Rama: Buxheti i Mbrojtjes 2026 e ka tejkaluar objektivin bazë prej 2% të vendosur nga NATO (VIDEO)

1 Shkurt 2026, 10:35Politika TEMA
Rama: Buxheti i Mbrojtjes 2026 e ka tejkaluar objektivin bazë prej 2%

Kryeministri Edi Rama është shprehur se buxheti i Mbrojtjes i Shqipërisë e ka kaluar objektivin bazë të shpenzimeve për Mbrojtjen të përcaktuar nga NATO për vendet anëtare të aleancës.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës në podkastin e tij ‘Flasim’, ku tha se shpenzimet për mbrojtjen në Shqipëri kanë kaluar mbi 2% të prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shefi i Ekzekutivit shtoi gjithashtu buxheti i vitit 2026 është buxheti më serioz në Mbrojtje për Shqipërinë.“Ministri i Mbrojtjes bëri me dije në një konferencë gjatë kësaj jave shumë detaje lidhur me buxhetin e mbrojtjes për vitin 2026, i cili e ka tejkaluar objektivin bazë të shpenzimeve për mbrojtjen, duke shkuar mbi 2% të prodhimit të brendshëm bruto, pra mbi atë pragun standard të NATO-s, që është edhe pragu standard për të gjitha vendet anëtare. Ky nivel shpenzimesh tregon, jo thjesht një shifër që është më e lartë se sa pragu, as një angazhim thjeshtë për të shpenzuar, por tregon edhe një qasje proaktive ndaj detyrimeve tona, jo vetëm ndërkombëtarisht, por edhe për të zhvilluar një industri të re të mbrojtjes.

Është buxheti me investimin më serioz në mbrojtje historikisht dhe këto përmasa financimi, struktura e financimit, flasin për fillimin e një kthese strategjike afatgjatë, që nuk kufizohet më në blerje pajisjesh apo thjesht në modernizim përmes blerjeve, por synon ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme ushtarake dhe industriale këtu në vend dhe kjo qasje lidhet me një bazë vendore të industrisë së mbrojtjes, lidhet me investime në prodhim, jo vetëm për nevojat e brendshme, por edhe për eksport, lidhet transferim teknologjie dhe mirëmbajtje dhe lidhet në instancë të fundit me atë domosdoshmëri të prekshme, që tanimë mund ta adresojmë, sepse i kemi krijuar mundësitë. Është një Shqipëri tjetër me fuqi të tjera për të bërë të mundur që në sektorin e mbrojtjes shteti, jo thjesht të shpenzojë, pra, jo vetëm të shpenzojë, por edhe të fitojë dhe duke fituar të riinvestojë. Dhe duke investuar dhe riinvestuar, të rrisë edhe mundësitë për punësim cilësor të mirëpaguar”, tha mes të tjerash Rama.

4 Komente

  1. T
    Teo

    Po po dhe ne fund digjni 40 % te buxhetit....sa perdore ne 2025? ...

    Përgjigjjuni
    1. a
      absurdi vazhdon

      Po mor duke i marre parate , nga pensionistet, te semuret etj. I vetmi sulm i vertete qe vazhdon ti vije ketij vendi, eshte mendja e semure mbas vetes e ketij lloj piktori.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejt rezistencës partizane

        E vetmja ushtri e NATOs pa' armë. E vetmja që nuk qep dot as brekët e ushtarëve. E vetmja pa racionin e ushqimit fushor, Meal, Ready-to-Eat. E vetmja pa personel të kualifikuar, në mungesë të armëve të zjarrit, poligoneve, taktikave në fushëbetejë, doktrinave. E vetmja krejt e paaftë të mbrojë edhe territorin e vet, qoftë edhe një kodër. E vetmja që nga tradhëtia e politikanëve është sabotuar, vjedhur dhe goditur në baza dhe teknologji. E vetmja " që e mbron NATO" e rrethuar nga dy ushtri super moderne dhe të armatosura, thellësisht armike dhe me pretendime territoriale. Greqia dhe Serbia. E vetmja ushtri e botës që nuk bazohet në krah pune, industri, bujqësi, risurse sovrane. Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka ngelur asgjë për të mbrojtur. Vilat dhe pasuritë e politikanlve mafjoze. Religjionet në dorë të fqinjve. Risurset në dorë të mafies. Nafta, mineralet, portet, bazat, gjithçka e shitur si mall lufte. Territori nën kontrollin e mafjes, Voriepirit, shtetit Bektashi, shtetit paralel të Sorrosit, shtetit të Erdoganit, mafjes së borxhit dhe financës ndërkombëtare. Rezistenca shqiptare edhe kësaj rradhe ka për të qenë partizane, me " baballarët e kombit" në litar, si tradhëtarë, hajdutë dhe antishqiptarë të tërbuar

        Përgjigjjuni
        1. d
          dsa

          Tejkalimi 2% i PPB duhet per te blere arme nga kompanite cifute dhe per t'u mbrojtur nga ndonje skuader gjuetaresh serbe, per te tjerat nuk hyn ne pune. O Palle nuk eshte me 2% objektiv, por 5% i PPB per mbrojtjen i nje shteti pa ushtare vetem me kaptera dhe gjenerale qe marrin rroga tee majme, dembelet kane gjetur strehe per punesim ne Ushtri.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje