Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në një prononcim për A2CNN, deklaroi nga protesta e “Shqipëria Bëhet” se “ndasitë tona janë shumë herë më të vogla se gjëja e përbashkët që kërkojmë, largimin e Edi Ramës”.
“Patjetër që zoti Sali Berisha konfirmoi që ne, nëse kemi dëshirë, mund t'i bashkohemi protestës. Në këtë fazë ku ne jemi, në një fazë primitive të bashkimit, është një fazë ku ne duhet të kemi kushtet e qarta të bashkimit, që kërkohet qeveria tranzitore, që kërkohet një reformë e re elektorale që ndihmon të gjithë spektrin opozitar, kërkon një Reformë Territoriale.
Patjetër që kjo mjafton për të na bashkuar në këtë gjë. Nuk do të thotë se është një koalicion politik, as një koalicion zgjedhor, as programet tona kryqëzohen apo mendimet tona janë të njëjta, por e sigurt që dasitë tona janë shumë herë më të vogla se gjëja e përbashkët që kërkojmë, largimin e Edi Ramës”, tha Xhaferri.
“Unë jam i bindur që ne duhet të zaptojmë këtë bulevard, të gjithë forcat opozitare, të gjithë organizatat qytetare, të gjithë kërkesat që kjo situatë duhet të ndalojë së qëni, se kjo qeveri s'ka më legjitimitet, ky bulevard patjetër që nuk duhet liruar deri në largimin e Edi Ramës. Se si do bëhet nga ana logjistike, patjetër ajo i përket kohës.
Unë mendoj se çdo regjim është rrëzuar deri më sot. Pra, Edi Rama nuk është i vaksinuar nga një mundësi rrëzimi. E vetmja gjë është që duhet me patjetër të bashkojmë forcat, të jemi të qartë në gjërat që kërkojmë. Si faktori kombëtar, si faktori ndërkombëtar duke u bashkuar në një pikë presioni të dy krahëve”, shtoi Xhaferri.
Haaa xixellonja e PD.... I ri ne moshe i plakur ne ide. Shko nderoje pampersat gjyshit komunist. Lango.
Po mire mo Xixo, po edhe nje qe i doli kunder plakut mere prape se mbeshtesnj ju? Hej zot, kamunistat sna u ndane
Ky tipi....pozicionin ne PD ia dhuruan, me sakte e mori me hile pa vota pa testuar veten, deputetllekun po ashtu....imagjinojeni tani paska ambicje per marrje pushteti. Pra nje njeri pa pike elektorati, pa peshe, pa mendime personale por te instruktuara, del na impostohet si politikan i thekur, ben show dhe na tregon madje ne, te cilet i paguajme rrogen me taksat tona se cfare duhet te bejme. Rama i mire i keq te pakten ka njerez qe e votojne, po ti cfare po pretendon ore i pazgjedhur edhe ne partine tende? Rrogen, pozicionin dhe pensionin neser, qyl i ke nga servilizmi dhe lepirja qe ne moshe te re!
Faktor i brendshem sdihet ku dhe kush eshte. Faktori nderkombetar sjau var. Vazdoni beni hije ne trotuar, se bulevardit i merrni te keqen me tipa si ju. Suksese ne jete.
POSHTE BERISHIZMI .
Enderro edhe ti se mbase te permbushet enderra deri nga 2050.
Keto jane sindikalista te rendomte qe nuk I njeh askush
O Xhafo e kemi pare disa here kete filmin me zaptim te sheshit. Tirana ju ka braktisur me kohe.
Politika është liftë idesh, nuk matet me metra bulevardi.
Patjeter,mbase ka arsye pa fund per te protestuar ne Shqiperi as qe diskutohet edhe mire behet qe protestohet.Por te permendesh Berishen pas kaq vitesh si pretend per pushtet,ky eshte problemi qe i zeron protestat.Lerini menjane mos u beni paterica as per te mbajtur ne pushtet,as per te sjelle ata qe ishin,koha e tyre ka skaduar me kohe e me vakt te gjithe bashke sic jane!Tosi ndjese past aty ku eshte me te mirat e te keqijat e veta,e tha nje fjale qe do vleje,gabimi ne kte vend eshte qe nuk u krijua nje opozite reale,e perderisa ju vazhdoni me formula te gatshme,keq eshte ta thuash por pa opozite ne kemi ngordhur si popull.