Grupi i PD debat për bojkotin e komisioneve, tërhiqet Berisha: Vendimin final e merr kryesia

2 Shkurt 2026, 16:23Politika TEMA
Grupi i PD debat për bojkotin e komisioneve, tërhiqet Berisha:

Duket se vendimi i opozitës për të bojkotuar komisionet, ka përçarë grupin e Partisë Demokratike


Burime mediatike bejne me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar Berishës i kanë dalë kundër disa deputetë për vendimmarrjen e bojkotit të reformave.

Bëhet fjalë për Bledjon Nallbatin, Xhelal Mziun, Oerd Bylykbashin, Ina Zhupën, Tritan Shehun dhe Arjan Ndojën, të cilët kanë deklaruar se duhet të merret pjesë në komisione për reformat

Në këto kushte Berisha është shprehur se do jetë kryesia që do marrë vendimin final.

Sot ishte afati i fundit që opozita të merrte pjesë në komisione, dhe pas vendimit të bojkotit, të martën në seancë plenare do të diskutohet kërkesa e grupit parlamentar socialist për  për ndryshimin e përbërjes të këtij komisioni dhe heqjen e paritetit të opozitës në drejtim.

 

6 Komente

  1. s
    sokrat

    Ky prape kerkon qe gjithe pushtetet t'ja lere Rames! Dhe kush e ka fajin?

    Përgjigjjuni
    1. s
      socialisti

      Te PD vendimet i merrka kryesia, krejt ndryshe nga neve ne PS ku vendimet merren ne menyre demokratike nga vete shoku Rama!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokracia

        Lene mo. Demokraci e modhe tek zeni tv. Ja prit ta votojnë tashti. Paçka se mjaftoi një lëvizje gishti e plakut që të iknin.

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

        Vetem nje idjot qe nuk ia ka idene se c`eshte demokracia mund te bojkotoje institucionbet demokratike dhe pastaj te dale e ulerije rrugeve se ` Nuk eshte dakord me vendimet e marra nga insitucioni dhe ata vendosin vete , pa pyetur opoziten ` ! Pse , kjo eshte opozita qe kerkojne shqiptaret ?!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hasan Prishtina (Berisha i vertete)

          Mbi 100 mije shqiptare rrjedhin prej fisit fort te nderuar Berisha, qe permenden qe ne kohen e Valentin Berishes dhe kohes se Dukagjineve kur ata luftonin dhemb per dhemb me pushtuesit sllave per te mbrojtur Raguzen ne Arberi Si.ka.mundesi.qe asnjie.prej ketyre.njerezeve nuk ja coi patkonjte nga dielli ketij plaku primitiv dhe dashakeqes qe ka turperuar fisin e madh e fisnik Berisha

          Përgjigjjuni
          1. B
            B42

            Ermal Hasimja eshte shenjester e lehte

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje