Fatos Lubonja: Rama kur u bë politikan filloi të kërkojë votën, jo të vërtetën! Ja pse nuk e takova!

1 Shkurt 2026, 20:52Politika TEMA
Fatos Lubonja: Rama kur u bë politikan filloi të kërkojë

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Interview” nga Mirela Milori në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga jeta e tij ndërsa foli edhe lidhur me marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama. Lubonja theksoi se Rama pas futjes në politikë filloi të kërkojë votën dhe jo të vërtetën.

“Tani, ajo që ndodhi pas ’97-s, që ta shpjegoj, gjithmonë interpretimi im është kjo: që është rëndom e ndodhur që pushteti të të tjetërsojë. E kanë pyetur Pjetro Nenin. I kam thënë këtë: Pjetro Nenin e kanë pyetur për faktin që ka qenë shumë mik me Musolinin përpara se Musolini ishte socialist, pastaj u bë fashist, ndërtoi lëvizjen e tij.

Dhe i thanë: “Çfarë ore, si ishte puna?”, sepse kishin qenë bashkë si Pjetro Neni, senator italian, për ata që s’e njohin, një figurë e njohur politike në Italinë e pas luftës.

Si ishte puna e Mussolinit që u kthye? Hë? Ai tha, ka një shprehje në italisht: aveva una grande volja di comandare, domethënë kishte një dëshirë të madhe për të komanduar. Më konkretisht, pra, të gjitha ato vlera ideale apo, më thuaj si të duash, vizione që kishim… për një tjetër gjë, tjetër.

Për mua, të gjitha këto i tradhëtoi si intelektual. Për ta thënë me dy fjalë, në atë kohë unë kam shkruar, kur u rrah Rama, një shkrim të gjatë te Koha Jonë të nesërmen. Midis tjerash kam cituar një intervistë që Rama do botonte dhe që s’botoi dot, ku midis tjerash thoshte: “Intelektuali kërkon të vërtetën, ndërsa politikani kërkon votën.” Kjo e dallon.

E tani, kur u bë politikan, ky filloi të kërkojë votën dhe jo të vërtetën. Dhe të kërkosh votën do të thotë shumëçka, e kuptojnë njerëzit”, tha ai.

5 Komente

  1. f
    filispici

    Jo voten , por parane, pasionin e te gjitha pasioneve.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Foni

      Votën politikani e kërkon për të hedhur lumin, parë e kërkon për të dhjerë kalin. Nga kjo ka dalë shprehja "hodha lumin, të dhjefsha kalin".

      Përgjigjjuni
    2. @
      @.

      Ja pse nuk takova Ramen thot i gjith dituri. Po ti nje llapë ke o ditezi dhe ate e ke grisur me menderen e Berishit. Duhet te kishe dy që te lefje me shum. Po qerohu dhe ti me ato tezat e tua se je ti me ata te tjeret që terboni nje milet te terë per te vegjetuar tepandreqshmit.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        "Politikani kërkon votën, intelektuali të vërtetën"-dhe meqë të tilla ka shumë, Lubonja sjell njërën prej tyre, që sigurisht është e vërtetë. Po, pikërisht kështu duhet të jetë. Intelektualët (jo çdo njeri që ka një diplomë universtare është i tillë) janë elita e shoqërisë dhe janë sa të respektueshëm nga prej saj, po aq dhe të pazëvendësueshëm. Politikanët janë krejt tjetër gjë, të cilët jo domosdoshmërisht e përjashtojnë intelektualin. Si shembull po sjell njërin, V.Havel. Nga ana tjetër, politikanët janë nevojë e shoqërisë për lidership, për menaxherë të jetës shoqërore. Dhe për këtë rol, si rregull ata i nxjerr koha. Sa i rezistojnë asaj, është tjetër gjë, këtu bëhet dallimi midis tyre. Ka që mbeten gjatë në piedestal, ka që harrohen. Këta të fundit si rregull janë nga ata që sillen sipas asaj që rëndom thuhet: "Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë!"-pra janë nga aradha e demagogëve. Dallimin midis tyre e bën ajo që politikani, njëherazi edhe intelektual, duhet të mendojë për të ardhmen e shoqërisë dhe jo për zgjedhjet e ardhshme që është politikani makiavelist. Të parët janë përjashtim, të dytët rregull. Dhe historia mijra vjeçare botërore e ka vërtetuar këtë.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I dekompozuat

          Rama eshte koherent me deklaraten e tij Eshte bere politikan dhe politikanit I duhet vota! Sakte! Njelloj si per Trump! Deklarata e pare" Trump eshte rrezik per njerezimin" (2016). Ne 2024 " Europe zgjohu, ne krye te USA erdhi Trump". Ku eshte kontradikta? Rama eshte I zgjuar, intelektual dhe momentalishte politikan I forte. Me vjen keq per kornizen tende idiote!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje