Deputeti i PD: Pjesëmarrja në tubimin e Lapajt, koordinim politik

2 Shkurt 2026, 13:00Politika TEMA
Deputeti i PD: Pjesëmarrja në tubimin e Lapajt, koordinim politik

Deputeti i PD Besart Xhaferri tha se synohen protestat e vazhdueshme kundër Edi Ramës deri në rrethimin e Kryeministrisë dhe presionin deri në kancelaritë ndërkombëtare për t’i dhënë zgjidhje krizës politike.

Duke folur në "Puls" nga Bruna Çifligu në A2 CNN, Xhaferri tha:

"Besojmë shumë te protestat, besojmë shumë dhe te formati i protestave të vazhdueshme të cilat duhet të sjellin rrethimin e asaj Kryeministrie dhe presionin deri në kancelaritë ndërkombëtare për t'i dhënë zgjidhje krizës politike shqiptare. Sepse politika shqiptare sot është si ajo si ai tapeti që është fshehur çdo pisllik poshtë dhe akoma nuk ndihet se çfarë po ndodh dhe ne tani duhet t'i nxjerrim pisllikun kësaj qeverie dhe në kancelaritë ndërkombëtare në mënyrë që këtu të vijë dhe të bëhet një zgjidhje politike."

Në lidhje me pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga Adriatik Lapaj, Xhaferri tha se është koordinuar me kreun e PD-së.

"Ne na ka ardhur një ftesë nga ‘Shqipëria Bëhet’ te PD për pjesëmarrje në atë protestë, jo në nivel politik, as për të mbajtur fjalim. Unë me një grup të rinjsh vendosëm për të shkuar, pasi u koordinuam me kryetarin e partisë. Është një sinjal që PD s’ka asnjë kompleks për të mbështetur protestat që janë kundër Edi Ramës dhe jo kundër opozitës. PD s’ka asnjë kompleks. Nuk ka asgjë jashtë linjës së partisë, kam qenë i koordinuar me kryetarin e PD-së. Është koordinim politik. Për të dhënë një sinjal që PD s’ka asnjë kompleks të mbështesë protestat kundër Ramës."

Xhaferri e konsideroi imediate dhe vitale që opozita të bëjë një bashkim protestash, që nuk duhet konsideruar bashkim forcash politike dhe as koalicion.  

"Që opozita shqiptare ka nevojë të bëjë një bashkim protestash kjo është imediate dhe vitale dhe hapin e parë, sinjalin e parë, i takon ta tregojë partia më e madhe. Ka një lëvizje negociatash në opozitë, edhe me grupin e pedagogëve dhe intelektualëve, të kryesuar nga Hasimja. Ka një lëvizje për të bashkërenduar protestat. Jo bashkim forcash politike, jo bashkim ideologjik, jo koalicion politik, as koalicion zgjedhor, është vetëm një bashkëpunim për të bashkuar protestat në 2-3 gjëra konkrete që opozita shqiptare duhet t’i marrë me çdo çmim. Dëshira ekziston për të bashkuar protestat." (A2 Televizion)

7 Komente

  1. D
    Dekorataxhiu

    Ky Xhaferri i PD duket si njeri shumë i vuajtur, sikur nuk ka çtë hajë i gjori, duket i uritur dhe i palarë. Aman i jepni një panine me qofte se duket sikur do japë shpirt në rrugë i gjori. Vetëm mos shqetësohet se pas vdekjes do i japë një dekoratë Berisha për shërbime të shquara për forcimin e PD-së.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bake

      Dhe po u kordinuat ju me Lapanjozin na dhjete fare

      Përgjigjjuni
      1. G
        Grupi esmerit

        Ky Xhafer beu çoç u duk në fillimet e tij , por qenka një servil funksional exelent , që dhe kur do të bëjë çiçin duhet të marrë leje tek kryetari i partisë. Zaten prandaj Sala përdori me esmerin Këlliçi gjithë arsenalin e tij për zgjedhjen e tij , kryetar të FRPD .

        Përgjigjjuni
        1. i
          i indinjuari

          Po levizin krimbat neper toke nga lageshtia, kane filluar therijat e po rriten te behen morra, te gjithe ne Shqiperi duan pushtet se e shikojne qe andej mund te perfitojne pa pune. Shikojini se si ca rrugaçer jane bere politikane, ca kriminele si Ndoja e Gjoni jane bere kigjevenes.....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje