi. Jemi popull që prodhojmë vetëm diktatorë dhe kemi nevojë verëm për diktarorë. Edi është diktatori më liberal që kaparë Shqipërija.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. 1
                                                                      1

                                                                      Nuk ka nevoje te kesh kulture juridike per te kuptuar qe Veliaj kete gjyq e con drejt fitimit me procedure.Sikur gjith listen e avokateve qe ka gjykata te vene ai do u nxjeri pengesa qe mos te paraqiten ose te dorehiqen.Kjo eshte loja e Bashes,kete loje beri dhe Dritan Dajti.Neqoftese ne kete loje jane dhe gjyqtaret kot qe vazhdohet gjyqi ,po do ngelen si gjyqtare te deshtuar qe nuk cuan nje gjyq deri ne fund ose do jau anulloj Strasburgu per procedura te gabuara.Nuk e di eshte SPAK ne kete loje po kjo eshte njolle turpi qe keni 1 vit e nuk filloni dot gjyqin

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. a
                                                                        avokati

                                                                        jam i zanatit dhe e ushtroj prej 35 vjeteve. Sipas teje, ekziston avokat te vendosur nga gjykata qe te lexoje e kuptoje 60.000 flete brenda 1 dite? As per 1 muaj e as per 3 muaj! Jane 60.000 faqe rremuje qe nuk thone asnje gje, ah me fal dicka e thone, qe Veliajn duan ta mbajne me cdo kusht sa me gjate ne paraburgim!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. K
                                                                          Klienti

                                                                          Ma dërgo adresën e zyrës te lutem, se kam një problem dhe dua te të Pajtoj ty si avokat

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            Avokati

                                                                            Vjen do ne Zvicer?

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                      2. B
                                                                        Babloku

                                                                        Lali Eri ben gabimin me Te madh nese mbrohet vet per ceshtjen e tij pasi edhe sikur te ishte avokat me profesion sdo ja keshilloja te mbrohej vete por vetem te mbyllte gojen dhe te fliste avokati

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. a
                                                                          arti

                                                                          Mjer kush perfundon ne duart e drejtesis kriminale ne Shqiperi

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. J
                                                                            Juristi

                                                                            Gjykata po luan 100 përqind ashtu siç do Velia, duke bërë shkelje të njëpasnjëshme procedurash. Me gjykata që zbatojnë ligjin dhe të drejtën, Erjon Veliaj nuk ka asnjë shans që të dalë i pafajshëm me gjithë atë pasurim dhe ato përfitime që ja kanë dokumentuar. E vetmja shpresë që të shpëtosh në raste të tilla kur provat dhe faktet i ke të gjitha kundër, është që të përdorësh shkeljet procedurale të gjykatave për të dalë si viktimë gjykimi të padrejtë në Gjykatë Kushtetuese ose te Gjykata e Strasburgut.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. M
                                                                              Maks

                                                                              Ore Juristi, une i kam bere vetem 1 lexim dosjes, dhe nuk ekziston as edhe 1 akuze per perfitime madhore ndaj Erjonit. Ti pse shpif?

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                            2. W
                                                                              W

                                                                              E kam dhjer Spak,GJKKO,Erion Bano,Eugert Pellumbi,Dumanin dhe Olsi Dado me Prencin,qe te gjithe kan dal nga bytha e Saliut

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. T
                                                                                Tahiri

                                                                                Nga te gjithe komentet e mesiperrm kuptova qe Erion velija paska pasur nje ushtri te tere militantesh. Qe eshte i korruptuar dhe ka abuzuar kete nuk ka nevoje per gjykate qe ta thote. Gjithsesi ai po luan lojen e tij . Ne fund po nuk i konfiskuan pasurine ky gjykim do jete pa vlere.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. d
                                                                                  drejtesi e munguar

                                                                                  E gjithe zhurma behet jo per te bere drejtesi por per te krijuar sa me shume zhurme e tym qe te mos dale asgje e vertete.Keto lojra politike,me "gjykime" e pa gjykime duan qe mileti te merret me keto e te mos shohin jeten ku jane.Edhe sikur Z.Erion te kete vjedhur,asgje nuk del dhe ne fund do ta denojne per "shperdorim detyre".Mos ua kerkoni keqedashjen Dumanit,Dados,Prencit ,Banos apo te tjereve.Zhurma eshte qe te thuhet se po behet "drejtesi",e cila nuk egziston.Drejtesia egziston vetem ne bindjet e te varferve idealiste.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. E
                                                                                    Emigranti

                                                                                    Lal Hajduti, nuk do te gjykohet! Zdromsi po perpiqet me kuç e me maç te mos kaloje çështja ne gjykim. Ju thoni nuk ka bërë asgje! Le të filloje gjykimi, ballafaqohu me ata që do të sjellin si deshmitate, ballafaqohu me ekspertet, bej aktin tend të ekspertimit, fito çeshtjen, dil fitimtar dhe sfido kedo. Nuk ke nevojë të permendesh Strasburgun, pasi kur fiton në Gjykatë në Shqipëri nuk Ke PSE ankohesh në Strasburg per Vendimin e Fitimit. Zdromsi i Tirones, hajdut dhe karagjoz ben vickla dhe krijon histori duke hequr avokate,makina e shoqerimit të burgut, takimet me eurodeputete, Konflikten me Ols Dadon, emerinin e Osl Dados etj. Hajdut, Dil perpra Gjykatës,fito, dhe unë per veten time do të kerkoj falje që të etiketova hajdut, por kjo loja që po ben më duket se ti e di që faktet e tyre jane të verteta, dhe ti kërkon te kapesh te emerimi i Olsit! Hajdut né çështjen tende janë edhe Altin Domani dhe Arben Kraja. Po këta PSE nuk I permend! Te tre ata kanë firmosur per Ty! Hajdut, mos kujto se Strasburgu do të jape të drejte. Ti Po zvareit qellimisht procesin per të përfunduar afatet e paraburgimit. Hajdut kështu do të veprosh edhe gjatë hetimit gjyqësor, strategjia jote është e qartë. Hajdut, fil ne gjykim dhe mbas Vendimit perfundimtar të apelit do të shikojme ke te drejte apo Jo! Hajdut, sipas sjelljes tende, SPAK me prokuroret e tij paska te drejte. Hajdut, Arjola është shtatezane sepse grate shtatezane ose me femije te vegjel nuk bëjnë burg! Valle është rastesi kjo hajdut me Ty!

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. E
                                                                                      Evanise Francisco

                                                                                      HIRE THE HACK ANGELS // A CERTIFIED CRYPTOCURRENCY RECOVERY EXPERT A few months ago, I found myself in a precarious situation when I fell victim to a deceptive trading platform. I lost £730,000 to a fraudulent cryptocurrency investment broker. I was scammed multiple times by individuals who promised to recover my lost funds but only added to my distress. I was devastated. I reached a point where I was unsure if there was any hope left. It was then that I confided in a close friend who noticed my struggle and offered to help. He introduced me to a crypto recovery group known as THE HACK ANGELS RECOVERY EXPERT. The expert team worked tirelessly to trace and retrieve my funds, they focused on helping individuals and businesses recover their lost or stolen assets. The team's expertise in utilising cutting-edge technology and industry knowledge to track and locate stolen assets, if you are a victim and need your funds returned, use any of the details below: WhatsApp ( 1(520)200-2320 Email at [email protected] Website at www.thehackangels.com They helped me regain my peace of mind in addition to returning my cryptocurrency back to my wallet.

                                                                                      Përgjigjjuni

                                                                                      Lini një Përgjigje